Connect with Us

Lajm i mirë për pacientin zero me koronavirus në Shqipëri/ Analiza e parë del negative

Politikë

Lajm i mirë për pacientin zero me koronavirus në Shqipëri/ Analiza e parë del negative

Publikuar

-

Analiza e pacientit zero ka dalë negative pas mjekimit në Spitalin Infektiv për koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rama deklaron se nëse del negative edhe analiza e e dytë, atëherë do kemi të shëruarin e parë nga ky virus në vendin tonë.

“Një lajm i mirë. Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në Spitalin Infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë. Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun. Durim, besim dhe durim, durim, durim! I love you”, shkruan kreu i qeverisë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha ngul këmbë për propozimet e PD/ “Kryeministri t’i adaptojë pa humbur kohë, nuk janë shpikje”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ngulur këmbë që kryeministri Edi Rama të adoptpjë pa humbur kohë masat e propozuara nga PD.
Basha përmendi të gjitha masat që janë propozuar nga ai dhe janë plotësuar nga qeveria, siç ishte shtyrja e shlyerjes së kredive dhe tha se këta nuk janë shpikje të demokratëve.
“Dua t’i përsëris thirrjen kryeministrit që pa humbur kohë të adaptojë masat tona, që në fakt nuk janë shpikje të PD, por masa që i kanë bërë dhe shtete e tjera. Por normalisht duke ditur kapacitetet e Shqipërisë. Tre pikat kryesore të paketës sonë janë shëndetësia me fokus mjekët, shtresat në nevojë dhe qytetarët në nevojë, si dhe ekonomia. Kjo është paketa e Partisë Demokratike, edhe pse disa prej këtyre janë adaptuar nga qeveria”, tha lideri i PD-së në një lidhje me Euro News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka ditur asnjëherë të thotë një gjë për tu vlerësuar”/ Rama i ashpër me Bashën

Publikuar

-

Nga

Kryeminitri Edi Rama nuk i ka kursyer aspak thumbimet për kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, pavarësisht se nuk pranoi të komentojë gjatë deklaratat e këtij të fundit.

“Nuk ka ditur asnjëherë të thotë një gjë për tu vlerësuar, por ka thënë gjëra për të nxitur mosmarrëveshje”, tha Rama në studion e Euro News gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare.

“Shtëpia jonë është një shtëpi që ka shumë halle dhe duhet të bëjmë absolutisht gjithçka , pra të kalojmë një situatë shumë të vështirë, një luftë pa hedhur në erë themelet e Shqipërisë dhe pa i hapur një gropë”, deklaroi më tej kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha paralajmëron Ramën/ Do kemi kohë të merremi me njëri-tjetrin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama, ti lejë menjëanë sulmet politike, të mos merret me opozitën po me shëndetin e njerëzve.

Në një lidhje me “Euro news” Basha u shpreh se do të ketë kohë të merret me opozitën dhe opozita me të, por se aktualisht është primare jeta e njerëzve.

“Refuzoj të përfshihem në debat politik. I bëj thirje të mos merret me opozitën. Do kemi kohë të merret ai me ne dhe ne me të.

Beteja sot është për shëndetin e njerëzve. Po flasim për jetë njerëzish. Asgjë nuk vlen me shumë se jeta e njerëzve. Politikanët shkojnë e vijnë.

Prandaj i kemi bërë propozimet. Mjafton të ketë një menaxhim të mirë dhe transparencë”, theksoi ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE