Connect with Us

Kriza e Coronës vetëizolon Europën

Bota

Kriza e Coronës vetëizolon Europën

Publikuar

-

Pasi kaloi një kohë, ku mungonte veprimi i koordinuar në të gjitha nivelet e qeverive europiane, Komisioni Europian po përpiqet tani në Bruksel të njësojë strategjinë kundër virusit Corona. “Ne jemi të detyruar t’u themi qytetarëve europianë të vërtetën”, tha presidenti i Komisionit Europian, Charles Michel në një konferencë me video me shtetet e G7-s. Bëhet fjalë për një “krizë të gjatë dhe të vështirë.” Më e rëndësishmja është që të qëndrojmë të bashkuar e të zhvillojmë një qëndrim europian.

Bllokim i udhëtimit

Masa më drakoniane që ka propozuar presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është bllokimi i udhëtimit jo patjetër të nevojshëm në Europë, që fillimisht vlen për katër javë. Të martën (17.03) krerët e qeverive dhe shteteve të BE pritet të miratojnë këtë masë në takimin e tyre në një konferencë me video. Kjo përfshin të gjitha vendet e BE, vendet jashtë Shengenit dhe ajo anëtare të BE si Norvegjia e Zvicra.

Belgien Brüssel EU | G7 zu Coronavirus | Ursula von der Leyen & Charles Michel (Reuters/J. Geron)Ursula von der Leyen dhe Charles Michel

Megjithatë ka mjaft përjashtime. “Të punësuar të nevojshëm si mjekë, infermierë, personel kujdestarie mjekësore dhe ekspertët që ndihmojnë në luftë kundër Coronës, do të lejohen edhe më tek tej të udhëtojnë në BE”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian. Edhe transporti i mallrave do të përjashtohet nga ndalimet e qarkullimit, si edhe ata udhëtarët që kthehen. Propozimi i KE prek më shumë udhëtimet turistike dhe ato jo patjetër të nevojshme.

Mbyllje kufijsh brenda BE

Pas njoftimit për mbylljen e paparalajmëruar dhe të pakoordinuar të kufijve në disa vende në BE, Komisioni kërkon të njësojë masat brenda vendeve anëtare. Sipas rregulloreve në BE, shfuqizimi i Shengenit është i mundur në raste emergjence dhe për një kohë të caktuar. Kjo masë u praktikua edhe në krizën e refugjatëve. Vendet fqinje megjithatë duhet të koordinojnë masat, dhe të krijojnë sidomos “një korsi të gjelbër” për transportin e mallrave dhe punëtorëve që duhet të punojnë në vendin në kufi me vendlindjen.

LEXO EDHE:  Tek politikanët e sotëm evropianë, dominion kulti i individit

Fillimisht ishte Gjermania që mbylli pjesërisht kufirin me Francën të hënën, gjë që solli bllokim trafiku me disa kilometra në landin Saar, po ashtu edhe në trafikun e atyre që kthehen nga puna në rajonin e Luksemburgut. Presidenti Macron kishte ditë që kërkonte që masa të tilla të merren pas ujdive mes qeverive të vendeve të BE.

Kufizim i pasojave ekonomike

Një nga masat e marra në nivel europian është edhe mbështetja e studiuesve, që punojnë për zhvillimin e medikamenteve kundër Coronës. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel nuk u shpreh, nëse qeveria amerikane ka mbajtur qëndrim në konferencën me video të vendeve të G7-s për përpjekjen e dështuar në blerjen e firmës së bioteknologjisë, Curevac për të siguruar vaksinën për SHBA. BE kërkon të sigurojë po ashtu qasjen e vendeve anëtare për personel mjekësor si veshjet speciale apo respiratorë mjekësorë. Për këtë u vendos një bllokim i eksporteve në vendet jo anëtare.

Saabrücken | Polizeibeamte kontrollieren am Grenzübergang Goldene Bremm (picture-alliance/dpa/T. Frey)Gjermania mbylli kufirin me Francën – radhë të gjata në kufi

Vlerësimet e të dy politikanëve të lartë të BE për pasojat e krizës kanë qenë dramatike. “Ne duhet të mobilizojmë të gjitha forcat për të zvogëluar pasojat”, tha Charles Michel. Duhet të mbështeten firmat që vuajnë pasojat e Coronës, por edhe qytetarët. Kurse Ursula von der Leyen kërkoi që të rikthehet “besimi ekonomik global”. “Kjo është një krizë shëndetësore globale me pasoja të rënda”, është mesazhi qendror i presidentes së KE. Bëhet fjalë të kufizohet përhapja e virusit dhe të ngadalësohet. Pas javësh mungese të orientimit, duket se BE ka gjetur një gjuhë politike të përbashkët. Të martën në konferencën me video, krerët e qeverive duhet të tregojnë, se janë në gjendje të marrin masa të përbashkëta dhe të dërgojnë mesazhet e duhura, nëse duan të mbajnë apo rifitojnë besimin e qytetarëve në aftësinë drejtuese të tyre./DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë/ Shkon në 19 numri i të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë.  Mësohet se aktualisht numri i të prekruve tani ka shkuar në 19.

Mediat kosovare raportojnë se dy të prekurit janë një cift nga Gjakova që kishin ardhur nga Dussefdorfi i Gjermanisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar infektimin e bashkëshortëve të moshave 54 dhe 49 vjeç.

LEXO EDHE:  Situata e hekurudhave e rënduar/ Dervishaj: 90 ml euro, për linjën e re hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

LEXO EDHE:  Europa ngre alarmin për rritjen e përdorimit të kokainës/ Shqipëria vijon të jetë furnizuese me kanabis

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës i bën thirrje qytetarëve të mbajnë distancë nga tjetri, të reduktojnë daljet dhe të ndjekin rekomandimet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA: Kufizime të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Shtëpia e Bardhë rekomandoi që njerëzit në Shtetet e Bashkuara të shmangin tubimet sociale me më shumë se 10 persona për të paktën 15 ditët e ardhshme.

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 4,200 raste me koronavirus. Deri tani, ka pasur më shumë se 80 vdekje të raportuara.

Duke komentuar udhëzimet e reja të nxjerra nga grupi i punës për koronavirusin, Presidenti Donald Trump tha se se amerikanët duhet të shkollohen në shtëpi, të shmangin udhëtimet dhe të mos frekuentojnë bare dhe restorante.

“Ndërsa luftojmë virusin, secili prej nesh ka një rol kritik për të ndalur përhapjen dhe transmetimin e tij,” tha presidenti, duke folur në një konferencë të gjatë shtypi për gazetarët.

Ai mohoi se po shqyrtohet mundësia e një bllokimi në shkallë vendi të qendrave të banuara.

I pyetur se sa do të zgjasë kriza e virusit, Presidenti Trump parashikoi se ajo do të shtrihej deri në korrik ose gusht apo ndoshta më gjatë.

“Ndoshta pikërisht në atë kohë do të zhduket,” tha ai.

Disa nga përpjekjet e fundit për të parandaluar përhapjen e virusit, janë urdhrat e reja të nxjerra të martën për rreth 7 milion njerëz në zonën e San Francisko që ata të mos dalin nga shtëpia, si dhe mbyllja e kinemave, palestrave dhe restoranteve në kryeqytetin Uashington.

Organizatorët e garave me kuaj Kentucky Derby pritet të njoftojnë shtyrjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme tradicionale nga muaji maj në shtator.

Jeta normale në Shtetet e Bashkuara tashmë është ndalur me mbylljen e detyrueshme të shumë bizneseve që filloi në shtetet e ndryshme të hënën. Çmimet e aksioneve në Wall Street gjithashtu shënuan rënie të ndjeshme.

Megjithë hapin e jashtëzakonshëm të ndërmarrë nga Banka Qendrore një ditë më parë për të rritur besimin e investitorëve, treguesi Dow Jones të hënën ra 13 përqind, humbja më e madhe që nga fillimi i krizës së koronavirusit.

“Tregu do të jetë shumë i fortë sapo të shpëtojmë nga virusi,” u përgjigj Presidenti Trump kur u pyet për shifrat e bursës ndërsa ishte ende në sallën e konferencës.

Rezerva Federale, ose Banka Qendrore e SHBA, të dielën bëri një ulje urgjente të normave të interesit, duke i sjellë ato në pothuajse zero, mes shqetësimit të thellë se pandemia e koronavirusit do të godasë të ardhurat e korporatave në nivel global. Megjithë këtë, tregjet në Azi ranë ndjeshëm, një parathënie e asaj që do të ndodhte disa orë më vonë në Wall Street.

LEXO EDHE:  Nga Alban Daci/ Europa një “Klub i krishtertë”! Ky është problemi?

LEXO EDHE:  Merkel-Hollande: Duam shumë që Greqia të vijojë në euro

Si Presidenti Trump ashtu edhe këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow pranuan se vendi mund të hyjë në recesion.

“Nuk ka diskutim, kjo është sfidë për ne. Nuk do ta etiketoja në asnjë mënyrë tjetër,” u përgjigj Kudlow I pyetur nga Zëri i Amerikës.

Ai shtoi se ndërsa statistikat e tremujorit të parë do të jenë të mira, tremujori i dytë “mund të jetë shumë i vështirë”.

Për të zbutur ndikimin në ekonominë e vendit, Kudlow zbuloi se administrata po shikon mundësinë t’u ofrojë kompanive 100 përqind të shpenzimeve për të hequr fabrikat e tyre nga Kina.

“Kjo do t’i ndihmonte të gjithë në Amerikë,” tha Kudlow i cili shpjegoi se presidenti ende nuk I ka dhënë dritën e gjelbër propozimit.

Më vonë gjatë ditës edhe Presidenti Trump tha se qeveria po shikon mundësinë për të ndihmuar me kredi kompanitë ajrore të vendit që po kalojnë vështirësi të mëdha nga humbja e udhëtarëve për shkak të pandemisë.

“Ne do të mbështesim linjat ajrore 100 përqind. Nuk është faji i tyre,” u tha ai gazetarëve.

Presidenti foli të hënën me udhëheqësit e tjerë të G-7 për të koordinuar veprimet në përgjigje të koronavirusit.

“Ishte një diskutim shumë i mirë,” tha ai, duke përshkruar frymën e miqësisë mes udhëheqësve, megjithëse nuk dha hollësi për rezultatin.

Pas kësaj ai pati një telefonatë të ngjashme me guvernatorët e shteteve amerikane për të njëjtën temë.

Presidenti pohoi se u kishte thënë atyre që, nëse janë në gjendje të gjejnë ventilatorët e nevojshëm për spitalet më shpejt se sa mund t’i marrin nga qeveria federale, ata duhet ta bëjnë këtë.

Senati, i kontrolluar nga Partia republikane e presidentit, këtë javë po shqyrton një paketë për zbutjen e pasojave të koronavirusit.

Legjislacioni, i miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga Demokratët, siguron qasje në testimin falas për koronavirusin si dhe leje të paguar për punonjësit që humbin punën, ndër përfitimet e tjera.

Presidenti Trump tha se projekt-ligji mund të përmirësohet më tej nga republikanët e Senatit duke përfshirë pushim sëmundjeje për një grup më të madh punonjësish./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump: Qeveria do të mbështesë me forcë industritë e goditura

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan Donald Trump tha se qeveria amerikane do të mbështesë “me forcë” industritë vendase të goditura nga koronavirusi.

Ai i bëri komentet sot në Shtëpinë e Bardhë në prani të grupit të posaçëm për koronavirusin që mbajti një konferencë për gazetarët.

Presidenti tha në konferencë se ekonomia amerikane e goditur rëndë do ta marrë veten me shpejtësi kur koronavirusi të jetë frenuar.

Komentet vijnë ndërkohë që administrata po merr masa për të zbutur ndikimin e COVID-19-s në ekonominë dhe tregjet financiare si në SHBA ashtu edhe në botë. Presidenti ka paralajmëruar se recesioni mund të jetë në horizont.

Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin pritet t’i kërkojë sot Kongresit rreth 850 miliardë dollarë për të zbutur ndikimin ekonomik të koronavirusit.

I ashtuquajtur “stimul i fazës 3”, i shtohet paketës prej 8,3 miliard dollarësh për testim dhe mbështetje afatshkurtër të propozuar në fillim të këtij muaji dhe të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të javës së kaluar.

Sekretari Mnuchin tha në konferencë se administrata po punon për të garantuar se amerikanëve të prekur nga koronavirusi do t’u dërgohen të holla brenda dy javëve, për t’i mdihmuar të kapërcejnë vështirësitë financiare.

LEXO EDHE:  Nga Alban Daci/ Europa një “Klub i krishtertë”! Ky është problemi?

LEXO EDHE:  Tek politikanët e sotëm evropianë, dominion kulti i individit

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, COVID-19 vazhdon të përhapet dhe numri i të vdekurve e ka kaluar shifrën 85, sipas njoftimeve të sotme ende jozyrtare.

Shtetet më të goditura të Amerikës vazhdojnë të jenë Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kalifornia.

Numri i rasteve të konfirmuara si në Uashington ashtu edhe në Nju Jork po arrin në rreth 1,000. Në shtetin Uashington, zyrtarët raportojnë për të paktën 48 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtarët thanë se administrata do të bëjë ç’është e mundur për të frenuar pandeminë.

“Për një vend kaq të madh, ne po ecim mirë,” tha Presidenti Trump.

LEXO TE PLOTE