Connect with Us

Koronavrusi po i bën botës vetëm një nder

Bota

Koronavrusi po i bën botës vetëm një nder

Publikuar

-

Fabrikat u mbyllën dhe rrugët u pastruan si asnjëherë më parë në të gjithë Kinën dhe jo vetëm, teksa qeveria i kërkoi popullit të qëndronte në shtëpi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Duket, sikur nderi i vetëm që koronavirusi i ka bërë botës është qielli i kaltër dhe pastrimi i ajrit.

Numri mesatar i ditëve me ajër cilësor është rritur me 21.5% në shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë, vitin e shkuar. Imazhe që vijnë nga satelitët e NASA-s tregojnë gjithashtu një reduktim drastik të dioksidit të karbonit dhe gazra të tjerë të çliruar nga fabrikat industriale, makinat etj.-raporton abcnews.

I gjithë ky ndryshim vjen si pasojë e masave që gjithë vendet e botës kanë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Si një nga ndotësit më të mëdhenj të botës, Kina kontribuon me 30% dioksid karboni çdo vit, prandaj ndikimi i gjithë çfarë po ndodh ndihet kaq shumë. Ndotja e planetit është reduktuar ndjeshëm.

Gjithsesi, edhe pse vetë karantinimi për të mundur virusin, shkaktoi ulje të ndjeshme të ndotjes në Kinë dhe jo vetëm, ekspertët i tremben një tjetër dukurie. Faktit që kur të rikthehet dhe të rimëkëmbë ekonominë e saj, Kina do ta ndosë ajrin në nivele edhe më të frikshme se ato të para pandemisë.

Sidoqoftë, kjo periudhë sado e shkurtër e ajrit të pastër, duhet t’i japë njerëzve një mesazh për t’i shtyrë drejt ndryshimeve afatgjata që përmirësojnë planetin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Berluskoni “lëshon dorën”/ Dhuron shifrën stratosferike për spitalin

Publikuar

-

Nga

Italia është vendi më i goditur në Europë, nga koronavirusi, ku përhapja e tij vijon në mënyrë të frikshme.

Lidhur me këtë situatë, ish-kryeministri Italian, dhe aktualisht presidenti i Monza-s, Silvio Berlusconi duket se nuk do të kursehet.

Mediat italiane raportojnë se Berluskoni ka dhuruar 10 milion euro, të cilat do të përdoren për ato persona të cilët janë në terapi intensive.

Po ashtu mediat raportojnë se me këto para janë të mundura të shtohen 400 shtretër të pajisura me aparatura, të cilat shërbejnë për pacientët që janë në gjendje më të rëndë shëndetsore.

Gjithashtu, edhe disa futbollistë kanë dhuruar donacione për spitalet e qytetit të tyre, por edhe mjaft klube kanë kontribuar me maska apo mënyra të tjera për të gjetur vaksinën e koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kriza e coronavirusit vetëizolon Europën

Publikuar

-

Nga

Pas javësh mungese të orientimit, duket se BE ka gjetur tani një gjuhë politike të përbashkët. Komisioni Europian propozoi ndalimin në masë të gjerë të udhëtimeve në BE për shkak të krizës së Coronas.

Bllokohet në masë udhëtimi në Europë – aeroporti i Frankfurtit gati bosh

Pasi kaloi një kohë, ku mungonte veprimi i koordinuar në të gjitha nivelet e qeverive europiane, Komisioni Europian po përpiqet tani në Bruksel të njësojë strategjinë kundër virusit Corona. “Ne jemi të detyruar t’u themi qytetarëve europianë të vërtetën”, tha presidenti i Komisionit Europian, Charles Michel në një konferencë me video me shtetet e G7-s. Bëhet fjalë për një “krizë të gjatë dhe të vështirë.” Më e rëndësishmja është që të qëndrojmë të bashkuar e të zhvillojmë një qëndrim europian.

Bllokim i udhëtimit

Masa më drakoniane që ka propozuar presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është bllokimi i udhëtimit jo patjetër të nevojshëm në Europë, që fillimisht vlen për katër javë. Të martën (17.03) krerët e qeverive dhe shteteve të BE pritet të miratojnë këtë masë në takimin e tyre në një konferencë me video. Kjo përfshin të gjitha vendet e BE, vendet jashtë Shengenit dhe ajo anëtare të BE si Norvegjia e Zvicra.

Ursula von der Leyen dhe Charles Michel

Megjithatë ka mjaft përjashtime. “Të punësuar të nevojshëm si mjekë, infermierë, personel kujdestarie mjekësore dhe ekspertët që ndihmojnë në luftë kundër Coronës, do të lejohen edhe më tek tej të udhëtojnë në BE”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian. Edhe transporti i mallrave do të përjashtohet nga ndalimet e qarkullimit, si edhe ata udhëtarët që kthehen. Propozimi i KE prek më shumë udhëtimet turistike dhe ato jo patjetër të nevojshme.

Mbyllje kufijsh brenda BE

Pas njoftimit për mbylljen e paparalajmëruar dhe të pakoordinuar të kufijve në disa vende në BE, Komisioni kërkon të njësojë masat brenda vendeve anëtare. Sipas rregulloreve në BE, shfuqizimi i Shengenit është i mundur në raste emergjence dhe për një kohë të caktuar. Kjo masë u praktikua edhe në krizën e refugjatëve. Vendet fqinje megjithatë duhet të koordinojnë masat, dhe të krijojnë sidomos “një korsi të gjelbër” për transportin e mallrave dhe punëtorëve që duhet të punojnë në vendin në kufi me vendlindjen.

Fillimisht ishte Gjermania që mbylli pjesërisht kufirin me Francën të hënën, gjë që solli bllokim trafiku me disa kilometra në landin Saar, po ashtu edhe në trafikun e atyre që kthehen nga puna në rajonin e Luksemburgut. Presidenti Macron kishte ditë që kërkonte që masa të tilla të merren pas ujdive mes qeverive të vendeve të BE.

Kufizim i pasojave ekonomike

Një nga masat e marra në nivel europian është edhe mbështetja e studiuesve, që punojnë për zhvillimin e medikamenteve kundër Coronës. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel nuk u shpreh, nëse qeveria amerikane ka mbajtur qëndrim në konferencën me video të vendeve të G7-s për përpjekjen e dështuar në blerjen e firmës së bioteknologjisë, Curevac për të siguruar vaksinën për SHBA. BE kërkon të sigurojë po ashtu qasjen e vendeve anëtare për personel mjekësor si veshjet speciale apo respiratorë mjekësorë. Për këtë u vendos një bllokim i eksporteve në vendet jo anëtare.

Gjermania mbylli kufirin me Francën – radhë të gjata në kufi

Vlerësimet e të dy politikanëve të lartë të BE për pasojat e krizës kanë qenë dramatike. “Ne duhet të mobilizojmë të gjitha forcat për të zvogëluar pasojat”, tha Charles Michel. Duhet të mbështeten firmat që vuajnë pasojat e Coronës, por edhe qytetarët. Kurse Ursula von der Leyen kërkoi që të rikthehet “besimi ekonomik global”. “Kjo është një krizë shëndetësore globale me pasoja të rënda”, është mesazhi qendror i presidentes së KE. Bëhet fjalë të kufizohet përhapja e virusit dhe të ngadalësohet. Pas javësh mungese të orientimit, duket se BE ka gjetur një gjuhë politike të përbashkët. Të martën në konferencën me video, krerët e qeverive duhet të tregojnë, se janë në gjendje të marrin masa të përbashkëta dhe të dërgojnë mesazhet e duhura, nëse duan të mbajnë apo rifitojnë besimin e qytetarëve në aftësinë drejtuese të tyre./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë/ Dallimet politike vazhdojnë 

Publikuar

-

Nga

Kosova shpalli gjendjen e emergjencës së shëndetit publik, pas rritjes së numrit të personave të prekur me COVID-19. Kufijtë mbyllen për të huajt dhe fluturimet ndalohen në aeroportin e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, gjashtë raste të reja u konfirmuan me koronavirus duke e ngritur numrin e të prekurve në 15-të. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se katër raste janë nga fshati Stubëll i komunës së Vitisë, që të gjithë familjarë të ngushtë të një pacienti 77 vjeçar i diagnostikuar më COVID-19, me datën 13 mars. E gjithë kjo familje kanë qenë në vetizolim. Dy rastet e fundit me koronavirus u konfirmuan nga Instituti Kombëtar. Janë dy të rinj të moshës 26 vjeçare të fejuar, që erdhën nga Londra dhe ata u dërguan menjëherë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Gjendja e të gjithë të infektuarve sipas mjekëve është stabile. Tri komuna të Kosovës tashmë janë në karantinë, Klina, Vitia, Malisheva. Qeveria e Kosovës tashmë ka shpallur gjendjen e emergjencës së shëndetit publik.

Ndalen të gjitha fluturimet

Masat e qeverisë së Kosovës përfshijnë mbylljen e kufijve përveç për shtetasit e Kosovës, ndërsa, nga mesnata e së henës datë (16.03) u ndaluan të gjitha fluturimet në aeroportin e Prishtinës përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave shëndetësore. Kryeministri Albin Kurti përmes një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve të vendit për masat mbrojtëse kundër coronavirusit, COVID-19, duke iu kërkuar që të ruajnë pastërtinë në maksimum dhe të rrinë nëpër shtëpitë e tyre. “Kjo është një kohë e pazakonshme, prandaj edhe kemi marrë vendime të veshtira. Kemi ndalur hyrje-daljet e disa komunave, kemi mbyllur kufijtë, kemi ndaluar fluturimet e transportit. Sot rrugët e qytetit janë kryesisht të zbrazta. Masën e vetizolimit po e ndjekin pergjithesisht, ju falënderoj për bashkëpunimin.

Është situatë e përkohshme dhe do t’i kthehemi normalitetit”, thotë Kurti. Edhe Presidenti Hashim Thaçi ju kërkoi qytetarëve që të kenë lëvizje të kufizuara. “Sot na nevojitet kujdes, vigjilencë, solidaritet, durim, urti, besim. Këto vlera e parime i kemi kalitur në sfidat që i kemi kaluar. Prandaj, ju bëj thirrje që të rrini të qetë, të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja, të kufizoni lëvizjet, të mos dilni nga shtëpitë pa nevojë dhe të qëndroni sa më shumë brenda”, tha Presidenti Thaçi.

Blerje paniku në Kosovë

Rritja e rasteve me koronavirus në Kosovë dhe masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes, bëri që qytetarët të vërshojnë dyqanet për të blerë artikuj ushqimorë dhe barna nga frika e izolimit dhe mungesës së ushqimeve. Kompanitë tregtare në Kosovë thonë se janë të përgatitura dhe të furnizuara mjaftueshëm për të mos munguar në treg produktet bazike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se bizneset janë të përgatitura, kanë rezerva dhe nuk ka nevojë për panik. “Një gjë që për të cilën duhen siguruar qytetarët është që për artikujt bazikë ka stoqe të mjaftueshme dhe mallra të mjaftueshme edhe në treg dhe nuk ka nevojë të krijohet panik apo blerje e tepruar. Pjesa më e madhe e kompanive këto ditë janë furnizuar më stoqe ekzistuese që planifikohen për kohë më të gjatë”, tha Berat Rukiqi.

Ngritje të çmimeve në këtë kohë janë vërejtur nëpër marketet e Kosovës, që nga dita e enjte nga paniku i qytetarëve. E pas masave të qeverisë kur vendi është në gjendje epidemie, Administrata Tatimore e Kosovës ka ndëshkuar 120 biznese për ngritje të çmimeve.

Dallimet politike vazhdojnë

Edhe në kohën kur Kosova po përballet ne koronavirusin dhe masat kundër përhapjes së tij, udhëheqësit politik kosovar nuk kanë hezituar të shfaqin dallimin e tyre edhe për situatën e brendshme, por edhe të jashtme, sidomos sa i përket tarifës së mallrave nga Serbia. Duke i parë këto dallime, Ambasada e SHBA-së, në Kosovë në një deklaratë të saj, thotë se “tani nuk është koha për të lejuar që dallimet politike të brendshme dhe rajonale të na bëjnë të mos i ndihmojmë njëri-tjetrit në këtë kohë të nevojës kolektive”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve në vend dhe në rajon që të lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre. Të punosh së bashku dhe të ofrosh mbështetje ndaj njëri tjetrit është përgjigjja e kësaj sfide”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane./ DW

LEXO TE PLOTE