Connect with Us

Koronavirusi shtyn dhe Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Ne s’biem dot dakord në tryezë, e jo më online

Politikë

Koronavirusi shtyn dhe Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Ne s’biem dot dakord në tryezë, e jo më online

Publikuar

-

Situata për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka bërë që të shtyhet edhe Reforma Zgjedhore.

Lajmi është konfirmuar nga bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, e cila tha se në varësi të situatës, reforma mund të shtyhet deri në fund të prillit.

Në një lidhje me Skype për Report Tv, ajo vuri theksin se nuk është hequr dorë nga kjo Reformë, por thjesht është shtyrë për shkak të pamundësisë për t’u takuar fizikisht.

“Afatet shtyhen për shkak të situatës së koronavirusit, është e pamundur që ne të takohemi. Kjo ka bërë që të shtyhen takimet deri në fund të prillit. ne kemi mbajtur kontakt se si do të vijojmë. Ekspertët po punojnë, thjesht kontakti fizik është pak i vështirë. Ka pasur dakordësi nga opozita e bashkuar, por edhe nga Komisioni i Reformës Zgjedhore që ka një afat të caktuar dhe ne kemi vendosur për ta shtyrë. Duke parë në varësi të situatës, kjo nuk duhet të na ndalojë se është një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e negociatave”, tha ajo.

Sa i përket mundësisë për të zhvilluar takime online, Hajdari tha se është pothuajse e pamundur, pasi ka pasur vështirësi për të rënë dakordësi në tryzë ballë për ballë, e jo më online.

“Nuk mund të them që është përcaktuar një axhendë online, por kemi komunikuar me Whatsapp, por është pak më e vështirë, ne s’biem dot dakord në tryezë, e jo më online”, tha Hajdari.

LEXO EDHE:  Meta nxjerr Nikollën/ Merr në mbrojtje sulmuesit e Rudina Hajdarit

Ajo ka shpjeguar edhe si është proceduar deri më tani në këtë komision të Reformës Zgjedhore. “Kur bëhen propozimet mbi bazën e metodologjisë. 80% e pikave janë ezauruar, kanë ardhur propozime. Pastaj ne u themi ekspertëve merrni këto propozime dhe punoni mbi to duke na dhënë variante të ndryshme. Kështu kemi bërë mbi kuotën gjinore. Kemi pasur dy variante. 30% kuota gjinore ose një në tre kandidatë të jetë grua. Dhe pastaj ne zgjedhim, por në linjë me ndërkombëtarët”, tha ajo.

Sa i përket ndryshimit të sistemit, një nga kërkesat për të cilat Hajdari, si përfaqësuese e opozitës parlamentare, ka këmbëngulur më shumë, ajo tha se po merret shembull nga Kosova.

“Ekspertët po shohin hapjen e listave, propocional rajonal po me lista të hapura. Nëse kemi një variant propocional kombëtar me lista të hapura, që është mbështetur nga unë. Kur shikoj që ky sistem aplikohet në Kosovë dhe zgjedhjet shkojnë shumë mirë, mund ta marrim si shembull dhe zbaton një nga rekomandimet e OSBE-ODIHR”, sqaroi Hajdari.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rudina Hajdari apel qytetarëve/ Të ndërgjegjësohemi për shëndetin e familjarëve tanë

Publikuar

-

Nga

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve, që të ndërgjegjësohen për shëndetin e familjarëve të tyre.

Në një lidhje direkte në Report tv, deputetja Hajdari, ndërsa u pyet në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit, tha se “Kjo është një situatë e pazakontë. Janë marrë masa të rrepta, por ende nuk i dimë efektin e këtyre masave.

Por rëndësi ka shëndeti qytetarëve dhe ajo që duhet të bëjmë është të kujdesimi për shëndetin. Tani rëndësi ka të rrimë të sigurtë dhe të mos prekemi nga virusi. Mund ta shpërndajmë tek familjarët tanë. Duhet të jemi të kujdesshem me qytetetin, me familjarët dhe të ndërgjegjësojmë qytetarët që të mos rritet numri i viktimave”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga koronavirusi/ Bashkia e Korçës bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ndërsa vendi ndodhet në kushtet e masave të rrepta për shkak të koronavirusit, Bashkia e Korçës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Bashkia e Korçës bën të ditur se shërbimet për qytetarët do të vijojnë, pavarësisht situatës.

“Të dashur banorë të Korçës!

-Bashkia Korçë është çdo ditë në shërbim të plotë të qytetarëve nga ora 8:00 -16:00.

-Ka ndryshuar vetëm mënyra e ofrimit të shërbimeve duke shmangur kontaktin fizik dhe grumbullimet në institucion me qëllim ruajtjen e shëndetit të popullatës.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ A po bën Gjermania sa duhet për të ngadalësuar shpërthimin?

LEXO EDHE:  Trump pezullon të gjitha fluturimet nga Evropa për në SHBA, për 30 ditë 

-Shërbimet e sporteleve të Bashkisë Korçë, rajoneve dhe njësive administrative ofrohen online, nëpërmjet numrave të telefonit dhe kutisë postare.

-Kontaktet e cdo shërbimi i keni të afishuara në hyrje të bashkisë dhe në faqet tona të rrjeteve sociale.”-thuhet në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duhet lidhur dhe i duhet bërë electroshock”/ Paralajmëron ish-ministri: Rama do paditet për genocid

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasili është shprehur kundër vendimi të qeverisë për të ndaluar lëvizjen e njerëzve pas orës 18:00, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI-së, Vasili bën përgjegjës Ramën për situatën e krijuar nga koronavirusi. Ai thotë se kryeministri do kallëzohet për genocin e krime ndaj njerëzimit, pasi në këtë situatë nevojiten, tmpone, veshje special, dezifektantë, gjëra këto që ai nuk po i vë në dispozicion të shqiptarëve.

“Edi Rama perballu me pandemine dhe terhiqu nga vendimet e çmendura sa je ne kohe…!

Edi Rama nuk i sistemon dot nervat e shkaterruara me akt normativ per coronavirusin.

Duke marre makinen ne garazh atyre qe do dalin pas ores 18 do te thote qe ky kryeminister duhet lidhur dhe i duhet bere electroshock.

Nuk infektohen njerezit me orar. Duhet 24 ore kujdes.

Pas ores 18 nuk infekton me shume virusi dhe para ores 18 me pak or derezi!

Edi Rama:

Duhen tampone per diagnozen e coronavirusit,

Duhen veshje mbrojtese per mjeket e infermieret, qe po infektohen,

Duhen materiale dezinfektuese,

Duhet dezinfektim i rrugeve te qyteteve,

Jane keto na shpetojne nga coronavirusi dhe jo marrezite e tua me shtetrrethime pandemike e me sekuestrim makinash ne garazh.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ A po bën Gjermania sa duhet për të ngadalësuar shpërthimin?

LEXO EDHE:  “Pacienti zero u kontrollua në doganë”/ Rakacolli: Ja pse ndodhi ‘lapsusi’ me Hanin e Hotit

Keto s’po jua jep njerezve dhe duke mos i bere do te kallzohesh per genocid dhe krim ndaj njerezimit dhe gjithe shqiptaret do te vijne ne gjyqin tend publik.

Do kallzohesh per rrezikimin e jetes se mijëra te moshuarve te bllokuar, te lene edhe pa mbeshtetjen e femijve te tyre qe nuk mund te levizin se ke shpallur ti shtetrrethim idiot.

Do te kallzohesh per te gjithe ata njerez me aftesi te kufizuar, qe jua veshtiresove e rrezikove jeten me rregulla te çmendura pa asnje lidhje dhe asistenca e tyre behet e pamundur.

Do kallzohesh se ke marre vendime antiligjore dhe psikopatike, vendime qe shkelin kushtetute e ligj.

Do kallzohesh nga mijra individe e bisnese qe i ke demtuar me vendime kafsherore antikushtetuese, pronen lirite e gjithshka dhe qe me te drejte do te kerkojne demshperblim deri ne nje.

Terhiqi mbrapsht vendimet e tua te çartura dhe mendjeshkulura.

Terhiqi shpejt sa ke edhe shume shume pak kohe.

Terhiqi dhe mos perdor pandemine per te imponuar enderrat e tua paranojake e te falimentuara diktatoriale

Coronavirusi nuk ta ndryshon dot fatin e paracaktuar dhe ikjen shume te dhimbshme pa kthim….”-shkruan Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE