Connect with Us

Kisha Orthodhokse njoftim mbi Liturgjitë dhe masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19

Sociale

Kisha Orthodhokse njoftim mbi Liturgjitë dhe masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19

Publikuar

-

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/ Tjetër njoftim mbi masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19 (Koronavirus)

Duke parë situatën e re të krijuar, kur rastet me Covid-19 po shtohen, përsëri me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të dashurisë për grigjën tonë, njoftojmë si më poshtë klerin dhe besimtarët orthodhoksë për disa masa të tjera mbrojtëse shtesë:

1) Kishat orthodhokse do të vijojnë të jenë të hapura për lutje personale. Por, për të shmangur grumbullimin e njerëzve dhe për të kufizuar kontaktet fizike, si masë për kufizimin e përhapjes së virusit, nuk do të zhvillohet asnjë shërbesë.

2) Deri në një njoftim tjetër të ri, Liturgjia Hyjnore e të dielave dhe e të kremtes së Ungjillëzimit do të kryhet vetëm në kishëzën (kapela) e Trinisë së Shenjtë të Qendrës Sinodike në Tiranë, me dyer të mbyllura, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio “Ngjallja” nëpërmjet valëve FM dhe internetit dhe në rrjetet sociale.

3) Po ashtu edhe në Mitropolitë e tjera do të kryhet Liturgjia me dyer të mbyllura në kishëza (kapela) të vogla.

Kujtojmë se kjo pandemi duhet të përballohet me shumë kujdes, pa panik, me lutje dhe besim tek Perëndia, si edhe me dashuri dhe përgjegjësi të madhe për të afërmit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

10% e atyre që preken humbin jetën/ Mjeku i njohur tregon se pse në Itali ka më shumë viktima se në Kinë

Publikuar

-

Nga

Mjeku Italian, Giulio Tarro në një lidhje me emisionin “Tempora” u shpreh se Italia vijon të jetë në fazën e rritjes të të prekurve nga koronavirusi.

Sipas tij, vdekshmëria në këtë vend do të jetë në nivelin e 10% të personave të infektuar ndërsa tregoi dhe pse kjo shifër është më e lartë se sa në Kinë.

“Sot jemi ende në fazën e rritjes të të prekurve, kemi një numër të konsiderueshëm të personave që shtrohen në spital. Kemi dhe ata që shërohen, por kemi dhe viktima që krahasuar me numrin e atyre të Kinës, që kishin 2% të vdekshmërisë, ne jemi duke riskuar të kemi 10% të vdekshmërisë.

Nga Kina, sot që themi që ka përfunduar epidemia, ka të dhëna më të sakta nga studiuesit amerikan. Duke konsideruar të dhënat që vijnë nga 592 spitale kam mundur të kuptojmë se vdekshmëria është ulur më pak se 1%. Sepse ajo që duhet të bëjmë dhe ne në Itali, duhet të zgjerojmë testin për një numër pacientësh që nuk janë shtruar në spital. Ata që janë të shtruar janë pacientë që kanë dhe sëmundje të tjera.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Jetë pa kontakte sociale?

LEXO EDHE:  Video/ Laboratori amerikan zbulon vaksinën ndaj Covid-19 brenda 3 orësh

Duhet bërë dallimi mes pacientëve që janë shëruar dhe atyre që kanë një prekje shumë të rëndë nga koronavirusi. Vendet e emergjencës dhe repartet e terapisë, për shkak të uljes së shpenzimeve në shëndetësi, janë përgjysmuar nga 1995 deri në vitin 2015.

Edhe kur mësuam për këtë epidemi kineze nuk ndodhi asgjë në ndryshim nga Franca, që i dyfishoi vendet e terapisë intensive. Tani ndodhemi në një numër në rritje të testeve, pasi më parë bëheshin vetëm personat e infektuar. Kemi 10% vdekshmëri. Edhe pse ka shumë të shëruar shifrat janë shumë të larta me koronavirus. Kjo bën të kuptohet se përhapja e virusit është shumë e madhe”, u shpreh ai./CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Studimi/ Personat me grup gjaku 0 më rezistent ndaj COVID-19. Grupi A, më i ekspozuari

Publikuar

-

Nga

Kërkues kinezë kanë konkluduar në një studim të tyrin se infektimi nga COVID-19 ka një relacion proporcional edhe me grupin e gjakut.

Konkretisht njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut  që janë më rezistentë.

Studimi u bazua mbi mostrat e gjakut të mbi 2000 pacientëve që u infektuan në Wuhan dhe Shenzhen dhe u krahasuan me ato të popullsisë së shëndetshme. U gjet se pacientët me grup gjaku A kishin shkallë më të lartë infektimi dhe priren të zhvillojnë simptoma më të rënda.

Studiesit e Universitetit të Wuhan megjithatë vënë në dukje se studimi është paraprak dhe ka nevojë për kërkime plotësuese. Por një paralajmërim është bërë:

Njerëzit me grup gjaku A ndoshta do të duhet të mbahen më mirë nën kontroll dhe trajtim mjekësor më agresiv.

Në kontrast më ta, grupi i gjakut 0 ka një rrezik shumë më të ulët për t’u infektuar sesa grupet e tjera të gjakut thuhet në studim për të cilin studiuesit apelojnë që të mos merret në konsideratë për trajtim klinik.

LEXO EDHE:  Doni të studioni në SHBA?/ Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  “Duhet lidhur dhe i duhet bërë electroshock”/ Paralajmëron ish-ministri: Rama do paditet për genocid

Një kërkues nga Laboratori Eksperimental në Tianjin, Gao Yigdai është shprehur se studimi në fjalë duhet plotësuar me mostra të tjera. Ai ka kritikuar po ashtu studimin për mangësi pasi nuk jep shpjegime për përfundimet e veta. Pra nuk sqaron ndërveprimin molekular mes virusit dhe qelizave të kuqe të grupeve të ndryshme të gjakut shkruan ResPublica.

Gao shton se ndonëse studimi i shtohet vëzhgimeve të ngjashme të bëra për SARS, pra diferencimit që ndodh në infektim për grupe të ndryshme gjaku, ai nuk duhet të merret si alarm nga njerëzit.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sa të dobishme janë maskat?/ Mjeku pneumolog këshilla qytetarëve: Të mbahen vetëm në këto ambiente

Publikuar

-

Nga

Profesor Doktor Perlat Kapisyzi, pneumolog i njohur në spitalin Shefqet Ndroqi ka sqaruar për të gjithë qytetarët efektshmërinë e maskave dhe sa na mbrojnë ato nga koronavirusi.

I ftuar në emisionin “Përballë”, ia tha se maskat duhet të përdoren vetëm në ambiente të populluara dhe të mbyllura.

“Qytetarët t’a mbajnë vetëm në ambiente të mbyllura, të populluara. Nëse maska nuk laget mund të rrijë me higjenë 24 orë deri në 48 orë. Kjo për njerëzit e zakonshëm, kurse për mjekët është e mira që të ndërrohet njëherë në 24 orë.

LEXO EDHE:  Gazetari bën thirrjen e fortë/ Liria pas vdekjes nuk vlen

LEXO EDHE:  Masat drastike/ Basha i pari që zbaton urdhërat e Ramës

Maska efikasitetin e ka për personin që është i infektuar dhe pengon infektimin e të tjerëve, por mbajtja e maskës duke ecur ështe keqpërdorim.  Madje maska kthehet në të kundërt. Se për shembull të bie telefoni e kap me dorë dhe e prek maskën. Maska ka kontakt me dorën, maskat janë të domosdoshme për personelin mjekësor. Mungesa për ta mund të kushtojë” , theksoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE