Connect with Us

Këshillat/ Si të kujdesemi për shëndetin mendor në karantinë

Sociale

Këshillat/ Si të kujdesemi për shëndetin mendor në karantinë

Publikuar

-

Ndërsa vendi ynë po përballet me betejen kundër koronavirusit, specialistë të shëndetit public vijonë të japin këshilla sesi të përballohet kjo situatë.

Ndërkohë, këshilla për qytetarët ka dhënë edhe ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, e cila është me profesion psikologe.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson se është shumë e rëndësishme është që të kujdeseni për veten, duke i kushtuar një rëndësi shumë të madhe shëndetit mendor.

Pampuri ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme si ta kalojmë sa më lehtë qëndrimin në shtëpi.

“Mendoni pozitivisht, reagoni pozitivisht, bashkëpunoni pozitivisht brenda në familje. Mirëkuptoni e mbështesni njëri tjetrin, kështu do ta mundim të keqen”, shkruan mes të tjerave Pampuri.

Deklarata e plotë:

Shëndeti mendor është bastuni ku duhet të mbështetemi gjatë kësaj periudhe. Një shëndet I mirë mendor, na ndihmon ta vlerësojmë pozitivisht situatën dhe njerëzit rreth nesh.

Të gjithë sot jemi përballë një situate të panjohur, dhe pikërisht kjo është ndjesia e përbashkët që na bashkon të gjithëve. Të vetmit persona më të qartë e më të kthjellët, për të gjithë këtë situatë, janë studiuesit, shkencëtarët, të cilët japin sinjale dhe informacione të here pas hershme, kundrejt të cilave mbajmë vesh të gjithë. Ajo që na mundon më shumë, dhe pyetjet që ngremë rëndom janë:  Çfarë është? Kur do të përfundojë e gjitha kjo? Shpresojmë shumë të mos prekemi ne dhe të afërmit tanë. Nëse prekemi, çfarë do të ndodhë me ne? Nëse bëj këtë apo atë, prekem apo jo nga ky virus? Nga ana tjetër dëgjojmë shifra, kaos, alternativa, zgjidhje, e kështu me radhë.

Besoj kjo është panorama e gjendjes së secilit prej nesh në këtë periudhë, shtoji të gjithë kësaj edhe faktin, që duhet të izolohemi gjatë gjithë kohës në shtëpi, e shton edhe më shumë intensitetin e këtyre pyetjeve dhe të panjohurës me të cilën po përballemi. E gjithë kjo, nëse nuk menaxhohet sic duhet, shton edhe një problematikë tjetër, rrezikon të cenojë shëndetin tonë mendor. Pra duke dashur nën obsesion të ruajmë shëndetin tonë fizik, harrojmë të kujdesemi dhe cënojmë mirëqenien e shëndetit tonë mendor. Natyra jonë njerëzore, nuk është e përgatitur plotësisht të përballet me izolimin e marrëdhënieve sociale. Ne jemi mësuar që çdo vështirësi, apo patologji ta kalojmë, apo edhe kurojmë falë socializimit, qoftë edhe për t’i shprehur të tjerëve se sa të shqetësuar apo të stresuar mund të jemi.

Sot është momenti të mbështesim fort njëri tjetrin, është momenti në të cilin, virtualisht mund të kërkoni që dikush t’ju dëgjojë e pse jo dhe t’ju këshillojë. Sot në qendër të bisedave tuaja duhet të jenë tema që t’ju bëjnë të ndjeheni mirë, dhe në shoqëri. Mundohuni të mbani veten të distancuar nga biseda që ju stresojnë, ju ngarkojnë emocionalisht. Nëse gjendeni përballë tyre shmangini dhe zëvendësojini me diçka tjetër që do t’ju bënte të ndjeheshit mirë. Shpesh, nën ngarkesën e ditëve dhe punës, kemi artikuluar që nëse do kisha pak kohë të lirë do realizoja këtë apo atë. Sot keni mundësinë të lundroni në listën e gjatë të angazhimeve që nuk mund t’i shlyenit gjatë periudhës së angazhimit tuaj. Mbajeni veten larg apatizmit, qëndroni aktiv, çdo moment në shtëpi, mbani kontakte me miqtë, lexoni, gatuani, angazhoni njëri-tjetrin, bashkëpunoni, nxisni lojëra e bashkëbisedime në familje. Kështu do të mund t’i shpëtoni stresit I cili nëse ju pushton, ju bën më të rrezikuar nga paniku. Mos harroni, frika, është e shëndetshme, nëse është në nivelet e mekanizmave mbrojtës, por nëse i tejkalon ato, atëherë shndërrohet në nxitës të pasojave të mëtejshme që pasohen me ankth e më pas panik.

LEXO EDHE:  Skandali-Rama jep 20 milionë euro në vit për inceneratorët korruptivë/ Asnjë lek për pensionistët

Mundohuni të fokusoheni në informacione të sigurta, dhe mos shpërqendroni vëmendjen tuaj në disa burime. Fokusohuni aty ku jeni më të qartë e më të qetë, fokusohuni në informacione, të bazuara në protokolle të sigurta të zbatuara nga OBSH. Të izolohesh nga socializimi, nuk do të thotë të ndjehesh I izoluar emocionalisht.

Të flasësh në facetime, me miq, prindër, të afërm, e të ndash me ta eksperiencën e ditës, të diskutosh me ta, në një farë mënyre në një situatë të tillë do të zëvendësonte takimet e bisedat e drejtpërdrejta, edhe kjo do të shërbente si një varkë shpëtimi.

Duhet të jemi të qartë, që e gjithë kjo situatë, do të kalojë, nuk do të zgjasë gjithnjë, por ajo që do të mbetet do të jenë pasojat që do të ketë lënë në shëndetin tonë mendor. Duke u kujdesur për të, do jemi më të qetë e më të fortë pas gjithë kësaj. Tek e fundit duhet të kuptojmë, që qenia njerëzore duhet ndonjëherë të eksperimentojë shumë që të njohë vetveten, duhet të përballet që të kuptojë sa i/e fortë është. Kjo është një sfidë për të gjithë ne, dhe ne do ia dalim.

Mendoni pozitivisht, reagoni pozitivisht, bashkëpunoni pozitivisht brenda në familje. mirëkuptoni e mbështesni njëri tjetrin, kështu do ta mundim të keqen.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Burrë e grua me koronavirus, kontakte me banorët/ Izolohet i gjithë fshati në Roskovec

Publikuar

-

Nga

Një fshat i tërë në Roskovec është izoluar pasi një çift bashkëshortësh, janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për fshatin Mbërs, të njësisë Administrative Kurjan, bashkia Roskovec.

Mësohet se burrë e grua kanë pasur kontakte të ngushta me banorët  dhe si pasojë gjithë fshati është izoluar.

Dy postblloqe policie janë vendosur në hyrje dhe dalje të fshatit Mbers, duke bllokuar lëvizjen e banorëve.

LEXO EDHE:  Mashtrimi i Ramës për të sëmurët/ Kryeministri del zbuluar

LEXO EDHE:  Sazan Guri tregon zgjidhjen kundër koronavirusit

Sipas bashkisë së Roskovecit, do lejohen te lëvizin vetëm automjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nën kontroll të rreptë të policisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-“Do t’ia dalim mbanë”/ Tritan Kalo tregon dy “armët” kryesore si ta përballojmë “luftën” me koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Ndërsa numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 51, mjekët vijojnë të japin mesazhe sensibilizimi për qytetarët, sesi të përballohet kjo situatë.

Profesor Tritan Kalo është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të këtyre ditëve me këshillat e tij.

Mëngjesin e sotëm, nëpërmjet një video-mesazhi, profesor Kalo është fokusuar tek informimi dhe vetndërgjegjësimi, të cilat i quan si dy “armët” kryesore të kësaj lufte.

Informacioni vetëm në burime zyrtare dhe respektimi i të gjithë rregullave të higjienës personale, do të jetë më e lehtë për ta përballuar këtë situatë të vështirë.

“Qëndroni në shtëpi. Beteja ndaj Covid-19 bëhet në disa fusha e drejtime, informimi dhe vetndërgjegjësimi mbeten dy nga fushat kryesore te fitores në këtë luftë. Kujdesuni maksimalisht për t’u vetëizoluar, për të respektuar masat e distancimit social, për të respektuar higjenën vetjake dhe atë kolektive, për të jetuar në mjedise që ajrosen herë pas here, për t’u ushqyer në mënyrën më të shëndetshme të mundshme, për të menduar pozitivisht që gjithshka do të kalojë, sikundër kanë kaluar edhe shumë e shumë epidemi të tjera, për të mos e ulur për asnjë çast respektin e dashurinë për njëri-jatrin, për t’u informuar nga burime te besueshme profesionale e zyrtare, dhe jo të bëheni pre e informimeve bajate e keqadashëse, për të patur besimin e duhur në aftësitë dhe profesionalizmin e personelit mjeksor në përgjithsi, dhe atë të Sëmundjeve Infektive në veçanti, e mbi të gjitha, për të ruajtur në çdo çast e rrethanë mirënjohjen për mantelbardhët. Bashkë do t’ia dalim mbanë”, tha mjeku Tritan  Kalo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“80% do e kalojnë koronavirusin pa shenja”/ Mjeku tregon çfarë nuk duhet të përdorni

Publikuar

-

Nga

Eksperti i Shëndetit Publik në Gjermani, Fahri Beqa ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjesit” , mjeku theksoi se 80% e kalojnë sëmundjen pa e kuptuar fare, pasi nuk shfaqin shenja.

 “Në fillim në Gjermani kemi pasur një testim agresiv, të gjithë udhëtarët që kanë ardhur në vende me rrezikshmëri të lartë. Ata njerëz janë testuar ose janë vetëizoluar për 14 ditë deri sa të përfundojë periudha e inkubacionit. Në këtë mënyrë është parë që një numër i madh i njerëzve nuk kanë paraqitur asnjë siptomë dhe sipas të gjitha të dhënave 80% do e kalojnë sëmundjen pa e kuptuar fare.

Këta njerëz të cilët nuk e zhvilojnë sëmundjen dhe janë mbartës. Këta e mbartin sëmundjen tek të tjerët. Të gjitha këto masa që jemi duke ndërmarrë për të mbrojtur këtë shtresë.”-tha mjeku.

Beqa po ashtu u pyet nga moderatori edhe për një çështje mjaft të diskutuar së fundmi, atë të përdorimit të ibuprofenit për të trajtuar këtë virus.

LEXO EDHE:  3 hapa se si ta ktheni pasionin tuaj në një biznes fitimprurës

LEXO EDHE:  “Kjo është formula e vetme”/ Mjeku këshillon qytetarët si të mposhtim koronavirusin, tre fjalët magjike

Mjeku theksoi se ka pasur disa të dhëna që ibuprofeni ka ndikuar në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes, mirëpo kjo nuk është vërtetuar. Sipas tij është mirë që deri në momentin që të vërtetohet ky medikament nuk duhet të përdoret.

Ky është një debat shumë i diskutueshëm faktikisht derisa ka pasur disa të dhëna që ibuprofeni ka ndikuar në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes, mirëpo kjo nuk është vërtetëtuar. Derisa të vërtetohet e kundërta duhet të shmangemi përdormit. Nuk është mirë që ibuprofeni të përdoret. Nëse ky mediakament zokonisht përdoret për të zbritur temperaturën ka edhe shumë alterantiva të tjera që të përdoren”-u shpreh mjeku.

LEXO TE PLOTE