Sociale
“Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat, ne ju shërbejmë me vetëmohim”/ Mesazhi prekës i mjekut

Bluzat e bardha, janë ata që po qëndrojnë në vijën e parë të frontit, në luftën kundër koronavirusit, i cili po merr jetë njerëzish.
Por, krahas punës së palodhshme që po bëjnë në qendrat shëndetësore, ata po përpiqen të sensibilizojnë njerëzit se kjo luftë është e përbashkët dhe se vetë ndërgjegjësimi i tyre do të bënte që kjo betejë të fitohej.
Nëpërmjet një videomesazhi ne emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, kirurgu Enton Bollano ka thënë se duhet të zbatojmë me rigorozitet të gjitha masat e dhëna nga ministria e Shëndetësisë, së pari për familjet tona, e së dyti për gjithë shoqerinë.
“Këshilla ime është një dhe vetëm një. Zbatoni këshillat e ministrisë së Shëndetësisë për këto momente jo të zakonshme. Këtë bejeni për vete. Për fëmijët tanë dhe për ne. Higjiene dhe vetëm higjienë. Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat, ne ju shërbejmë me vetëmohim” shprehet kirurgu dhe pedagogu i njohur.
Lajme të Rekomanduara:

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen
Festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e pozitivitetit. Silva Bino thotë se janë shtuar rastet veçanërisht tek të rinjtë. Shefja për...

Protokollet e trajtimit të Covid/ Mjekët shqiptarë në Europë letër Ramës dhe Manastirliut
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku paraqet protokollet e unifikuara...