LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Faktori frikë/ Media dhe politikanët, duhet të ndihmojnë në frenimin e panikut

17 Mars 2020, 07:39, Blog CNA
Faktori frikë/ Media dhe politikanët, duhet të ndihmojnë

Nga Douglas Mackinnon ?The Hill?

* Shumica e njerëzve, kanë dëgjuar për moton e mediave të lajmeve ?Nëse rrjedh gjak, vlen si lajm!?. Lajmet e bujshme apo alarmante në media, janë dëshmuar si tërheqëse të vëmendjes së publikut që nga lindja e gazetave të para dhe më vonë, i radios dhe televizionit.

Dhe dhënia jehonë e anktheve tona të ndryshme, ka qenë një element kryesor i biznesit të lajmeve që nga ajo kohë. E njëjta gjë është e vërtetë për politikën: Frika dhe ankthi, janë ndër provokimet më të sigurta, për të mobilizuar mbështetësit që të dalin të votojnë, apo që të mbështesin fushatën tuaj.

Politikanët i kanë përdorur ato me sukses, që nga mbajtja e zgjedhjeve të para në histori. Duke i ditur që të dyja, duket sikur lajmet e pandalshme dhe tmerruese, si dhe retorika politike që po përhapet në të gjithë globin në lidhje me koronavirusin më të ri, COVID-19, mund të jetë mjeti më fitimprurës për biznesin e lajmeve dhe botën politike.

Dhe shembulli më i fundit ishte: “Çifti në karantinë, vdes nga koronavirusi 2 orë larg njëri-tjetrit në Itali?. Nëse redaktorët po kërkonin për lajme që tërheqin klikime të lehta në internet, atëherë misioni është i sukseshëm. Kur lexova historinë e këtij çifti mëngjesin e të enjtes, kishte tashmë më shumë se 200.000 klikime.

Ata që në fakt ishin të interesuar mbi historinë që shoqëronte titullin sensacional, do të mësonin se megjithëse çifti u nda në mënyrë tragjike nga jeta brenda disa orësh larg njëri-tjetrit, burri ishte 86 vjeç dhe gruaja e tij 82-vjeç. Për ata që nuk shkuan më tej, dhe lexuan vetëm titullin, ishte vetëm lajm që nxiste panik tek mijëra të moshuar të tjerë.

E njëjta gazetë dhe shumë të tjera, publiklojnë tani tabela dhe grafikë të përditshme që listojnë vendet në mbarë botën që janë prekur nga koronavirusi, ku tregojnë sa njerëz janë infektuar në të gjithë botën, dhe sa dyshohet se kanë vdekur tashmë nga virusi.

Brenda shumë prej këtyre tabelave, është në dispozicion opsioni ?regjistrohu?, në mënyrë që lexuesi të përditësohet çdo ditë me të dhënat më të fundit. Dhe kjo gjë është për t?u habitur, pasi media nuk publikon tabela të tilla për sezonin vjetor të gripit, që vetëm në SHBA vret çdo vit 20.000- 60.000 amerikanë.

Grafikët që shkaktojnë frikë, janë një mjet i shkëlqyer për të fituar klikime. Por ata janë gjithnjë e më të dëmshëm për mirëqenien tonë mendore dhe emocionale. Dhe kjo shtron pyetjen më kritike: Kur do të jetë etapa e fundit, që jo vetëm do të na qetësojë mendjen, por edhe do të shtyjë drejt harresës këtë histori të frikshme?

Kjo nuk është një lojë, dhe as një pyetje retorike. Për shkak të panikut të zmadhuar, ne ndodhemi në prag të një katastrofe të paimagjinushme. Biznesi i lajmeve, është në të fakt një biznes që po tkurret ose po vuan në rastin më të mirë. Si i tillë, gjatë kohërave normale dhe të qëndrueshme, nuk ka absolutisht asgjë të keqe që ndonjë faqe lajmesh të botojë ndonjë histori që synon si të sensibilizojë ashtu edhe të garantojë klikime, të shesë gazeta, dhe të ketë sa më shumë shikues në telvizion apo dëgjues në radio.

Por gjërat nuk janë normale apo të qëndrueshme, dhe disa njerëz në industrinë e lajmeve, kanë luajtur një rol të madh në destabilizimin e botës sonë. Tani industria duhet të bëhet bashkë, për të zhbërë disa nga dëmet e shkaktuara nga disa të tjerë në biznesin e tyre.

Si? Thjesht duke raportuar aspektet pozitive që ka sjellë pandemia aktuale. Pra histori që flasin mbi dhjetëra mijëra njerëz që tashmë janë shëruar, siç janë pasagjerët e infektuar në dy anijet plot me turistë, të cilët i mbijetuan infeksionit dhe që tani janë rikthyer shëndoshë e mire në shtëpitë e tyre.

Apo histori që shpjegojnë se si ky virus do të sillet në vazhdim, dhe se sado vdekjeprurës, infektiv apo i shpejtë që mund të jetë përhapja e tij, ai ende është më pak vdekjeprurës në krahasim me vdekjet e shkaktuara çdo ditë nga gripi në SHBA dhe mbarë botën.

Ata nuk kanë nevojë që të minimizojnë, apo hedhin poshtë rreziqet dhe shqetësimet legjitime, apo të shpërfillin kufizimet që ndodhin përreth nesh si rezultat i kësaj pandemie. Ata thjesht duhet të garantojnë një ekuilibër, dhe pranimin se jeta në Tokë nuk do të marrë fund këtë javë, sikurse e kemi parë në disa filma fantastiko-shkencorë.

Tregime pozitive si këto që lartpërmenda, mund të mos jenë aq tërheqëse dhe fitimprurëse.

Por ato do të ndikonin shumë në qetësimin e njerëzve dhe frenimin e panikut. Përtej mediave, politikanët tanë duhet të bëhen menjeherë bashkë, për t?i kujtuar amerikanëve se pavarësisht anshmërisë sonë politike apo ideologjisë që përkrahim, ne jemi të gjithë bashkë, dhe se paniku, partishmëria, egoizmi janë mënyrat më të sigurta për të shqetësuar qytetarët.

Do të ketë gjithmonë kohë për militantizëm partiak. Por ky nuk është momenti. Mirëqenia e miliona, ndoshta miliarda e njerëzve varet nga ekuilibri. Nxitësit dhe përfituesit e lakmisë, urrejtjes dhe partizanizmit politik, janë bërë më aktivë më periudhën më të trazuar dhe më kërcënuese të epokës tonë.

Duke e ditur këtë, të përgjegjshmit në media dhe klasën politike, duhet që të ngrihen në këmbë, për t?i qetësuar këto ?ujëra të trazuara?, duke folur nën një zë, dhe duke folur jo vetëm për frikën, por edhe për aspektet pozitive dhe shpresëdhënëse të kësaj krize./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga