Connect with Us

Deklaratat e Ramës për Bashën/ PD ia numëron një më një kryeministrit

Politikë

Deklaratat e Ramës për Bashën/ PD ia numëron një më një kryeministrit

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Çupi thotë se Rama në vend që të merret me menaxhimin e situatës, ka nisur të shajë kundërshtarin tij nga Surreli se ka hall mos e harrojnë militantët e tij rilindas.

“Në papërgjegjshmëri totale në vend që të merret me hallin që i ka zënë shqiptarët si gjithë boten, halli i Edi Rames është Lulzim Basha i cili i ka paraprirë kësaj situate duke ofruar zgjidhje konkrete. Kur e dëgjon ndonjëherë të thotë -me falni -, më në fund mendojnë njerezit se ka diçka normale te ky njeri. Por kjo zgjat vetëm sa vetë fjala sepse sapo të hapësh mediat të del që sot Rama qenka marrë me Bashën. Që e ka kompleks inferioriteti e dimë por që të mos ketë fuqi fare të tejkalojë veteveten është dëshpëruese.

LEXO EDHE:  Nga Artur AJAZI/Kujt do t'i bëjë opozitë Basha në Kuvendin e ri ?

Gjatë 7 viteve të ERTV ( Ramë, Tërmet, Virus..) shqiptarët kanë parë vuajtje; Janë burgosur e arrestuar për një faturë. Janë ndjerë të keqqeverisur. Janë vjedhur nga ky njeri. Në fatkeqësi janë ndjerë të tallur e të fyer. Në familjet e shqiptarëve ka veç varfëri. E ka hall të madh që ka propozime serioze nga një opozitë që ka forcën e argumentit, eksperiencën e menaxhimit dhe përgjegjësinë e të qenit pranë njerezve. Kur fillon e kupton që nuk di ku të futet nga keqqeverisja e tij dhe shqiptarët i kërkojnë zgjidhje. Kur nuk ka fuqi dhe vizion për zgjidhje zë e shan kundërshtarin për të tërheq vëmendjen. Sot po shan Bashën… nesër del diçka tjetër…”, shkruan demokratja në rrjetet sociale./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Infektimi i mjekëve dhe infermierëve me koronavirus/ Berisha thirrje OBSH-së

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me infektimin me koronavirus të disa mjekëve e infermierëve dhe për këtë ka fajësuar kryeministrin Edi Rama.

Berisha thotë se vetëm Spitalin “Shefqet Ndroqi” janë infektuar 8 mjekë dhe infermierë. Ish-lideri i demokratëve shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për misionarët bluzëbardhë dhe i uron shëndet dhe shërim të plotë.

Sipas Berishës, ky infeksion ishte i paralajmëruar nga opozita, pasi pretendon se qeveria nuk ka marrë masat e duhura për t’u kujdesur për stafin mjekësor.

Ai i bën thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë të konsiderojnë një ndihmë urgjente për personelin shëndetësor në Shqipëri.

“Nga ana tjetër shtoj se ky ishte një infeksion i paralajmëruar pasi ata u infektuan nga një i sëmure, i cili mjekohej prej 22 ditësh në atë spital për difiçit në frymëmarrje dhe që thuhet se për ditë të tëra u refuzua kërkesa për bërjen e testit për koronavirus. Ky ishte një infeksion i paralajmëruar pasi mjekët dhe personeli mjekësor i Spitalit Shefqet Ndroqi nuk kishin asnjë lloj mbrojtje për koronavirusin përveç maskave të skaduara 9 vite më parë, dhuratë kriminale personalisht e Edvin Çekap Maskës dhe Ndrikull Hajni Maskës.

LEXO EDHE:  Hakmarrja e Ramës dhe Bashës ndaj Ilir Metës

LEXO EDHE:  Nga Artur AJAZI/Kujt do t'i bëjë opozitë Basha në Kuvendin e ri ?

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin skandaloz ndaj personelit shëndetësor të atyre që po tresin dhjamrat me Joga, ju bëj thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendeve mike dhe partnere të Shqipërisë të konsiderojnë një ndihmë urgjente për personelin shëndetësor të Shqipërisë që ka aktualisht nivelin më të lartë të infeksionit nga koronavirusi në botë prej 16%!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD i përgjigjet Ramës/ Edhe na kopjon edhe na sulmon, betejen nuk e ke me opozitën

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me planin me tetë pika të PD-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se beteja sot nuk është me opozitën, por me koronavirusin.

Po ashtu ai thotë se Rama edhe i kopjon, por edhe i sulmon.

“Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.

LEXO EDHE:  Nuk dekretoi Lleshin/ Cili është informacioni i klasifikuar që zotëron Meta?

LEXO EDHE:  Berisha braktis Bashën/ Bojkoton ndryshimet në Statut dhe Këshillin Kombëtar

Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin.

Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar.”-shkruan Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Biznesi në vështirësitë e luftës/ Rama qetëson qytetarët, zbulon biseden me Guvernatorin e BSH  

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që vendi përballet me koronavirusin, ajo që duket se do ti vuajë gjatë pasojat është ekonomia shqiptare dhe biznesi.

Megjithatë Rama ka dhënë një lajm të mirë sot, në lidhje me të gjithë ata persona që sot kanë hasur vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në lidhje me këtë situatë ka folur sot më Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Rama bën të ditur se brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat.

“Lidhur me ankesat që më kanë dërguar disa prej jush, të cilët kanë hasur sot vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit që gjendet në vështirësinë e luftës, sapo kam folur me guvernatorin e bankës së shqipërisë

-Brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, që unë dhe Guvernatori do ta firmosim sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat!

LEXO EDHE:  Hakmarrja e Ramës dhe Bashës ndaj Ilir Metës

LEXO EDHE:  Ftesa e PD-së për LSI-në/Reagon Taulant Balla

-Rrini të qetë dhe bëni durim, italia masat ekonomike i mori pas një muaji, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë, ndërsa ne do t’i kemi gati këtë javë! kurse biznesi që ka hallin e kësteve me bankat, do ta ketë zgjidhjen sot!

-Na i bëni hallall shqetësime të tilla dhe mos e vini asnjë sekondë në dyshim se mua më keni në krah dhe me sytë e veshur hapur ditë-natë për të lexuar e dëgjuar hallet tuaja!

-Ju të gjithë jeni familja ime në këtë luftë dhe asgjë që do ta bëja për familjen time, nuk do ta le pa bërë për ju! Me mish e me shpirt!”-shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE