LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 nuk është grip!/ Pneumologu: Gjasat që një pacient i shëruar të infektohet sërish janë të vogla

17 Mars 2020, 22:01, Sociale CNA
Covid-19 nuk është grip!/ Pneumologu: Gjasat që një pacient

Doktor Perlat Kapisyzi, i ftuar në emisionin ?Përballë? teksa ka folur për situatën nga koronavirusi tha se gjasat që një pacient i shëruar të prekët sërish janë shumë të vogla.

? Nuk është grip. Nëse pandemitë e gripit e kanë mortalitetin nga 0-1% deri në 2%,3% Covid-19 thuhet deri tani që e ka vdekshmërinë 2%, 3%.  Është interesante që në gjithë këtë sfidë që ka pasur bota dhe shkencëtarët, krociera Diamond Princess i dha mundësinë që të përcaktonin saktë se sa ishte mortaliteti I bazuar në infeksionin real. Kurse deri në atë moment pa dalë studimi vdekshmëria ishte naive sepse nuk dinin më saktësi se sa realisht kanë vdekur nga Covid-i dhe sa është realisht numri i të infektuarve që një pjesë janë asimptomatik. Dhe doli që vdekshmëria reale ishte 0.5 %.

Gjasat janë të vogla që një pacient i shëruar të marr sërish virusin. Gjasat janë mbas një kohe që I lejon virusit të pësojë një mutacion. Ashtu si gripi, ne e marrim një vit, por mund ta marrim sërish vitin tjetër nëse ka ndodhur një mutacion.?

Lajmet e fundit nga