Connect with Us

Coronavirusi dhe shërbimet sekrete

Blog

Coronavirusi dhe shërbimet sekrete

Publikuar

-

Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nuk kanë të bëjnë asgjë. Por megjithatë shërbimet sekrete në këtë botë kanë në fokus edhe sëmundje globale. Përse? Si veprojnë ato në raste të tilla?

Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akute në sistemin e frymëmarrjes, një virus i ngjashëm me Coronan, pandemia e parë asokohe në shekullin e 21 që sapo kishte nisur. Nga Kina Jugore virusi u përhap në botën e globalizuar duke shkaktuar rreth 800 viktima. Por qeveria dhe Partia Komuniste në Kinë fillimisht e mbajtën të fshehtë përhapjen e sëmundjes. Sikurse zbuloi gazeta gjermane “Die Welt”, shërbimi gjerman i informimit, BND, (Shërbimi federal i Informacionit) megjithatë kishte dijeni javë përpara se të jepej lajmi zyrtar për virusin SARS dhe përhapjen e tij. Këto informacione iu përcollën qeverisë dhe autoriteteve të shëndetësisë. Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, BND asokohe kishte dëgjuar telefonatat dhe komunikimet e qeverisë kineze. Prej kësaj agjentët gjermanë përfituan jo vetëm informacionin për sëmundjen, por edhe strategjinë fillestare të qeverisë kineze për ta mbajtur të fshehtë përhapjen e sëmundjes.

SARS in Singapur Virus (AP)Projeksioni i SARS në Singapor, 9 mars 2003

Një gamë e gjerë mjetesh e shërbimeve sekrete të SHBA-së

Sipas të dhënave aktuale nga mediat, në mënyrë të ngjashme veprojnë aktualisht kundër krizës Corona edhe shërbimet sekrete të SHBA-së: Si agjencia e lajmeve Reuters edhe Yahoo News njoftojnë njëzëri, se drejtori i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, në varësi të të cilit janë tërësia e 17 shërbimeve informative të SHBA-së e po ashtu edhe ai i Shtëpisë së Bardhë,  mbledh dhe analizon të gjitha të dhënat aktuale për prejardhjen, zhvillimin, përhapjen dhe luftimin e virusit Corona. Në asnjë mënyrë kjo nuk i është besuar vetëm shërbimit të njohur të SHBA-së të kundërzbulimit CIA. Si një ndër vendet e pakta SHBA ka një shërbim të vetin informativ për të dhëna mbi shëndetin dhe mjekësinë, Qendra Kombëtare e Inteligjencës për Mjekësinë (NCMI), që është në varësi të shërbimit ushtarak të inteligjencës DIA (Defense Intelligence Agency).

Për të mbledhur infromacione për Corona, sikurse mësohet nga burime të mriëinformuara, për këtë rast shërbimet e SHBA-së përdorin një gamë të gjerë mjetesh për përftimin e informacionit. Thënë më qartazi, për ta arritur këtë nuk analizohen e kërkohen vetëm informacione relevante në të gjitha drejtimet si nformacione zyrtare, mediat, burimet online apo edhe rrjetet sociale. Por shërbimet e SHBA-së venë në përdorim të gjtihë arsenalin e mjeteve të inteligjencës, nga ajri e imazhet satelitore e deri tek informacioni i agjentëve dhe përgjimi i komunikimeve.

Ajo që u intereson në veçanti spiunëve natyrisht vishet me mantelin e heshtjes profesionale. Parimisht megjithatë duhet të merret parasysh, që SHBA akseset e veta të shërbimit të inteligjencës i vë në përdorim më intensivisht tani në krizën e Coronës kryesisht në Kinë dhe në Iran. Agjentët në udhëheqjen kineze apo informacionet në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë p.sh. mund të pyeten për shifrat e padeklaruara, rrugët e panjohura të përhapjes ose strategjitë për luftimin e virusit; e nëse përgjuesit amerikanë ndërhyjnë në komunikimin qeveritar, atëherë kjo do të thotë që tani dëgjohet veçanërisht me kujdes kur bëhet fjalë për virusin Corona.

Çfarë sjell kjo? 

Spiunazhi dhe shërbimet sekrete nuk mund ta shërojnë Coronën dhe as ta ndalojnë atë. Por ato mund t’u japin informacione më të mira vendimarrësve dhe – në rastin më ideal – të mundësojnë vendime të informuara. Në këtë mënyrë mund të pakësohet pasiguria, mund të kuptohet më mirë se si përhapet sëmundja, mund të vlerësohen më mirë planet dhe kapacitetet për zbatimin e tyre në botën e jashtme. E natyrisht synohet edhe që të vlerësohet dhe të kuptohet dëmi politik dhe ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me fushatat në rritje të desinformimit dhe ashpërsimin gjithnjë e më shumë të akuzave të ndërsjellta për fajin e përhapjes së pandemisë.

Në fakt shërbimet sekrete në krizën Corona bëjnë të njëjtën gjë që ato e bëjnë gjithmonë: ato sigurojnë informacionin, tek i cili normalisht nuk ka askush akses. Kjo vlen kryesisht për shtete si Kina ose Irani, ndaj informacioneve zyrtare të të cilave në përgjithësi ka pak besim. E po ashtu edhe me mbylljet e kufijve, ndalim-qarkullimin, mbyllen njëkohësisht edhe kanalet zyrtare ose të hapura të informacionit dhe komunikimit. Shërbimet mirëfunksionuese të inteligjencës në këtë rast ndihmojnë./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Faktori frikë/ Media dhe politikanët, duhet të ndihmojnë në frenimin e panikut

Publikuar

-

Nga

Nga Douglas Mackinnon “The Hill”

* Shumica e njerëzve, kanë dëgjuar për moton e mediave të lajmeve “Nëse rrjedh gjak, vlen si lajm!”. Lajmet e bujshme apo alarmante në media, janë dëshmuar si tërheqëse të vëmendjes së publikut që nga lindja e gazetave të para dhe më vonë, i radios dhe televizionit.

Dhe dhënia jehonë e anktheve tona të ndryshme, ka qenë një element kryesor i biznesit të lajmeve që nga ajo kohë. E njëjta gjë është e vërtetë për politikën: Frika dhe ankthi, janë ndër provokimet më të sigurta, për të mobilizuar mbështetësit që të dalin të votojnë, apo që të mbështesin fushatën tuaj.

Politikanët i kanë përdorur ato me sukses, që nga mbajtja e zgjedhjeve të para në histori. Duke i ditur që të dyja, duket sikur lajmet e pandalshme dhe tmerruese, si dhe retorika politike që po përhapet në të gjithë globin në lidhje me koronavirusin më të ri, COVID-19, mund të jetë mjeti më fitimprurës për biznesin e lajmeve dhe botën politike.

Dhe shembulli më i fundit ishte: “Çifti në karantinë, vdes nga koronavirusi 2 orë larg njëri-tjetrit në Itali”. Nëse redaktorët po kërkonin për lajme që tërheqin klikime të lehta në internet, atëherë misioni është i sukseshëm. Kur lexova historinë e këtij çifti mëngjesin e të enjtes, kishte tashmë më shumë se 200.000 klikime.

Ata që në fakt ishin të interesuar mbi historinë që shoqëronte titullin sensacional, do të mësonin se megjithëse çifti u nda në mënyrë tragjike nga jeta brenda disa orësh larg njëri-tjetrit, burri ishte 86 vjeç dhe gruaja e tij 82-vjeç. Për ata që nuk shkuan më tej, dhe lexuan vetëm titullin, ishte vetëm lajm që nxiste panik tek mijëra të moshuar të tjerë.

E njëjta gazetë dhe shumë të tjera, publiklojnë tani tabela dhe grafikë të përditshme që listojnë vendet në mbarë botën që janë prekur nga koronavirusi, ku tregojnë sa njerëz janë infektuar në të gjithë botën, dhe sa dyshohet se kanë vdekur tashmë nga virusi.

Brenda shumë prej këtyre tabelave, është në dispozicion opsioni “regjistrohu”, në mënyrë që lexuesi të përditësohet çdo ditë me të dhënat më të fundit. Dhe kjo gjë është për t’u habitur, pasi media nuk publikon tabela të tilla për sezonin vjetor të gripit, që vetëm në SHBA vret çdo vit 20.000- 60.000 amerikanë.

Grafikët që shkaktojnë frikë, janë një mjet i shkëlqyer për të fituar klikime. Por ata janë gjithnjë e më të dëmshëm për mirëqenien tonë mendore dhe emocionale. Dhe kjo shtron pyetjen më kritike: Kur do të jetë etapa e fundit, që jo vetëm do të na qetësojë mendjen, por edhe do të shtyjë drejt harresës këtë histori të frikshme?

Kjo nuk është një lojë, dhe as një pyetje retorike. Për shkak të panikut të zmadhuar, ne ndodhemi në prag të një katastrofe të paimagjinushme. Biznesi i lajmeve, është në të fakt një biznes që po tkurret ose po vuan në rastin më të mirë. Si i tillë, gjatë kohërave normale dhe të qëndrueshme, nuk ka absolutisht asgjë të keqe që ndonjë faqe lajmesh të botojë ndonjë histori që synon si të sensibilizojë ashtu edhe të garantojë klikime, të shesë gazeta, dhe të ketë sa më shumë shikues në telvizion apo dëgjues në radio.

LEXO EDHE:  Basha në SHBA për takime zyrtare?/ CNA.al zbuloi thirrjen nga FBI tre ditë më parë

LEXO EDHE:  Pompeo: SHBA, të gatshme të ndërhyjnë ushtarakisht për të frenuar trazirat në Venezuelë.

Por gjërat nuk janë normale apo të qëndrueshme, dhe disa njerëz në industrinë e lajmeve, kanë luajtur një rol të madh në destabilizimin e botës sonë. Tani industria duhet të bëhet bashkë, për të zhbërë disa nga dëmet e shkaktuara nga disa të tjerë në biznesin e tyre.

Si? Thjesht duke raportuar aspektet pozitive që ka sjellë pandemia aktuale. Pra histori që flasin mbi dhjetëra mijëra njerëz që tashmë janë shëruar, siç janë pasagjerët e infektuar në dy anijet plot me turistë, të cilët i mbijetuan infeksionit dhe që tani janë rikthyer shëndoshë e mire në shtëpitë e tyre.

Apo histori që shpjegojnë se si ky virus do të sillet në vazhdim, dhe se sado vdekjeprurës, infektiv apo i shpejtë që mund të jetë përhapja e tij, ai ende është më pak vdekjeprurës në krahasim me vdekjet e shkaktuara çdo ditë nga gripi në SHBA dhe mbarë botën.

Ata nuk kanë nevojë që të minimizojnë, apo hedhin poshtë rreziqet dhe shqetësimet legjitime, apo të shpërfillin kufizimet që ndodhin përreth nesh si rezultat i kësaj pandemie. Ata thjesht duhet të garantojnë një ekuilibër, dhe pranimin se jeta në Tokë nuk do të marrë fund këtë javë, sikurse e kemi parë në disa filma fantastiko-shkencorë.

Tregime pozitive si këto që lartpërmenda, mund të mos jenë aq tërheqëse dhe fitimprurëse.

Por ato do të ndikonin shumë në qetësimin e njerëzve dhe frenimin e panikut. Përtej mediave, politikanët tanë duhet të bëhen menjeherë bashkë, për t’i kujtuar amerikanëve se pavarësisht anshmërisë sonë politike apo ideologjisë që përkrahim, ne jemi të gjithë bashkë, dhe se paniku, partishmëria, egoizmi janë mënyrat më të sigurta për të shqetësuar qytetarët.

Do të ketë gjithmonë kohë për militantizëm partiak. Por ky nuk është momenti. Mirëqenia e miliona, ndoshta miliarda e njerëzve varet nga ekuilibri. Nxitësit dhe përfituesit e lakmisë, urrejtjes dhe partizanizmit politik, janë bërë më aktivë më periudhën më të trazuar dhe më kërcënuese të epokës tonë.

Duke e ditur këtë, të përgjegjshmit në media dhe klasën politike, duhet që të ngrihen në këmbë, për t’i qetësuar këto “ujëra të trazuara”, duke folur nën një zë, dhe duke folur jo vetëm për frikën, por edhe për aspektet pozitive dhe shpresëdhënëse të kësaj krize./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi/ Sa kohë do të duhet për të kuptuar nëse masat kufizuese funksionojnë?

Publikuar

-

Nga

Në Kinë, mbyllja funksionoi menjëherë, por u kuptua pas 12 ditësh: dhe mospërputhja kohore midis asaj që dimë dhe asaj që po ndodh, jepet nga fakti se ajo që ne shohim ka ndodhur (rreth) 7 ditë më parë.

Sa kohë do të duhet për të kuptuar nëse kufizimet funksionojnë? Një studim që ka mbledhur më shumë se 24 milion vëzhgime, shumë i hollësishëm dhe i gjatë, mund të na japë disa njohuri mbi përparimin e epidemisë.

Kina na ndihmon të kuptojmë

Analiza në fjalë është përpiluar nga Tomas Pueyo, 33 vjeç: MBA në Universitetin e Stanfordit, nënkryetar për rritjen në “Course Hero”, një platformë mësimore në internet e vlerësuar me 1.1 miliard dollarë sot, dhe titullohet: “Pse duhet të veprosh tani”. Analizon të dhëna dhe tendenca të ndryshme të COVID-19 në të gjithë botën, duke u përqëndruar në gabime dhe strategji që duhet të miratohen, dhe padyshim duke u nisur nga ajo që ndodhi në Kinë, e cila është shumë indikative: jo vetëm sepse Kina është vendi më i prekur deri më tani, por edhe sepse nga pikëpamja kohore është prekur më herët se të gjithë të tjerët. Dhe në një farë mënyre, tashmë është jashtë situatës së urgjencës. Prandaj është një shembull që mund të studiohet më mirë, sepse ka të dhëna më të plota.

Raste reale, raste të njohura

Grafiku i detajuar i publikuar nga Tomas Pueyo në faqen e internetit të medium.com që shihet më poshtë, tregon trendin (në Kinë në provincën e Hubei, më e prekura) të numrit të rasteve të konfirmuara për çdo ditë të vetme. Kolonat ngjyrë blu tregojnë rastet e përditshme reale të koronavirusit. CDC kineze (Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) i siguroi këto të dhëna, duke i pyetur pacientët që trajtohen, se kur filluan simptomat e tyre. Kolonat ngjyrë portokalli tregojnë se çfarë dinin autoritetet dhe ato në kuadratin me vizë ngjyrë gri, tregojnë se çfarë po ndodhte në të vërtetë: rastet reale nuk dihen menjëherë, ato mund të zbulohen vetëm duke i parë më pas në kohë.

Diferenca 12-ditore

Ajo që na tregon Tomas Pueyo është se midis 23 dhe 24 Janarit (mbyllja e Vuhanit dhe mbyllja e 15 qyteteve në Hubei) rastet reale patën një kulm dhe më pas filluan të binin dy ditë më vonë. Përkundrazi, rastet portokalli (zyrtare) u rritën në mënyrë eksponenciale për 12 ditë të tjera. Por në realitet nuk ishte ashtu. “Rritja – thuhet në studim – ishte dhënë nga njerëz që, duke pasur simptoma më të forta, shkuan te mjeku dhe përmirësuan sistemet e zbulimit të virusit”. Për më tepër, mospërputhja jepet nga vonesa në kohë midis fillimit të simptomave (mesatarisht 5 ditë pas infeksionit) dhe mbërritjes së rezultateve të tamponeve.

Nënvlerësimet në fillim të një epidemie

Fakti tjetër i rëndësishëm që theksohet, është se rastet reale mund të jenë, në fillim të një epidemie, shumë më tepër sesa ato të vlerësuara: kur në Vuhan menduan se kishin 444 raste, ata ishin në fakt 27 herë më shumë. E kundërta ndodh kur kurba e ngjitjes zvogëlohet: ka ende shumë raste zyrtare por ato realet po zvogëlohen.

Veçoria e Italisë

Dhe vijmë në Itali: ISS (Istituto Superiore di Sanità) nxjerr gjithashtu një buletin që përmban një grafik të ngjashëm: me blu datën e fillimit të simptomave dhe me bojëqiell rastet e diagnostikuara të përditësuara deri më 14 Mars. Problemi me situatën italiane është se është ende shumë herët për të ndërtuar kurba të sakta. Po ISS specifikon në një shënim: “Të dhënat më të fundit (kutia gri) duhet të konsiderohen të përkohshme, si për vonesën në njoftimin e rasteve më të fundit, ashtu edhe për shkak se rastet ende të pa diagnostikuara do të raportojnë pjesërisht datën e fillimit të simptomave në ditët e kutisë gri”.

LEXO EDHE:  Basha në SHBA për takime zyrtare?/ CNA.al zbuloi thirrjen nga FBI tre ditë më parë

LEXO EDHE:  Pompeo: SHBA, të gatshme të ndërhyjnë ushtarakisht për të frenuar trazirat në Venezuelë.

Dhe më tej poshtë në aneksin metodologjik: “Duhet të theksohet se të dhënat e mbledhura janë në një fazë të konsolidimit të vazhdueshëm dhe, siç ndodh në raste emergjence, disa informacione janë jo të plota. Në mënyrë të veçantë, raportohet mundësia e vonesës për disa ditë midis momentit të ekzekutimit të tamponit për diagnostikim dhe raportimit në platformën e dedikuar, veçanërisht në Rajonet ku po bëhet një transmetim i qëndrueshëm lokal i virusit. Rënia e vërejtur në kurbat e epidemisë në dy ditët e fundit, pra, duhet të interpretohet si vonesë në raportim dhe jo si përshkrim i përparimit të epidemisë”.

Politikat e tamponeve dhe simptomave

Jo vetëm kaq. Secili vend miraton politika të ndryshme për të vendosur tamponet e rasteve pozitive, të cilat ndër të tjera ndryshojnë me kalimin e kohës: në Itali tani tamponat bëhen vetëm për njerëzit me simptoma të dukshme dhe serioze, dhe që dyshohen se kanë rënë në kontakt me persona pozitivë. Sondazhi mbi fillimin e simptomave në vend (kolonat blu) flet për të dhëna “të mbledhura nga laboratorët rajonalë të referencës”, prandaj nuk është e qartë se sa përfaqësojnë popullsinë që ka disa simptoma të buta dhe kush “kurohet” në shtëpi. Si u bënë hetimet në Kinë dhe si u bënë në Itali?

Çfarë dimë?

Ajo që mund të themi, me siguri, duke u nisur nga trendi i një kurbe më “të sigurtë” është se kur qytetet “mbyllen” rastet menjëherë ndalen dhe ulen, por “dihet”, me 12 ditë diferencë.

Lajm i mirë?

Duke parë trendin e rasteve të Lombardisë, që është rajoni ku ka pasur mbyllje për kohën më të gjatë, vërejmë jo një ulje, por të paktën një ngadalësim të lehtë në disa kurba provincash. Eshtë herët për të thënë, por shpresojmë që ajo që ne shohim është më keq se të dhënat reale, megjithëse është e vështirë ta thuash me siguri.

Kur do të arrijmë në kulmin?

Teorikisht ne tani shohim efektet e sjelljes së një jave më parë dhe në një javë do të shohim efektin e mbylljes “totale”. Gjithmonë “afërsisht”. Dhe në lidhje me kulmin: “Eshtë e vështirë të bësh parashikime, ka modele të ndryshme që qarkullojnë, por të gjitha modelet kanë supozime, domethënë disa ngjarje të paracaktuara, por ne jemi në një situatë të re dhe po shikojmë të dhënat tona e për momentin nuk jam në gjendje që të bëj parashikime”, tha presidenti i Istituto Superiore di Sanità, Silvio Brusaferro, në një konferencë për shtyp.

Ajo që dimë me siguri është se tani varet kryesisht nga ne: duhet të respektojmë indikacionet e izolimit dhe distancimit shoqëror deri në fund sepse, siç na tregojnë Kina dhe Codogno, rezultatet do të vijnë. / Corriere della Sera – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë është “imuniteti i tufës” dhe pse po flitet kaq shumë në Britaninë e Madhe?

Publikuar

-

Nga

I ashtuquajturi “Imunitet i tufës” është një mekanizëm sipas të cilit, kur shumica e një popullate është imune ndaj një infeksioni (sepse është prekur ose është vaksinuar), patogjeni nuk gjen njerëz që të infektohen, duke bërë të mbrojtur në mënyrë indirekte, edhe ata pak njerëz që janë ende të prekshëm.

Imuniteti i tufës nuk mund të shkaktohet vullnetarisht duke lënë të infektohen numrin më të madh të njerëzve, është më tepër një objektiv që arrihet përmes fushatave të vaksinimit. Këto fushata, duke nisur nga një bazë popullsie imune, e konsoliduar pas valës së parë të një epidemie, pas prodhimit të vaksinës kryhen për të gjithë njerëzit nga personeli shëndetësor, duke filluar nga personat më në rrezik apo më të dobëtit. (Tani po flitet shumë për të, për shkak se në Britaninë e Madhe, një këshilltar shkencor i qeverisë, Sir Patrick Vallance, shpjegoi se tani për tani strategjia për frenimin e virusit, është të zhvillohet një imunitet i caktuar i popullatës. Dhe për ta bërë këtë, sipas tij, duhet që të preket nga Covid-19, 60% e popullsisë. Vendi duhet të përgatitet të “humbasë para kohe të dashurit “, tha Kryeministri Boris Johnson).

Me sa sukses është përdorur mekanizmi?

“Suksesi më i rëndësishëm ka qenë ai kundër lisë – përgjigjet Paolo Bonanni, profesor i Higjienës në Departamentin e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Firences. Ne e kemi bërë, duke arritur rreth 85% të mbulimit të vaksinimit në në të gjithë botën, përfshirë zonat më të largëta të globit. Nuk është e lehtë të arrish imunitetin e tufës, edhe kur ekziston një vaksinë, madje është edhe më e vështirë të shkosh në zhdukjen totale të një sëmundjeje. Mbulimi i vaksinimit duhet të jetë i lartë kudo në botë, dhe nëse viruset me të cilët përballemi (siç është koronavirusi) vijnë nga bota e kafshëve, eliminimi i plotë është pothuajse i pamundur. Lija ishte një virus vetëm njerëzor. Edhe poliomieliti i tillë është, në të vërtetë ai është zhdukur pothuajse plotësisht”.

A është me risk të synosh imunitetin “spontan” të tufës?

“Do të nënkuptonte të lejoje që virusi të qarkullojë pa masa kontrolli, dhe të ketë një numër të patolerueshëm të vdekurish, për të mos përmendur situatën në spitale. Ne para së gjithash mbrojmë jetën e njeriut me armët që kemi në dispozicion, dhe tani për tani kemi në dispozicion vetëm izolimin dhe distancimin shoqëror. Me një virus të ri hyjnë në lojë edhe variablat e panjohura: nuk e dimë nëse imuniteti do të jetë i përhershëm. Por edhe sikur të ishte, ne duhet të vlerësojmë nëse patogjeni ndryshon, siç bën edhe gripi sezonal (për të cilin duhet të vaksinohemi çdo vit)”.

LEXO EDHE:  Vizita në SHBA/ Ilir Meta pritet nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, Kongresmeni Ed Royce dhe nga Senatori John Cornyn

LEXO EDHE:  Basha në SHBA për takime zyrtare?/ CNA.al zbuloi thirrjen nga FBI tre ditë më parë

Sa njerëz duhet të sëmuren (apo më mirë të vaksinohen) për të mbërritur tek imuniteti i tufës?

“Numri varet nga patogjenët dhe vlera e Ro, aftësia përhapëse ose “shkalla e riprodhimit”, d.m.th se sa njerëz është në gjendje të infektojë çdo person i prekur. Me fruthin, i cili ka një vlerë të Ro prej rreth 15, duhet të arrini mbulesa shumë të larta, sepse nevojiten pak njerëz për të vazhduar transmetimin”.

Po me koronavirusin?

“Ro duhet të jetë më pak se 1, pikërisht sepse ky prag do të thotë që një person infekton më pak se një person dhe virusi po shuhet. Në rastin e koronavirusit, vendosja e një Ro prej 3, formula (1-1 / R3) çon tek dy të tretat e popullsisë, 66 përqind”.

Si i bëhet të kuptohet që 66% e popullsisë është bërë imune?

“Nuk mund ta kuptohet në këtë fazë, ajo bëhet në fund të epidemisë: nevojiten hetime serioze epidemiologjike. Merret gjaku nga një numër njerëzish (me mijëra) dhe kontrollohet numri i antitrupave të zhvilluara. Ky kampion na jep një ide të përqindjes së përhapjes së patogjenit”.

A do të jetë imuniteti i përhershëm?

“Pas infeksioneve më të zakonshme nga viruset, zakonisht zhvillohet imunitet i përhershëm: fruthi merret një herë në jetë, madje edhe rubeola, gripi ndërkohë pëson mutacion. Tani për tani, koronavirusi nuk duket aq i ndryshueshëm, por është herët të kuptohet”.

Kur të kemi një shkallë të ulët infeksioni dhe të heqim masat kufizuese, a do të infektohemi përsëri?

“Ne duhet të ruajmë një nivel mbikëqyrjeje që mund të monitorojë ato pak infeksione që mund të ndodhin përsëri, në mënyrë që të izolohen menjëherë. Vigjilenca nuk duhet të ulet menjëherë pasi të kalojë kulmi, por duhet të ruhet për kohë relativisht të gjata”.

Nëse nuk kemi zhvilluar imunitet të tufës, a do të na prekë virusi përsëri në vjeshtë?

“Ne kemi përvojën e virusit H1N1 dhjetë vjet më parë, e cila ishte një pandemi, megjithëse me pasoja modeste: prisnim një valë masive në dimër / pranverë (ai ishte zhvilluar në nëntor), por nuk ndodhi. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me koronavirusin. Por ndërkohë është thelbësore të fitohet kohë, t’u mundësohet studiuesve të zhvillojnë një vaksinë, e cila do të jetë përgjigjja përfundimtare”. / Corriere della Sera – Bota.al

LEXO TE PLOTE