Connect with Us

Beteja me Covid-19/ Soreca jep lajmin e mirë: BE do të mbështesë Shqipërinë

Politikë

Beteja me Covid-19/ Soreca jep lajmin e mirë: BE do të mbështesë Shqipërinë

Publikuar

-

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca bën të ditur se BE do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, në përballjen me Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, po ashtu Soreca shkruan se KE po shikon mundësinë për të ridrejtuar fondin IPA…

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rrini të qetë dhe bëni durim”/ Rama: Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt që qëndron në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar një apel qytetarëve të rrinë të qetë, pasi sipas tij, për të gjithë ata që rrinë në shtëpi, nuk do të vijë fundi i muajit pa marrë pagën.

“Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim, të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi!

Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!

LEXO EDHE:  Shqipëria ndër vendet e para për dëbime nga Gjermania

LEXO EDHE:  Ç’do të thotë Brexit për sigurinë e Europës?

Durim ju lutem dhe besim që po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!”-shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta me virusin/ Rama mbledhje me liderët e Ballkanit, pjesëmarrës edhe Oliver Varhelyi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor po zhvillojnë një mbledhje online, në lidhje me luften kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në mbledhje merr pjesë edhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Rama thekson se qëllimi i mbledhjes është garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin.

“Mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online në datën e paracaktuar.

LEXO EDHE:  Kur do të hiqen vizat për kosovarët? 

LEXO EDHE:  Shqiptarët bëhen europianë/ 390 mijë persona kanë marrë nënshtetësi të BE-së

-Garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin

-Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i be për vendet e rajonit tonë në këtë reagim

-Mbledhja e këshillit europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me shqipërinë dhe maqedoninë e veriut

-Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë”-shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi shtyn dhe Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Ne s’biem dot dakord në tryezë, e jo më online

Publikuar

-

Nga

Situata për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka bërë që të shtyhet edhe Reforma Zgjedhore.

Lajmi është konfirmuar nga bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, e cila tha se në varësi të situatës, reforma mund të shtyhet deri në fund të prillit.

Në një lidhje me Skype për Report Tv, ajo vuri theksin se nuk është hequr dorë nga kjo Reformë, por thjesht është shtyrë për shkak të pamundësisë për t’u takuar fizikisht.

“Afatet shtyhen për shkak të situatës së koronavirusit, është e pamundur që ne të takohemi. Kjo ka bërë që të shtyhen takimet deri në fund të prillit. ne kemi mbajtur kontakt se si do të vijojmë. Ekspertët po punojnë, thjesht kontakti fizik është pak i vështirë. Ka pasur dakordësi nga opozita e bashkuar, por edhe nga Komisioni i Reformës Zgjedhore që ka një afat të caktuar dhe ne kemi vendosur për ta shtyrë. Duke parë në varësi të situatës, kjo nuk duhet të na ndalojë se është një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e negociatave”, tha ajo.

Sa i përket mundësisë për të zhvilluar takime online, Hajdari tha se është pothuajse e pamundur, pasi ka pasur vështirësi për të rënë dakordësi në tryzë ballë për ballë, e jo më online.

“Nuk mund të them që është përcaktuar një axhendë online, por kemi komunikuar me Whatsapp, por është pak më e vështirë, ne s’biem dot dakord në tryezë, e jo më online”, tha Hajdari.

LEXO EDHE:  Hahn nuk dorëzohet: Skeptikët të hapin negociatat

LEXO EDHE:  Ç’do të thotë Brexit për sigurinë e Europës?

Ajo ka shpjeguar edhe si është proceduar deri më tani në këtë komision të Reformës Zgjedhore. “Kur bëhen propozimet mbi bazën e metodologjisë. 80% e pikave janë ezauruar, kanë ardhur propozime. Pastaj ne u themi ekspertëve merrni këto propozime dhe punoni mbi to duke na dhënë variante të ndryshme. Kështu kemi bërë mbi kuotën gjinore. Kemi pasur dy variante. 30% kuota gjinore ose një në tre kandidatë të jetë grua. Dhe pastaj ne zgjedhim, por në linjë me ndërkombëtarët”, tha ajo.

Sa i përket ndryshimit të sistemit, një nga kërkesat për të cilat Hajdari, si përfaqësuese e opozitës parlamentare, ka këmbëngulur më shumë, ajo tha se po merret shembull nga Kosova.

“Ekspertët po shohin hapjen e listave, propocional rajonal po me lista të hapura. Nëse kemi një variant propocional kombëtar me lista të hapura, që është mbështetur nga unë. Kur shikoj që ky sistem aplikohet në Kosovë dhe zgjedhjet shkojnë shumë mirë, mund ta marrim si shembull dhe zbaton një nga rekomandimet e OSBE-ODIHR”, sqaroi Hajdari.

LEXO TE PLOTE