Connect with Us

Baton Haxhiu-Eni Vasilit: “Mund të mos e marrësh rrogën muajin tjetër”

Lajme

Baton Haxhiu-Eni Vasilit: “Mund të mos e marrësh rrogën muajin tjetër”

Publikuar

-

Analisti Baton Haxhiu paralajmëroi një krizë të mundshme ekonomike për shkak të betejës me koronavirusin.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Haxhiu i tha moderatores Eni Vasili se kjo e fundit mund të mos e marrë rrogën muajin tjetër, pasi pretendon se bizneset nuk do kenë para të paguajnë punonjësit.

“Eni, nuk e di a do ta marrësh pagën tënde në muajin tjetër. Do të ketë vështirësi për të gjithë ata që janë punonjës të mediave. Pastaj janë bizneset të cilat, do të kenë vështirësinë më të madhe, për pagesat e punëtorëve”, deklaroi ai, ndërsa analisti Andi Bushati mori menjëherë fjalën pas tij dhe foli për ndikimin në ekonomi.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Infektivi/ Tre nga pacientët përmirësime të dukshme, si paraqitet gjendja e të tjerëve

“Korona do të vazhdojë, por kriza nuk do të jetë vetëm shqiptare, por mbarë europiane. Të gjithë do prekemi nga kjo, është çmenduri të thuash jo, që përveç anës shëndetësore, të gjithë do të  prekemi nga ana ekonomike”, nënvizoi Bushati./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Rrëfehet pacienti zero në Shqipëri/ Tregon shqetësimet dhe betejën me koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmuan se pacienti zero i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri ka bërë testimin pas mjekimit dhe ka rezultuar negativ.

Lidhur me infektimin dhe betejën me koronavirusin e ri ka folur vetë pacienti , i cili tregon se temperatura i ka filluar ditën e tretë, ndërsa probleme me frymëmarrjen rrëfen se ka pasur ditën e pestë.

“Ditën e parë kisha vetëm djersë dhe asnjë lloj shqetësimi tjetër. Ditën e tretë filloi temperatura, 38.2 apo 38. 3. Ditën e pestë ka vazhduar mungesa e frymëmarrjes, por jo e papërmbajtshme. Pak e zorshme, por jo e pamundur. Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit ku kam folur me doktorët dhe urgjencën. Jo se kam trajtime me antibiotik. Jam ushqyer si ditë të tjera. Kam pirë paracetomol kur kam pasur temperaturë. Kam pirë lëngje. Është çështje paniku më shumë, nuk është një gjë e pamenaxhueshme. Është pak më shumë se gripi normal. Jam në ditën e tetë. Javën tjetër bëhet tamponi i parë dhe kuptoj nëse kam koronavirus.

Sot jam shumë mirë. Kam vetëm pak kollë. Është një kollë e thatë por jo e bezdisshme. Është një grip shumë i menaxhueshëm. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar njerëzit. As për frymëmarrjen, as për temperaturën e lartë. Familjarët e mi janë në karantinë por nuk janë të infektuar. Unë mund të dal para të hënës me rezultat negativ ndaj koronavirusit. Unë mendoj se e gjithë është vetëm paniku. Po qe se njerëzit do ta kuptojnë kalon shumë më lehtë. Një çikë frikë ishte në fillim. Nuk është se të bllokon menjëherë. Ushqehu mirë, hap dritaret dhe dil në ballkon. Më ka ndihmuar familja”, tha ai për “Open”.

LEXO EDHE:  Shkon në 10 numri i personave të prekur nga koronavirusi

LEXO EDHE:  A tremben nga koronavirusi?/ Ja si përgjigjen Rama dhe Basha

Më tej ai tregon se virusin mund ta ketë marrë gjatë një darke me shumë njerëz ku janë infektuar vetëm tre persona, ndërsa theksoi se jo gjithkush që ka kontakt me një të prekur mund të infektohet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mashtrime të paprecedenta në kohën e Koronavirusit/ Platforma televizive Digitalb gënjen qytetarët

Publikuar

-

Nga

Organi më i lartë i futbollit në Europë (UEFA), vendosi që të shtyjë Europianin e planifikuar për t’u luajtur këtë vit, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të CONVD-19, teksa ky kompeticion do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

– Po çfarë nuk shkon në këtë mes? Eventet u anuluan, Digitalb shpalli fitoren…

Drejtori i Supersportit, njëkohesisht dhe komentator sportiv, Dritan Shakohoxha, mashtroi hapur disa ditë më parë, abonentët e “Supersportit”, pjese e platformës “Digitalb” duke deklaruar, se pas lajmit që po qarkullonte prej kohësh se do të shtyhej Europiani, “Digitalb” menjëherë bleu Copa America. Një mashtrim ordiner ky, pasi licencën e këtij kopeticioni, i shtyrë gjithashtu për vitin e ardhshëm disiponohet nga një tjetër agjensi të drejtave. “CNA” e sfidon publikisht Shakohoxhën të tregojë dokumentin e blerjes së “Coppa Americas”. Në rast të kundërt të bëjë një deklaratë publike dhe t’iu kërkojë falje abontentëve që janë mashtruar pa pikë turpi dhe t’iu kthejë paratë të gjithë atyre që kanë bërë abonimet nga momenti i deklaratës së Shakohoxhës. As  Europian dhe as Coppa America, por vetëm deklarata delirante dhe nxitje për të shitur sa më shumë abonime. “Viktimat” gjithmonë mbeten të njëjtë… qytetarët shqiptarë.

“Zyrtarisht do të vendoset shtyrja e Europianit. Një ekskluzive e ‘Supersportit’. Digitalb po sot që u mor vesh lajmi që mund të shtyhet Europiani, zyrtarizon blerjet e Copa America. Kjo verë nesë do të luhet Europiani do të jetë Botërori i parë me 2 finale Botërore, se do të jetë dhe Europiani dhe Coppa America.O të dyja ose njëra do të luhet, nuk do të diskutohet”, deklaronte Shakohoxha disa ditë më parë.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Qeverinë/ “Eksportoni drogë dhe importoni plehra’

LEXO EDHE:  Basha denoncon projektin e PPP-ve të qeverisë/ Zbulon qëllimin e tyre

– Video e mëposhtme flet vetë, ajo tregon gjithçka çfarë ka thënë Shakohoxha dhe çfarë ka ndodhur relisht. Në një situatë që të gjithë ishin në dijeni se Europiani do të shtyhej për shkak të Koronavirusit,Shako gënjeu kur tha atë ditë që Digitalb bleu të drejtën e transmetimit të Copa Amerika, licencën e së cilit e disponon një tjetër agjensi./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndikimi i koronavirusit në ekonomi/ Luan Bregasi i propozon qeverisë të hapë bizneset

Publikuar

-

Nga

Kryetari i “Biznes Albania” Luan Bregasi ka folur për situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi dhe për ndikimet që mund të sjellë koronavirusi në ekonomi.

Bregasi deklaroi me bindje se ky virus i ri do të ndikojë në ekonomi dhe i propozoi qeverisë që në qytetet ku nuk ka raste të konfirmuara, të mos i mbyllë bizneset.

“Qytetet ku nuk ka raste me COVID-19 nuk është mirë që të mbyllen bizneset. Qeveria gradualisht të kthejë sipërmarrrësit të punojnë. Tregu i punës duhet të fillojë. Mendoj që vete qeveria duhet të fillojë të mendojë shumë fort. Unë kam disa ide që mund t’i flasim së bashku”, tha biznesmeni në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE