Connect with Us

A është ushqimi burim transmetimi i koronavirusit?/ AKU i jep fund aludimeve

Sociale

A është ushqimi burim transmetimi i koronavirusit?/ AKU i jep fund aludimeve

Publikuar

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se nuk ka prova që ushqimi është një burim apo rrugë transmetimi i koronavirusit.

AKU ka publikuar deklaratën e shkencëtares së Autoritetit të Sigurisë Ushqimore Europiane (EFSA) Marta Hugas, ku thuhet se: “Përvojat nga shpërthimet e koronaviruseve të mëparshëm, të tilla si koronavirusi i sindromës së rëndë respiratore akute (SARS-CoV) dhe koronavirusi i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), tregojnë se nuk ndodhi transmetimi përmes konsumit të ushqimit. Për momentin, nuk ka prova që të sugjerojnë se koronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim.”

Duke iu referuar Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), AKU deklaron se virusi po përhapet nga personi në person kryesisht nga pikat e frymëmarrjes që njerëzit thithin, kolliten ose nxjerrin.

“Shkencëtarët dhe autoritetet në të gjithë botën janë duke monitoruar përhapjen e virusit dhe nuk ka pasur raporte të transmetimit përmes ushqimit. Për këtë arsye, EFSA aktualisht nuk është e përfshirë në përgjigjen ndaj shpërthimeve të COVID-19. Sidoqoftë, po monitorojnë literaturën shkencore për informacion të ri dhe të rëndësishëm.

LEXO EDHE:  “Të gjithë skenarët janë në tavolinë”/ Kreu i OBSH mesazh paralajmërues për koronavirusin

Lidhur me sigurinë e ushqimit, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka lëshuar rekomandime paraprake duke përfshirë këshilla për ndjekjen e praktikave të mira të higjienës gjatë trajtimit dhe përgatitjes së ushqimit, siç është larja e duarve, gatimi i mishit në tërësi dhe shmangia e kontaminimit të mundshëm ndër ushqime të gatuara dhe të pjekura. Më shumë informacion mund të gjenden në faqen e internetit të OBSH-së”, shkruan AKU në faqen zyrtare ndër të tjera./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

COVID-19/ Bashkia e Korçës transport të ushqimeve e ilaçeve për pensionistët e vetmuar

Publikuar

-

Nga

sotiraq filo kryetar i bashkise korce

Bashkia e Korçës është e gatshme të ofrojë transportin e ushqimeve apo të ilaçeve për çdo pensionisti të vetmuar i cili sipas urdhërit të qeverisë shqiptare, nuk duhet të dalë nga banesa për të parandaluar marrjen e infeksionit COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo në një komunikim me mediat ditën e sotme.

Ai i ka bërë thirrje të gjithë të afërmëve të moshës së re, që pensionistëve t’iu sigurojnë ushqimin dhe ilaçet në mënyrë që ata të mos dalin nga shtëpitë.

Një thirrje të tillë, Filo e ka bërë edhe për qytetarët pranë të cilëve jetojnë pensionistët, që t’iu mundësojnë furnizimin me ushqime dhe ilaçe.

Bashkia e Korçës, është shprehur Filo se do të jetë e gatshme të ndihmojë për transportin e ushqimeve dhe medikamenteve për të gjithë ata të moshuar që nuk mund ta bëjnë vetë një gjë të tillë.

“Bashkia dhe strukturat e tjera qeveritare, sëbashku me një rrjet vullnetarësh që ne jemi duke ngritur do të jenë të gatshëm të ofrojnë vullnetarisht pjesën e transporit për të plotësuar këto nevojë të pensionistëve me qëllim që lëvizjet e tyre në ambjentet e jashtme të kufizohen sa të jetë e mundur edhe më tepër.

LEXO EDHE:  Ta marrim vesh njëherë e mirë: Ja cilat ushqime duhen konsumuar dhe cilat jo gjatë periudhës së periodave

LEXO EDHE:  Astrologu shqiptar habit me deklaratën/ “Koronavirusi u krijua nga amerikanët”

Duke u nisur edhe nga disa pyetje apo informacione që kemi marrë gjatë ditës së djeshme, pas bërjes publik të këtij informacioni, më duhet të sqaroj që nuk bëhet fjalë për blerjen nga ana e bashkisë të këtyre produkteve. Pra Bashkia dhe rrjetet e vullnetarëve në bazë të këtij orjentimi do të marrin përsipër plotësimin e pjesë së transportit por jo blerjen fizike.”

Bashkia e Korçës ka vënë në dispozicion dhe numrin pa pagesë 0800 34 34 ku qytetarët mund të telefonojnë nga ora 8 deri në orën 16 për të këkuar transport për ushqime dhe ilaçe të nevojshme për pensionistët e vetmuar.

Filo ka përsëritur edhe njëherë si mjaft të rëndësishme respektimin e rregullave të higjienës personale dhe evitimin e daljeve të panevojshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Silva Bino sqaron qytetarët/ “Analiza e koronavirusit nuk do të bëhet për këdo që prendon se është sëmurë”

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka sqaruar edhe njëherë qytetarët se analiza për koronavirusin nuk do të bëhet për të gjithë që ata që dëshirojnë, ose kanë pretendime se janë sëmurë.

“Ju të gjithë e keni keqkuptuar, OBSH-ja thotë të thyejmë zinxhirin e infeksionit, të gjurmojmë dhe të testojmë rastet e dyshuara.E kanë kuptuar gabim pasi unë e kam dëgjuar shumë mirë se çfarë ka thënë OBSH’’, është shprehur Bino për “Java News”.

Kjo deklaratë e Binos, vjen pasi shumë media ndërkombëtare kanë shkruar se se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sugjeruar që të bëhen sa më shumë tampona (analiza, ekzaminime) në mënyrë që t’ë zbulojmë rastet dhe të parandalojmë përhapjen Covid-19.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mësuesi me koronavirus në Korçë/ Reagon sërish shkolla

Publikuar

-

Nga

Shkolla greke jopublike “Omiros”, në Korçë, ka reaguar sërish për mësuesin që rezultoi pozitiv me COVID-19.

Përmes një deklarata zyrtare, shkolla njofton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mësuesit e shkollës dhe nxënësit.

Ndërsa bëhet me dije gjithashtu, se familjarët e mësuesit të infektuar kanë bërë testin e virusit dhe kanë rezultuar negativë./CNA.al

Mësuesi me koronavirus/ Zbardhen detaje të reja nga rasti i Korçës

LEXO TE PLOTE