Connect with Us

A do të ndikojë ngrohja e kohës në zhdukjen e pandemisë?/ Ja çfarë thonë mjekët

Sociale

A do të ndikojë ngrohja e kohës në zhdukjen e pandemisë?/ Ja çfarë thonë mjekët

Publikuar

-

Shkencëtarë të ndryshëm në botë ndajnë mendime të ndryshme përsa i takon efektit që do të kenë temperaturat e larta kundër virusit korona. Lidhur me këtë ka folur dhe mjeku i njohur pneumolog në Shqipëri, Perlat Kapisyzi, i ftuar në emisionin “Përballë” .

“Shpresat janë por shpresat nuk janë që të presim ishallah po ngrohet koha. Teoria e ngrohjes se kohës është si ajo që o zot më ndihmo të më bjerë llotaria dhe zoti tha bli njëherë biletë pastaj ta shohim.  E njëjta gjë, temperaturat mund ti presim por nqs ne do jemi të kujdesshëm dhe të fortë në vendimarrje, kjo përsa i përket kufizimit dhe distancimit social dhe gjurmimit te rasteve. Sigurisht dhe higjenes personale.  “

Doktor Kapisyzi shtoi se çëlsi i suksesit kundër koronavirust është distancimi social dhe higjena personale.

“ Rruga respiratore është rruga kryesore e përhapjes, pra me spërklat e pëshymës, prandaj distancimi social dhe higjena personale të dyja këto bashkë janë masa të domosdoshme për të thyer zinxhirin e përhapjes së këtij infeskioni. “

LEXO EDHE:  Akuzat e PD-së/ Rama injoron Bashën: Lërini në dëshpërimin e tyre

Por a duhet distacim edhe Brenda murave të shtëpisë?

“Covid ka një përqasje biologjikisht ndryshe nga gripi, ai të lë pesë ditë ta përhapësh, të kesh kontakte për të infektuar. Ndërsa gripi të lë dy ditë. Nëse rrini 5 ditë me njerëzit e shtëpisë dhe ditën e 6-të personi ka shenja këto 5 ditë janë ditë që mund të kenë infektuar njerëzit e shtëpisë.  E vetmja mënyrë është vetizolimi, nuk duhet të ketë panik. Dëgjoj që thonë kam dalë pozitiv ca të bëj me prindërit. Atehërë do rrish i izoluar me maskë,  dhe ata me maskë gjithashtu dhe në pritje për simptomat”, tha ai.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Fillimi i mbarë, gjysma e punës”/ Tritan Kalo entuziast: Në një kohë jo të largët do ta zëmë shah-mat këtë sëmundje

Publikuar

-

Nga

Ndërsa në Shqipëri numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 55, një lajm i mirë erdhi mbrëmjen e sotme nga Spitali i Infektivit, ku ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu bëri me dije se “pacienti zero” është drejt shërimit, ndërsa pritet dhe një analizë e dytë për tu konfirmuar plotësisht.

Këtë lajm të mirë e ka ndarë dhe mjeku Tritan Kalo, teksa shprehet besimplotë se puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i mantelbardhëve në një kohë jo të largët, do ta “zërë shah-mat” këtë sëmundje mjaft të rrezikshme por jo të pamposhtëme.

“FILLIMI I MBARË shënon edhe gjysmën e punës….Negativizimi dhe pragshërimi i plotë i të sëmurit të parë me Covid-19, shënon një SUKSES të merituar të ekipit të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive….SUKSESE edhe të mëtutjeme të gjithë Mantelbardhëve, Infermjerëve, Imazheristëve, Farmacistëve, Sanitarëve, Barelistëve, Koordinatoreve dhe Administratoreve të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”…..Jemi për momentin “remi” në ndeshjen e gjatë të shahut me supertinzarin Covid-19…PUNA, PROFESIONALIZMI dhe PËRKUSHTIMI i ekipit tone, jam mëse i sigurtë se në një kohë jo të largët, do ta “zërë shah-mat” këtë sëmundje mjaft të rrezikshme por jo të pamposhtëme…. Durimi, Guximi dhe Këmbëngulja e të gjithëve NE, por edhe e të gjithë kolegëve në QSUT si dhe në ngrehinat e tjera të Shëndetit Publik të paracaktuara për ndjekjen e të sëmurëve me Covid-19, do të na nxjerë PATJETËR faqebardhë në këtë betejë për triumfin e JETËS!!!

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kisha Orthodhokse njoftim mbi Liturgjitë dhe masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19

Publikuar

-

Nga

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/ Tjetër njoftim mbi masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19 (Koronavirus)

Duke parë situatën e re të krijuar, kur rastet me Covid-19 po shtohen, përsëri me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të dashurisë për grigjën tonë, njoftojmë si më poshtë klerin dhe besimtarët orthodhoksë për disa masa të tjera mbrojtëse shtesë:

1) Kishat orthodhokse do të vijojnë të jenë të hapura për lutje personale. Por, për të shmangur grumbullimin e njerëzve dhe për të kufizuar kontaktet fizike, si masë për kufizimin e përhapjes së virusit, nuk do të zhvillohet asnjë shërbesë.

2) Deri në një njoftim tjetër të ri, Liturgjia Hyjnore e të dielave dhe e të kremtes së Ungjillëzimit do të kryhet vetëm në kishëzën (kapela) e Trinisë së Shenjtë të Qendrës Sinodike në Tiranë, me dyer të mbyllura, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio “Ngjallja” nëpërmjet valëve FM dhe internetit dhe në rrjetet sociale.

3) Po ashtu edhe në Mitropolitë e tjera do të kryhet Liturgjia me dyer të mbyllura në kishëza (kapela) të vogla.

Kujtojmë se kjo pandemi duhet të përballohet me shumë kujdes, pa panik, me lutje dhe besim tek Perëndia, si edhe me dashuri dhe përgjegjësi të madhe për të afërmit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

10% e atyre që preken humbin jetën/ Mjeku i njohur tregon se pse në Itali ka më shumë viktima se në Kinë

Publikuar

-

Nga

Mjeku Italian, Giulio Tarro në një lidhje me emisionin “Tempora” u shpreh se Italia vijon të jetë në fazën e rritjes të të prekurve nga koronavirusi.

Sipas tij, vdekshmëria në këtë vend do të jetë në nivelin e 10% të personave të infektuar ndërsa tregoi dhe pse kjo shifër është më e lartë se sa në Kinë.

“Sot jemi ende në fazën e rritjes të të prekurve, kemi një numër të konsiderueshëm të personave që shtrohen në spital. Kemi dhe ata që shërohen, por kemi dhe viktima që krahasuar me numrin e atyre të Kinës, që kishin 2% të vdekshmërisë, ne jemi duke riskuar të kemi 10% të vdekshmërisë.

Nga Kina, sot që themi që ka përfunduar epidemia, ka të dhëna më të sakta nga studiuesit amerikan. Duke konsideruar të dhënat që vijnë nga 592 spitale kam mundur të kuptojmë se vdekshmëria është ulur më pak se 1%. Sepse ajo që duhet të bëjmë dhe ne në Itali, duhet të zgjerojmë testin për një numër pacientësh që nuk janë shtruar në spital. Ata që janë të shtruar janë pacientë që kanë dhe sëmundje të tjera.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Shqipëri/ Thirrja e fortë e Lubonjës: Të hetohet rrugëtimi i pacientit zero

LEXO EDHE:  A trasmetohet koronavirusi nga kartmonedhat?/ Genc Sejko: Nuk kërkon vëmendje të veçantë

Duhet bërë dallimi mes pacientëve që janë shëruar dhe atyre që kanë një prekje shumë të rëndë nga koronavirusi. Vendet e emergjencës dhe repartet e terapisë, për shkak të uljes së shpenzimeve në shëndetësi, janë përgjysmuar nga 1995 deri në vitin 2015.

Edhe kur mësuam për këtë epidemi kineze nuk ndodhi asgjë në ndryshim nga Franca, që i dyfishoi vendet e terapisë intensive. Tani ndodhemi në një numër në rritje të testeve, pasi më parë bëheshin vetëm personat e infektuar. Kemi 10% vdekshmëri. Edhe pse ka shumë të shëruar shifrat janë shumë të larta me koronavirus. Kjo bën të kuptohet se përhapja e virusit është shumë e madhe”, u shpreh ai./CNA.al 

LEXO TE PLOTE