Connect with Us

Video-Paralajmërimi i Ramës për gjoba dhe sanksione/ Spaho kritika të ashpra

Politikë

Video-Paralajmërimi i Ramës për gjoba dhe sanksione/ Spaho kritika të ashpra

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka krahasuar masat e marra nga kryeministri Edi Rama dhe nga qeveria italiane lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Spaho ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku Rama deklaron se do ta marrë sanksione të rënda dhe do të vendosë gjoba, ndërsa përmenden edhe masat e qeverisë italiane.

Demokrati thotë se COVID-19 nuk luftohet me gjoba, por thekson se duhet një plan i qartë social-ekonomik.

“Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social – ekonomik. Pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët. Pa buxhet në dispozicion nuk paguhen qytetarët që po detyrohen të rrinë në shtëpi. Pa buxhet nuk ndihmohen më të varfrit! Pa buxhet në dispozicion nuk rimbursohen bizneset. Kryeministër i skaduar”, shkruan Spaho krahas videos./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kush po e sulmon Blendi Fevziun/ Beso i Tajvanit, Batoni apo Haxhiu i tatimeve?!

Publikuar

-

Nga

Një portal dhe një gazetë, hyri në treg para disa muajsh dhe po tenton të jetë pjesë e tregut mediatik shqiptar. Ndërkohë që shtypi i shkruar po falimenton dhe shumica e gazetave në botë po mbyllen apo ridimensionohen, në treg hidhet një gazetë e shtypur dhe një portal online.

             Besnik Sulaj

Në momentet e para u raportua se kjo media ishte e financuar nga Besnik Sulaj, i njohur ndryshe si Beso i Tajvanit, dhe këtë e raportoi në një material Politiko e Alfred Lelës, në 18 janar 2020. Politiko shkruan se gazeta e re, ishte thuajse me të njëjtin imazh si MAPO e dikurshme, dhe raportohej se kjo gazetë kishte një porosi të veçantë të drejtuesve të saj për të mos sulmuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn.( Lexo këtu)

Sot pas dy muajsh, në qoftë se do ta verifikosh, del se vërtetë as Rama dhe as Veliaj as nuk sulmohen dhe as nuk investigohen nga kjo media. Por, gjithësesi kjo është një linjë redaksionale e zgjedhur prej tyre.

  Haxhi Dybeli

Vetë Besnik Sulaj e ka mohuar, disa herë faktin që të ketë lidhje me këtë media, pavarësisht miqësisë dhe njohjes së vjetër me pronarin e saj i cili rezulton të jetë Haxhi Dybeli, një ish-punonjës i Hetimit Tatimor.Besnik Sulaj e mohon lidhjen me gazetën “Fjala”, por ai nuk mohon miqësinë, ashtu sikundër dhe vetë zoti Dybeli e njeh dhe e pranon miqësinë me zotin Sulaj, por thotë se ajo si gazetë është në pronësi të tij.

Prej disa ditësh, kjo media ka filluar një sulm të pandalshëm ndaj gazetarit Blendi Fevziu.

Nuk është hera e parë që Fevziu sulmohet. Ai është një personazh publik me pasuri, me prona dhe gjithmonë ka pasur përplasje publike apo akuza mediatike.

Gazetari Saimir Kola në një postim të tij në rrjetet sociale ka sjellë një detaj. Ai zbulon se kush sipas tij është personi që po sulmon Blendi Fevziun. Ai ka bërë një investigim të thjeshtë dhe thekson në postimin e tij se kush mund të jetë “thika pas shpine” ndaj Fevziut, duke theksuar se personi që qëndron pas këtij sulmi është Baton Haxhiu.

                Baton Haxhiu

“Tek formulari i regjistrimit për këtë subjekt pra Albanian Post SHPK vendoset kjo adresë:

TIRANE Blv. Zhan D’ark, Kulla 1, Kati 3 (mbrapa fushave te tenisit), ZK 8380, Vol 25, Fq 211, Nr.Pas 7/210/Nd+1-7 -> kjo adresëështë identike me adresen e medias që permenda me lart e cila sulmon Blendi Fevziun. Pra, Fjala.al dhe Albanian Post janë e njëjta gjë.Vijojmë më tej. Përshkrimi i Albanian Post Shpk është copy paste me FJL MEDIA shpk. Dhe bindja që këto dy subjekte janë në fakt e njëjta gjë përforcohet nga ajo çka deklaron vetë administratori i FJL MEDIA SHPK në profilin e tij ne facebook, ai shkruan qe eshte: Office Administrator at Albanian Post shpk…

Po kushështë administratori i vërtetë i Albanian Post SHPK?

Ai është Baton Haxhiu, e deklaruar kjo në QKB.

Është vështirë të aludohet se Rama po i bën presion Fevziut, por që Batoni po e bën këtë, ska më asnje pikë mëdyshje.

Kjo është thika pas shpine.”-shkruan Saimir Kola.

CNA.al thelloi investigimin pas postimit të kolegut Kola, por edhe të detajeve që përmendëm më sipër.

Në QKB ekzistojnë tre kompani, të cilat kanë të njëjtin pronar, Haxhi Dybelin dhe këto mund t’i shikoni ku, të cilat janë dy shpk, dhe një person fizik.

Pra, ajo që shkruan gazetari në lidhje me kompaninë dhe administratorin e saj, duket të jetë e vërtetë.

Por, ku hyn Baton Haxhiu dhe a ka lidhje me Haxhi Dybelin, ish-tatimorin, që është pronari i Fjl.

Sipas të dhënave në ekstraktet e QKB-së, del se një kompani tjetër është themeluar në janar të këtij viti. Ajo quhet Albanian Post, dhe është një kompani e cila çuditërisht ka të njëjtin aktivitet, copy paste, ka të njëjtat fjalë në ekstrakt, por është në pronësi të Baton Haxhiut.

Po të krahasosh ekstraktet e mësipërme të kompanisë së ish-tatimorit Dybeli me kompaninë e Baton Haxhiut, del se subjektet kanë të njëjtin aktivitet dhe të njëjtën adresë.

Pra, kompania e themeluar nga Baton Haxhiu ka të njëjtën adresë me Fjl, ashtu siç e kishte thënë edhe kolegu Kola në postimin e tij.

Por, çfarë ndodh?

Një nga kompanitë e zotit Dybeli më përpara ka pasur emrin Albanian Post, emër ky i ndryshuar në 9 janar të këtij viti, pranë QKB-së, duke e bërë FJL, pra Fjala Marketing dhe më pas të nesërmen, në datën 10, pasi kompania e parë ndryshon emër, Baton Haxhiu regjistron kompaninë e tij Albanian Post, në QKB.

LEXO EDHE:  Përfshirja e policisë nga Rama në fushatë/ LSI ankimon vendimin e Prokurorisë

LEXO EDHE:  Emërimi i Ahmetajt ministër/ Analisti: Do jetë vetëm firmosës dhe vulosës i liderit suprem

Është totalisht e “rastësishme” që të dyja kompanitë e Fjalës, dhe e Baton Haxhiut, kanë të njëjtën adresë, të njëjtin përshkrim dhe të njëjtën lidhje në thelb.

Por, çfarë rezulton në profilin zyrtar të ish-tatimorit në rrjetet sociale?

Ai deri sot në mëngjes ka pasur të publikuar në profilin e tij punën si administrator i kompanisë “Albanian Post”.Ne e kemi siguruar me foto.

Sapo CNA.al filloi investigimin sot në mëngjes, dhe po komunikonte dhe pyeste personat e përfshirë në këtë skemë, rezultoi se zoti Haxhiu ndryshoi profilin e tij.Pra, nga administrator i kompanisë “Albanian Post”, Baton Haxhiu u kthye në administrator i Fjala.al, një orë më pas.

 

Deri këtu gjithçka mund të jetë e rastësishme dhe Dybeli pyetjes tonë në lidhje më këtë ndryshim ju përgjigj se ka 6 profile dhe tallet në rrjetet sociale.

Por, ne shkuam më tej. Kur komunikuam me Haxhi Dybelin, ish-tatimorin që tashmë është bërë pronar medie dhe boton një portal dhe një gazetë, ai iu shmang pyetjeve tona dhe gjithmonë thoshte vetëm një fjali “Nuk e njoh dhe nuk e kam takuar kurrë Baton Haxhiun”,

Pyetjes sesi ka mundësi që nuk e ka takuar kurrë, ndërkohë që sipas regjistrimit në QKB, rezulton se kanë të njëjtën zyrë, në të njëjtën godinë dhe me të njëjtin aktivitet, ai iu përgjigj në disa raste duke thënë “çfarë halli keni. Unë jam arkivë e gjallë. Mos më detyroni të flas dhe unë”, e të tjera si këto. Pa folur pastaj për komunikime të tjera.

Por, për të qënë të vërtetë, ai gjithmonë këmbëngul te fakti se nuk e njeh Baton Haxhiun, megjithëse në faqen e tij të profilit të facebook, ka shkruar vetë se ka punuar si administrator i subjektit në pronësi të Baton Haxhiut dhe adresa e bizneseve të tyre është e njëjtë. Dy kamberë në një derë?

Kur e pyetëm sesi ka mundësi që ka të njëjtën zyrë me Batonin dhe nuk kanë njohje apo lidhje, ai tha se “këtë punë mund ta ketë ngatërruar avokati apo QKB-ja”, e cila sipas tij ashtu i shkruan aktivitetet apo nuk dinte të na thoshte sesi “rastësisht” ka të njëjtën adresë me Baton Haxhiun.

Ai mohon kategorikisht që ta ketë njohur apo ta ketë takuar Batonin.

Në postimin e tij gazetari Saimir Kola pretendon se është Batoni pas këtij sulmi ndaj Blendi Fevziut. Por ne kemi marrë informacion se pak javë më parë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu kanë qënë bashkë me familjet e tyre për pushime në fundjavë.

Pra Besnik Sula, sipas Haxhi Dybelit ska lidhje me median e tij, Batoni jo e jo, pra Dybeli po sulmon Fevziun për pronat dhe gjyqet e tij?

Skema se kush është nga pas këtij sulmi, ndoshta për shumë njerëz nuk ka rëndësi. Por, detajet na thonë diçka.

Besnik Sulaj e mohon faktin e lidhjes së tij me ish-tatimorin Haxhi Dybeli, i cili sot është pronar mediash. Nga ana tjetër ky i fundit del se ushtron aktivitetin e tij në të njëjtën zyrë ku ushtron Baton Haxhiu, por të dy nuk njihen me njëri-tjetrin.  Dhe më tej media në pronësi të ish-tatimorit sulmon Blendi Fevziun.

Kjo është skema ku ndoshta Besnik Sulaj ngelet jashtë, pasi ai ka pretenduar shpesh se nuk ka lidhje me këtë media.

Nga ana tjetër edhe vetë Haxhi Dybeli pretendon se nuk e njeh Batonin, ç’ka kërkon që të marrë përsipër ndoshta diçka që vërtetë ngre shumë pikëpyetje.Është një dhe vetëm një fakt, ai ushtron aktivitetin e tij në të njëjtën zyrë me Baton Haxhiun ose e kundërta Baton Haxhiu ka të njëjtën zyrë me median që po sulmon Blendi Fevziun.

Deri këtu skema është e qartë. Dikush po sulmon Blendi Fevziun dhe në atë zyrë, punon edhe Baton Haxhiu, sipas ekstraktit që ne e kemi publikuar më lart.

Kush është personi i vërtetë që qëndron pas sulmeve dhe pse po bëhen ato, këto tashmë kanë pak rëndësi.

Njerëzit publikëdo sulmohen, do akuzohen dhe për interesa të tjera. Por, këto skemat e vogla të intrigave në mediat shqiptare me personazhe të dyshimtë flasin jo pak, dhe sidomos së fundi ku tregu është mbushur me shumë media dhe secili kërkon që të qëndrojë në lojë. Dikush duke luajtur me copy paste, dikush vjedhur informacionet e tjera, dikush duke sulmuar një personazh publik apo dikush duke thënë të vërtetat që duan shqiptarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndalimi i lëvizjes në këmbë/ Noka i përvishet Ramës: Po përpiqesh të na çmendësh të gjithëve

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama, i cili lajmëroi qytetarët se nuk do lejohet as lëvizja në këmbë pas orës 18:00.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale Noka shkruan se loja e kryeministrit me lloqe katundi nga Surreli është e rrezikshme dhe se po përpiqet të na çmendë të gjithëve

“Perfundimisht kryeministri yne duhet konsideruar i rrezikshem …Loja qe po luan vetem me lloqe katundi nga ekrani ne Surrel , pa dal asnje dite ne pune dhe pa asnje mase konkrete ne sitsemin shendetesor eshte loje me rrisk te larte ne kurriz te shendetit te shqiptareve eshte e rrezikshme e deri ne kriminale.

Qe ne shkurt PD dhe opozita dhane alarmin dhe percaktuan masat qe duhen marre per ti bere balle kesaj situate te rende . U kerkua te sigurohen maska per popullaten ,te siguroheshin tampone te mjaftueshem nderkohe kryeministri tallej me thirrjet tona .U kerkua te kontrollohej cdokush qe vinte nga Italia e te zbatohej karantina e detyrueshme ndersa kryeministri na percmonte..Ngritem zerin fort qe te siguroheshin aparate respiratore dhe medikamente si garanci per te perballuar valen goditese te Covid 19 por cdo gje binte ne vesh te shurdher ..

Pervec keshillave per te lare duart e per te bere joga cfare masash ka marre ai per sistemin shendetesor? Zero. Vetem vetburgosje pa afat per te gjithe.. .E shikoni cfare po ben qeveria italiane ,,ajo gjermane dhe vende tjera duke shtuar 4000 e 10000 poste reanimimi dhe blere po aq aparate respiratore .Shto ketu edhe miliardat qe po shkojne per blerjet e medikamendeve qe jane vertetuar ne Kine dhe ne Itali qe japin efekt rrezikshem ..

Edhe sivllai i tij Vuçiç mbreme deklaroi masat dhe qetesoi popullaten e vendit te tij duke i thene se ka rezerva ushqimore jo per kater muaj por per 4 vjet e ka blere medikamente dhe aparate respiratore qe ti bej balle me sukses kesaj beteje.Edhe Kosova qe eshte shtet shume me i vogel se ne akordoi 10 milion euro per pajisje e .A e din ky Kryeminister se disa antivirale qe jane vertetuar efektiv nuk egzistojne thuajse ne listen e barnave ne vendin tone dhe disa medikamente qe luftojne komplikacionin kryesor jane ne sasi te paperfillshme .

LEXO EDHE:  Emërimi i Ahmetajt ministër/ Analisti: Do jetë vetëm firmosës dhe vulosës i liderit suprem

LEXO EDHE:  Emërimi i Ahmetajt ministër/ Analisti: Do jetë vetëm firmosës dhe vulosës i liderit suprem

A e din ky kryeminister qe numri i aparateve respirator eshte i paperfillshem??Per keto masa sja ndjen kryeministritas te flas e jo me ti ndermarre ..A e ka degjuar njeri te flas per keto ??Asnjehere ..Per check up -in e Vilmes nuk i kurseu 120 milion Euro …Ndaj eshte i rrezikshem Sepse kryeministri yne ben vetem lloqe nga bunkeri .Asnje mase nuk degjojme te thote per te forcuar sistemin shendetesor qe te jete ne gjendje te perballoje valen goditese qe pritet te vije se shpejti.Te vetmet masa jsne burgosja kolektive pa afat dhe kercenime per gjoba e burg kush nuk i bindet .

Masa tjeter e rrrzikshme eshte mbyllja” e embel”mediave qe shqiptaret mos kene mundesi te mesojne te verteten por vetem ate qe do ju vij nga bunkeri i Surrelit .Kjo sjellje e nje kryeministri pa masa per fuqizim te sistemit shendetesor eshte e rrezikshme .Ai mbase eshte i bindur se Covid 19 e lufton me propogande pa masa drastike financiare per shendetesine dhe ekonomine. Por kjo eshte cmenduri..Dhe tashme po perpiqet te na cmend te gjjtheve.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Koronavirusi do ketë efekte në ekonomi”/ Ish-zv.ministrja e Ramës propozime qeverisë

Publikuar

-

Nga

Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj ka folur për situatën aktuale në vend dhe pasojat që mund të lërë koronavirusi në Shqipëri.

Beqiraj deklaroi se ky virus do të ketë efekte negative në ekonomi për shkak të mbylles së shumë bizneseve dhe shumë disa faktorëve të tjerë. Ish-zv.ministrja e Edi Ramës tha se qeveria duhet të ketë një plan më të qartë për ekonomistët.

Ajo propozoi që qeveria dhe Banka e Shqipërisë të mendojnë për një prerje të re të parasë, pasi sipas saj do të ndikonte në përmirësimin e ekonomisë.

LEXO EDHE:  Manjani ironizon Ramën/ U foli ambasadorëve, sikur u flet Habilajve

LEXO EDHE:  Edi Paloka këshillon Ramën/ “Kujdes nga overdoza…”

“Në ekonominë shqiptare duhet të dalim nga zona e komfortit dhe duhet të përdorim disa metoda të tjera. Ne duhet të mendojmë një prerje të re të parasë. Kemi jetuar në një kohë të mbivlerësimit të monedhës. E kanë bërë SHBA. Këto para vihen në dispozicion të buxhetit të shtetit. Ndikojnë në ngritjen e kërkesës. Kuptohet që duhet të jetë e kujdesshme, e mirëmenduar, ka ardhur koha ta mendojmë dhe jo vetëm qeveria, por edhe Banka e Shqipërisë dhe ekonomistët”, deklaroi Beqiraj në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE