Connect with Us

Vetëm 22 shkelje në të gjithë Shqipërinë/ Rama publikon grafikët dhe falenderon qytetarët

Politikë

Vetëm 22 shkelje në të gjithë Shqipërinë/ Rama publikon grafikët dhe falenderon qytetarët

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dy grafikë informacioni lidhur me situatën e vetëkarantinimit të qytetarëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se gjatë ditës së sotme janë regjistruar vetëm 22 shkelje në të gjithë territorin e Shqipërinë.

Lideri i qeverisë falenderon qytetarët që kanë zbatuar të gjitha vendimet e marra ditët e fundit dhe thekson se numri i shkeljeve është ulur.

“Sot vetëm 22 shkelje në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë! Fantastike! Shumë mirënjohje të gjithë motrave e vëllezërve të ardhur nga Italia dhe të gjithë atyre që janë këshilluar me vetëkarantim. Shkeljet totale nga fillimi i kontrolleve intensive dhe matjeve në regjistrin digjital janë përsëri shumë pak! Mirënjohje dhe sa më shumë durim të gjithëve”, shkruan Rama./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vetëm në Shqipëri kam parë mjekë të sëmuren”/ Kryemadhi përplaset me Piperon

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa kritikoi ashpër masat e ndërmarra nga qeveria lidhur me pandeminë e koronavirusit, ka hasur kundërshtinë e mjekut infeksionit Pëllumb Pipero nga studio e “Open”.

Kryemadhi tha se nuk bie aspak dakort me masat e qeverisë. Kritikoi ndalimin e levizjes së këmbësoreve por edhe faktin që kemi 8 mjekë (personel shëndetësor) të infektuar.

“Vetëm në Shqipëri kam parë unë të sëmuren 8 mjekë dhe infermierë. Megjithatë jemi në dorë të Zotit”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Foto/ Zbulohen civilët e Ramës në protestën e opozitës

LEXO EDHE:  Rama për Blushin: Nuk komentoj komentatorët

Ndërsa ndërhyri Dr.Pipero, duke theksuar se po flet si mjek, pa ngjyrime politike, se masat janë të domozdoshme në këtë rast./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ndalohet koronavirusi me postblloqe”/ Kryemadhi-Ramës: Dil nga bunkeri dhe shko tek mjekët

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, një një lidhje me emisionon “Open”, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama, lidhur me masat e marra për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Kryemadhi u shpreh se virusi nuk parandalohet me postblloqe dhe gjoba, ndërsa i bëri thirrje atij të dalë nga bunkeri dhe të shkojë pranë mjekëve.

“Nuk jam fare e shqetësuar.  Jam partizane që gjërat ti shohim me pozitivitet.

Gjëja kryesore që duhet të jemi të shqetësuar është shëndeti i qytetarëve, që është lënë në dorë të fatit.

Më shqetëson mungesa e sftafit mjekësor. Kushtet e tmerrshme me të cilat ata punojnë.

Të vishesh me një veshje normale, nuk do të thotë që mbrohesh, kur një virus për hirë të së vërtetës është enigmatik.

Virusi nuk vitet me postoblloqe, por me një shëndetësi të zhvilluar për të ecur para.

LEXO EDHE:  Foto/ Zbulohen civilët e Ramës në protestën e opozitës

LEXO EDHE:  Nga Koço Kokëdhima/Me Ramën rruga jonë për në Bruksel kalon nga Beogradi

Nuk ka ndalur njeri policia në Itali se ka dalur duke ecur në këmbë.

Shikoj më një kryeministër që duhet të jetë me maskë tek spitali, dhe duhet ti japi dorën mjekëve dhe infermierëve, por na del nga bunkeri vet.

Se ka frikë Edi Rama nga problemet me frymarrjen që ka nuk do të thotë që të masat e ndërmarra janë në rregull. Kam parë kreun e opozitës që shkon në zyrë dhe nxjerr masa. Ndërsa Rama ka frikë nga problemet shëndetësore që ka, dhe nuk lëziv nga Surreli.

Nëse  nuk e përballon dot, të japë dorëheqjen, ka plot socialiste të ndershëm.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu përgënjeshtron PD-në për anullimin e Check Up-it/ Basha i përgjigjet menjëherë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përgënjeshtruar pak minuta më parë Partinë Demokratike lidhur me lajmin se është anulluar kontrata 120 milionë euro e “Check Up”-it.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se lajmi është i rremë dhe se “Check Up nuk është anulluar, por pezulluar deri në rikthimin e normalitetit, kur njerëzit do të vijojnë sërish të kontrollojnë falas gjendjen e tyre shëndetësore.

Lidhur me këtë vendim është pyetur edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha në emisionin “Open” nga moderatorja Eni Vasili, e cila tha se për kryedemokratin është një lajm i keq.

Por Basha u përgjigje menjëherë duke thënë se ky nuk është lajm i keq për të por për qytetarët. Lideri i opozitës tha më tej se ky është një hap i parë të cilin dhe e përshëndeti.

LEXO EDHE:  Kriza/Zëri i Amerikës: Takimi Rama-Basha në pikëpyetje

LEXO EDHE:  Kriza/Zëri i Amerikës: Takimi Rama-Basha në pikëpyetje

“Ky është një hap i parë që ndoshta me vonesë, por do ta përshendesja në emrin tim, në emrin e Partisë Demokratike dhe në emrin e opozitës”, deklaroi pa u ndalur gjatë Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE