Connect with Us

Thirrja e specialistes/ Kujdes nga këta objekte, koronavirusi mund të qëndrojë deri në tre ditë

Sociale

Thirrja e specialistes/ Kujdes nga këta objekte, koronavirusi mund të qëndrojë deri në tre ditë

Publikuar

-

Detina Zalli, pedagoge në Oxford në një lidhje me emisionin “Opinion” tregoi se kush janë objektet ku mund të qëndrojë më gjatë koronavirusi.

Zalli shpjegon se koronavirusi qëndron më gjatë në sipërfaqe si plastika dhe çeliku, duke qëndruar aty dhe për rreth tre ditë.

“Në fakt ka patur shumë studime mjkësore. Një studim në Kinë, ka treguar që virusi qëndron 24 orë në një sipërfaqe që është e sheshtë si dërrasë dhe deri në tre ditë si plastika ose çeliku. Preferon sipërfaqe të sheshta, ndërsa rrobat për shembull nuk janë sipërfaqe të sheshta dhe mendohet se nuk qëndron gjatë. Edhe këpuca ka sipërfaqe te sheshtë, nëse prek këpucën dhe prek me dorë gojën ose syrin do merret. Ushqimi nuk është rrezik, por rrezik janë më tepër lugët, gotat, për shembull një kafe që përdoret nga të gjithë njerëzit dhe nëse prekim me duar fytyrën mund të transmetohet.”-tha Zalli./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Publikuar

-

Nga

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Rixhin Qosja ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ABC news, ku ka aqaruar situatën se çfarë pritet të ndodhë në vijim pas aludimeve për pezullim të aktivitet sërish.

Ai pohoi se transporti urban po ndesh vështirësi ekonomike dhe s’mund të vazhdojnë më tej aktivitetin.

“Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim.

LEXO EDHE:  Firmoset marrëveshja/ 30 respiratorë të rinj për përballimin e COVID-19

LEXO EDHE:  Vdekja e një "gënjeshtari", që u kthye në hero/ Historia e mjekut që paralajmëroi botën për Koronavirusin

Ne patëm mundësi të rifillonim punën pasi ndryshimi i protokollit bëri që ne të pranonim por nuk kemi hequr dorë nga kërkesat ekonomike….”, shprehet Rixhin Qosja.

Shoqata e Transportit thekson se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, që presin të realizohen nga qeveria.

“Pika e parë që ne kërkojmë është zerimi i TVSH-së, gjithashtu kërkojmë heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit”, tha Qosja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mbi 4 mijë vizita dhe shërbime në 28 qendrat verore/ Manastirliu: Identifikohen rastet e para me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Mbi 4 mijë vizita dhe shërbime në 28 qendrat verore/ Manastirliu: Identifikohen rastet e para me COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrat shëndetësore verore në Vlorë, ku ka kërkuar angazhim maksimal për respektimin e protokolleve antiCOVID, për të identifikuar në kohë rastet e dyshuara dhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit në zonat turistike, të cilat pritet të kenë fluks të shtuar pushuesish.

“Në protokollet e vendosura në 28 qendrat shëndetësore verore është gjithashtu një protokoll i posaçëm, i cili përcakton të gjitha hapat që duhet të marrë një mjek apo një infermier, në momentin kur ballafaqohet me një rast të dyshuar me COVID19. Janë deri tani disa dhjetra raste të dyshuara në qendrat verore, të cilët janë evidentuar nëpërmjet protokolleve të përcaktuara nga stafet mjekësore dhe më pas kanë ndjekur rrugëtimin dhe protokollin nga epidemiologët dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vetëm në këto javë që nga hapja, në qendrat verore janë realizuar mbi 4 mijë shërbime shëndetësore për qytetarët dhe turistët.
“Vetëm në këto javë janë ofruar më shumë se 4000 shërbime, konsulta, mjekime nga të gjithë qendrat shëndetësore verore nga Shkodra në Sarandë. Të gjithë qendrat shëndetësore verore janë të pajisura me mjetet e mbrojtjes personale kur flasim për protokollet antiCOVID. Nga ana tjetër, të 18 pikat e ambulancave të Urgjencës Kombëtare janë të vendosura në postacione specifike për të garantuar mbërritjen e shpejtë në vendin ku ndodh urgjenca”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  17 raste të reja në 24 orë/ Shkon në 400 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

LEXO EDHE:  Berisha tallet me Ramën/ "Sulltan Salep Surreli zëdhënës i padijes"

Ministrja Manastirliu nënvizoi se i gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri dhe aktualisht po përballet me fluksin më të madh gjatë gjithë epidemisë.
“Epidemiologët janë në terren, gjurmimi dhe hetimi po vijon dhe mjekët e familjes janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi janë më shumë se 800 raste Covid pozitivë, të cilët po ndiqen në banesa ku janë të karantinuar nga mjeku i familjes, duke marrë terapitë e mjekimit. Puna po vijon dhe është në fluksin më të madh gjatë gjithë epidemisë, pasi kemi një rritje të numrit të rasteve pozitive, gjë që tregon se kemi shumë punë për të bërë sa i përket këputjes së zinxhirit të infeksionit në vatrat aktive”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi rritjen e vigjilencës në çdo strukturë dhe apeloi qytetarët të tregojnë kujdes për respektimin e rregullave, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kujdes në plazh/ Paralajmërimi i Manastirliut: Dhjetë rregullat që nuk duhet të harroni

Publikuar

-

Nga

Në një kohë që vendi po përballet me shtim të rasteve të personave të prekur nga Covid-19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka drejtuar një apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu, iu kërkon qytetarëve dhe turistëve të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjenës dhe distancimit social me qëllim parandalimin e infektimit me COVID-19.

Ne videon e publikuar nga Manastirliu u kërkohet subjekteve dhe qytetarëve të zbatohen me rigorozitet këto rregulla për një sezon turistik të sigurt:

1. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.
2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.
3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.
6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji.
7. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.
8. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.
9. Ruani higjenën vetjake dhe kolektive.
10. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

LEXO EDHE:  Sëmundja e kohës

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shkon në 11 numri i viktimave në Itali

LEXO TE PLOTE