LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studiuesit amerikanë testojnë një vaksinë për koronavirusin/ Vullnetare del nëna e dy fëmijëve

16 Mars 2020, 19:21, Kosova & Bota CNA
Studiuesit amerikanë testojnë një vaksinë për

Studiuesit amerikanë kanë testuar sot një vaksinë eksperimentale për koronavirusin, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish në shtete të ndryshme.

Vaksina është injektuar në trupin e një gruaje të shëndetshme që ka dalë vullnetare, e quajtur Jennifer Haller. Shkencëtarët në Institutin Kërkimor Kaiser Permanente Washington në Seattle janë duke pritur me ankth rezultatet e para të vaksinës eksperimentale.

“Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”, tha vullnetarja 43-vjeçare, e cila është nënë e dy adoleshentëve. Edhe fëmijët e saj mendojnë se është një gjë e mirë që nëna e tyre po merr pjesë në studim.

Studimi është në fazën e parë dhe pritet që të eksperimentohet edhe te persona të tjerë, por pavarësisht kësaj edhe nëse rezulton i suksesshëm, doktor Anthony Fauci deklaron se vaksina nuk do të ishte e disponueshme për përdorim të gjerë për 12 deri në 18 muaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga