Connect with Us

Sistemi shëndetësor në Itali në krizë nga koronavirusi/ Zyrtarët vendosin kriteret e trajtimit në varësi të moshës

Bota

Sistemi shëndetësor në Itali në krizë nga koronavirusi/ Zyrtarët vendosin kriteret e trajtimit në varësi të moshës

Publikuar

-

Sistemi shndetësor në Itali është në kaos, për shkak të numrit të lartë të personave të prekur nga koronavirusi. Zyrtarët paralajmërojnë se mund të jetë e pamundur të trajtohet çdo pacient me virus në kujdes intensiv.

Planet e hartuara në Torino sugjerojnë që kriteret duhet të përfshijnë moshën më pak se 80 vjeç. Mjekët kanë përshkruar marrjen e vendimeve për jetën ose vdekjen se kush do të trajtohet, në varësi të moshës.

Pacientët me koronavirus italianë që janë 80 ose më të vjetër nuk do të marrin kujdes intensiv nëse kriza përkeqësohet, në bazë të planeve të urgjencës që propozohen në Torino.-raporton Dailymail.

Planet e hartuara nga zyrtarët e mbrojtjes civile paralajmërojnë se ‘do të jetë e nevojshme të aplikohen kritere për qasje në trajtim intensiv’ nëse ka shumë pacientë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Itali/ Regjistrohet rasti i parë edhe në Siçili

Dokumenti, i parë nga Daily Telegraph , propozon që këto kritere “duhet të përfshijnë moshën më të vogël se 80 vjeç”.

Një mjek tha se fati i një pacienti “vendoset sipas moshës dhe nga kushtet shëndetësore”, duke shtuar se “Kështu është në një luftë”.

Kryeministri Giuseppe Conte paralajmëroi sot se vendi po hyn në ‘javët e tij më të rrezikshme’, pasi theksoi se “Ne ende nuk kemi arritur kulmin”.

Zyrtarët pranojnë se planet do t’i detyrojnë spitalet të ‘përqendrohen në ato raste kur raporti kosto / përfitim është më i favorshëm për trajtimin klinik’.

Mjekët italianë kanë përshkruar tashmë se si spitalet janë mbingarkuar nga kriza shëndetësore, me Italinë që vuan nga shpërthimi më i keq i Coronavirusit në Evropë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi gati të “gjunjëzojë” Italinë/ Conte: Më e keqja ende nuk ka ardhur, na pret javë e vështirë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Itali vijon të përhapet në mënyrë të frikshme, ndërsa deri tani ka shkaktuar 369 viktima dhe mijëra të tjerë janë të infektuar. Por, ndërkohë duket se më e keqja për Italinë ende nuk ka arritur.

Kryeministri Giuseppe Conte është shprehur se ka një Itali që respekton rregullat e shpreh solidarizim duke kënduar nga ballkonet, por shtoi se sipas shkencëtarëve ende nuk është arritur kulmi.

Conte theksoi se “Shkencëtarët na thonë se ne ende nuk kemi arritur kulmin, këto janë javët më të rrezikshme dhe kemi nevojë për kujdes paraprak. Ne nuk mund ta lëmë ruajtjen tonë.

Ështe sfida më e rëndësishme e dekadave të fundit, për ta fituar atë ju duhet kontributi i përgjegjshëm i 60 milionë italianëve”.

Po ashtu ai ka thënë se “Nëse vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi duke shmangur kontaktet me rrezik, do të jemi më efektivë në kontrollimin e virusit.”

Gjithashtu është shprehur se shumica dërrmuese e italianëve janë të vetëdijshëm se rregullat shërbejnë për të mbrojtur të dashurit e tyre dhe se është krenar që drejton këtë komunitet të madh.

LEXO EDHE:  “Lufta” me COVID-19/ Simptomat, kujdesi dhe mbrojtja

LEXO EDHE:  “Lufta” me COVID-19/ Simptomat, kujdesi dhe mbrojtja

“Ne duhet të shmangim në të gjitha mënyrat lëvizjet jo absolutisht të nevojshme. Është koha për sakrifica, për zgjedhje të përgjegjshme.

Që në fillim kam punuar me një frymë uniteti, duke e vendosur shëndetin në qendër, e cila besoj shpjegon se konsensusi është 62%.

Jemi duke u përballur me një emergjencë që nuk njihet kurrë që nga periudha e pasluftës e deri sot”, është shprehur Conte./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vijon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi/ Si paraqitet situata në të gjithë botën  

Publikuar

-

Nga

Kina ishte vend i parë ku shpërtheu koronavirusi, por tashmë duket se po del nga kthetrat e këtij virusi.

Por, ndërsa situata në Kinë duket drejt përmirësiit, e kundërta ndodh me shumë nga vendet e tjera të botës.

Sipas përllogaritjeve të  Johns Hopkins University realizuar me shifrat e OBSH dhe burimeve të tjera, në gjithë botën janë të infektuar rreth 167 mijë njerëz dhe 6.400 kanë humbur jetën.

Një ditë më parë, Kina raportoi 16 raste të reja dhe 14 të vdekur, ndërklohë që raste totale në Kinë janë regjistruar 80.860. Tani ka më shumë të infektuar në botë sesa në Kinë.

Nga ana tjetër Italia vijon të përballet me një situatë tepër të rëndë, ku janë regjistruar 368 të vdekur në vetëm 24 orë, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 1809. Në Itali janë infektuar 24.747, ku 3590 prej tyre u diagnostikuan vetëm 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:  Pas Greqisë, edhe euroskeptikët italianë kërkojnë referendum/ Beppe Grillo: Italia duhet të dalë nga Eurozona

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/Ambasadori i BE: Mbështetje ndaj Shqipërisë, jemi në kontakt me qeverinë

Koronavirusi ka vënë në alarm edhe SHBA-të, ku janë shtuar masat. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi anullimin ose shtyrjen e eventeve që grumbullojnë më shumë se 50 njerëz për të paktën tetë javë. Në SHBA janë diagnostikuar të paktën 3400 njerëz. 29 shtete kanë mbyllur shkollat dhe shtete të tjera po mbyllin restorantet dhe baret.

Po ashtu edhe Gjermania po limiton lëvizjen drejt dhe nga Franca, Austria, Zvicra dhe Luksemburgu; Meksika u kërkoi qytetarëve të mos udhëtojnë nëse s’është e nevojshme dhe Republika Çeke mbylli administratën.

Singapori urdhëroi karantinimin 14-ditor të vizitorëve nga shtetet e Azisë Lindore, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar. Hong Kong po i nxit qytetarët të mos udhëtojnë drejt Irlandës, SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar. Filipinet kanë pezulluar transportin tokësor, ujor dhe ajror në zonën e Metro Manila duke pakësuar kështu numrin e njerëzve që hyjnë në shtet. Gjithashtu kanë mbyllur shkollat dhe kanë ndaluar grumbullimet masive.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkon në 13 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Edhe në Kosovë vijon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se këtrë të hënë janë shtuar edhe katër raste të reja, duke e çuar në 13 numrin e personave të prekur me koronavirus.

Sipas Arben Vitia katër personat e prekur janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.

Vitia është shprehur se e gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

LEXO EDHE:  Infektohet nga koronavirusi/ Humb jetën mjekja anesteziste në Itali

LEXO EDHE:  S’ka të ndalur droga shqiptare drejt Italisë/ Ja detajet

“Të nderuar qytetarë,Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19.Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ju faleminderit për mirëkuptim!.”-shkruan ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE