Connect with Us

Shqipëria rrezikon krizë ekonomike për shkak të COVID-19

Ekonomi

Shqipëria rrezikon krizë ekonomike për shkak të COVID-19

Publikuar

-

Në Shqipëri nis të hënën zbatimi i aktit normativ të qeverisë Rama për forcimin e masave në parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19. Ky akt, që ka fuqinë e ligjit, detyron përfshirjen e strukturave spitalore private, kur numri i të infektuarve mund të mos përballohet nga kapacitetet spitalore publike. Akti normativ detyron të gjithë qytetarët që të deklarojnë tek autoritetet historikun e udhëtimit të tyre nga vendet e prekura nga COVID-19 në Shqipëri dhe të vetë-izolohen për dy javë. Ai ndalon eksportimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Shqipëria dhe parashikon gjoba të rënda për këdo që nuk zbaton  nenet e tij.

Akti normativ vjen pas mbylljes së fluturimeve në linjat ajrore me Italinë dhe Greqinë si edhe të gjitha pikave kufitare tokësore me të gjitha vendet fqinje; mbylljes së shkollave dhe universiteteve, bareve, restoranteve dhe gjithë qendrave kulturore, sportive ku ka grumbullime masive të njerëzve. Transporti publik është ndërprerë dhe qarkullimi rrugor funksionon pa kufizime vetëm për automjetet e furnizimit  me produkte ushqimore dhe ambulancat. Të punësuarit në sektorin publik apo privat, duke nisur nga kjo javë e re mund të qarkullojnë me automjetet e tyre vetëm deri në orën 8.00 të mëngjesit dhe vetëm nga ora 16.00 -17.00 të pasdites.

Brenda një jave – 21 herë rritje e numrit të të infektuarve

Autoritetet kanë paralajmëruar së këtë javë pritet “një furtunë rastesh” dhe situata do të rëndohet. Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik thanë të hënën për Deutsche Wellen, se numri i të infektuarve të shtruar në Spitalin Infektiv, të Qëndrës Spitalore,”Nënë Tereza”, në Tiranë ka arritur në 51 vetë dhe numri i rasteve të dyshuara është 563.  Kjo do të thotë që brenda një jave numri i të infektuarve është rritur 21 herë, duke patur parasysh që 2 të prekurit e parë u idetifikuan  më 9 mars. Tirana ka numrin më të madh të rasteve, 34 syresh, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi me 5 raste, Në qytetin bregdetar është shënuar edhe viktima e parë dhe e vetme deri tani, një grua 73 vjeҫare.  Virusi ka prekur më lehtë Lushnjën, Elbasanin, Rrogozhinën, kurse në jug të vendit nuk është identifikuar deri tani asnjë rast.

Albanien Stadtansicht Tirana 2006 (DW/L. Arapi)Në Tiranë qarkullimi rrugor funksionon pa kufizime vetëm për automjetet e furnizimit me produkte ushqimore dhe ambulancat

Për të përballuar shërbimet mjekësore ndaj shtimit të pritshëm të të infektuarve me COVID-19  po funksionojnë portalet zyrtare, “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” ku autoritetet shtetërore ftojnë të gjithë personat që kanë lidhje me shëndetësinë – mjekë, infermierë, farmacistë, laborante, profesionistë të shëndetit publik- të jenë të gatshëm të kontribojnë për menaxhimin e një situate më të rënduar.

Aktiviteti i parlamentit i bllokuar

Masat e parandalimit të përhapjes së COVID-19, vetë – izolimi në shtëpi i qytetarëve ka sjellë paralizën e aktivitetit parlamentar. Kjo situatë është kritike sidomos për ecjen përpara të reformës zgjedhore, kryerja e të cilës është një nga ҫështjet prioritare në rezolutën e Bundestagut gjerman lidhur me mundësinë që Shqipëria të hapë negociatat e anëtarësimit në pranverën e këtij viti.

LEXO EDHE:  Shpresë për Italinë/ Bie numri i viktimave, rritet numri i të shëruarve

Doni të njiheni me shifrat aktuale rreth virusit korona? – Klikoni në këtë hartë  interaktive të Universitetit ”Johns Hopkins“ në Baltimore, SHBA

Harta interaktive e Universitetit ”Johns Hopkins“ në Baltimore, SHBA

Nëse nuk ju hapet harta, atëherë mund të klikoni ketu

DW komunikoi me telefon me burime zyrtare nga Parlamenti që pohuan se tryeza e partive politike për të përfunduar reformën zgjedhore dhe plotësimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR-it  deri në15 mars është shtyrë për një afat të pacaktuar. Të njëjtat burime thanë që të gjitha takimet e komisioneve parlamentare janë anulluar për një kohë të pacaktuar. Aktiviteti i qeverisë zhvillohet online.

FMN: Ngadalësim i rritjes ekonomike    

Përfshirja e Shqipërisë në pandeminë globale të shkaktuar nga COVID-19 do të sjellë ngadalësimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë 2020, për një përkim në kohë të prekjes së partnerëve të saj kryesorë ekonomikë dhe tregtarë nga virusi me rindërtimin nga pasojat e tërmetit dhe përballimit të epidemisë së tanishme.

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN) që përfundoi në Tiranë ditët e fundit, parashikon në një deklaratë zyrtare se “perspektiva afatshkurtër për ekonominë shqiptare ka ndryshuar dukshëm gjatë tre muajve e gjysmë të kaluar. Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor do të dobësojë rritjen në vitin 2020. Shpërthimi global i COVID-19 pritet të ngadalësojë rritjen ekonomike më tej në vitin 2020. Shkalla e ngadalësimit është tejet e paqartë në këtë moment,” thekson misioni i FMN. Ai i sugjeron qeverisë  „të sigurojë burime financiare të mjaftueshme për sektorin shëndetësor për të mbështetur të prekurit nga COVID-19”.

Albanien Ausländische Touristen kaufen Immobilien in Albanien (Albanian Property Group)Nuk do të ulet më kush në këtë ballkon për të shijuar bregdetin shqiptar? Turizimi rrezikohet nga kriza e pandemisë

Rreziku i krizës ekonomike

Vetë-izolimi dhe ndërprerja me ligj e aktivitetit të përditshëm të sipërmarrjes private rrezikon fillimin e krizës ekonomike në Shqipëri. Opozita i bëri të dielën (15.03) thirrje qeverisë që “të rishikojë pa vonesë buxhetin e shtetit 2020 dhe të ndërmarrë masa në mbështetje të qytetarëve, të punësuarve në sipërmarjes private”. Kryetari i PD dhe opozitës jashtë parlamentare ,Lulzim Basha i paraqiti qeverisë kërkesa për të lehtësuar me mbështetje financiare dhe lehtësira fiskale biznesin e vogël dhe të mesëm.

Edhe Unioni i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë i ka paraqitur qeverisë një paketë masash për të shmangur pasojat ekonomike të ndërprerjes së aktivitetit prodhues dhe tregtar dhe krizën ekonomike. Bizneset që po preken më shumë janë ato të  shërbimeve, turizmi dhe fasoneria./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Pandemia prek sistemin shëndetësor/ Banka Botërore: Shqipëria më e rrezikuar, ka pak personel

Publikuar

-

Nga

Pandemia prek sistemin shëndetësor/ Banka Botërore: Shqipëria më e rrezikuar, ka pak personel

Banka Botërore lajmëron se, pandemia Covid-19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit.

Presioni i pandemisë mbi sistemin shëndetësor dhe akumulimi i vonesave për të trajtuar sëmundjet e tjera do të përkeqësojë treguesit kryesorë globalë të shëndetit, duke rritur normat e vdekshmërisë të fëmijëve dhe nënave, shkallët e imunizimit, incidencën e tuberkulozit dhe prevalencën e HIV.

Ndikime negative do të ketë tek vendet që kanë numër të ulët mjekësh dhe infermierësh për banorë dhe ato me mungesë logjistike mjekësore. Sipas Bankës Shqipëria (shih grafikun bashkëngjitur) renditet ne grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta në krah të vendeve afrikane për numrin e ulët të stafeve mjekësore për banorë. Shqipëria ka 4.9 mjekë dhe infermierë për banorë. Kjo shifër është shumë e ulët në raport me vendet e tjera të kontinentit ku bëjmë pjesë.

Sipas Bankës, numri i stafeve mjekësore dhe kostoja e shërbimeve janë thelbësore për të minimizuar rreziqet që i kanosen shëndetit. Pandemia tregoi se edhe vendet me të ardhura të larta dhe shëndetësi të zhvilluar u gjendën në kolaps për të përballuar flukset e pacientëve.

Gjatë tri dekadave të fundit, niveli global i vdekshmërisë nën pesë vjeç ka rënë me rreth 60 për qind. Mirëpo pandemia mund të përkeqësojë këtë tregues.

Përhapja e shpejtë e një virusi të ri ka ushtruar presion të rëndë në sistemet shëndetësore në shumë vende, duke nxjerrë në pah si për pikat e forta ashtu edhe për dobësitë në kujdesin shëndetësor, përfshirë vendet me të ardhura të larta.

Vlerësimet më të fundit për 2015 tregojnë se 90 milionë njerëz janë shtyrë në varfëri ekstreme (domethënë, nën kufirin ndërkombëtar të varfërisë prej 1.90 $ në ditë) për shkak të shpenzimeve për shëndetin. Ndërsa një studim i fundit i OBSH ka verifikuar se 8 për qind e familjeve në Shqipëria kanë rënë në varfëri për shkak të pagesave të larta për shëndetin.

LEXO EDHE:  Shpresë për Italinë/ Bie numri i viktimave, rritet numri i të shëruarve

LEXO EDHE:  Kujt i shërbejnë sot shifrat e Silva Binos?

Në 2019 një virus i ri filloi të përhapet në të gjithë botën, me pasoja të mëdha për shëndetin e njeriut dhe ekonominë globale. Deri në fund të Tetorit 2020, më shumë se 46 milion raste të COVID-19 ishin regjistruar globalisht me 1.2 milionë jetë të humbura. Studimet epidemiologjike sugjerojnë se kjo mund të jetë një nënllogaritje. Pandemia ka sjellë vëmendje të shtuar ndaj ngjarjeve zoonotike (transmetimi i sëmundjeve nga kafshët tek njerëzit), rreziku i shfaqjes së sëmundjes së re dhe nevoja për t’u përgatitur në mënyrë adekuate për urgjencat shëndetësore globale.

Patogjenët me origjinë nga kafshët e egra ose shtëpiake – përfshirë antraksin, brucelozën, tërbimin, ethet Q, gripin e tipit A dhe ethet e Luginës së Riftit – shkaktojnë më shumë se 60 përqind të sëmundjeve infektive te njerëzit. Rreth 75 për qind e sëmundjeve të reja infektive në zhvillim, të tilla si sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes, ethet hemorragjike Ebola dhe shfaqja origjinale e HIV, janë me origjinë shtazore.

Studiuesit presin që transmetimi i sëmundjes nga kafshët te njerëzit do të vazhdojë dhe se asnjë zonë gjeografike nuk është e lirë nga rreziqet. Ndërsa vendet përreth tropikëve duken veçanërisht të prekshme nga shfaqja e sëmundjeve infektive, vendet me popullsi të dendur janë gjithashtu në rrezik të lartë./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Interesat e kredive për shtëpi më të lira se asnjëherë, shtrenjtohet overdrafti

Publikuar

-

Nga

Interesat e kredive për shtëpi më të lira se asnjëherë, shtrenjtohet overdrafti

Për individët që duan të marrin kredi, normat e interesit janë ulur ndjeshëm. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në muajin tetor, norma e interesit për individë për hua për shtëpi në lekë ishte 3.41%, duke u luhatur në nivelet minimale rekord.

Edhe në euro, kreditë për shtëpi janë më të ulëtat se asnjëherë. Sipas statistikave të BSH-së, nëse merr një hua hipotekore në euro, interesi vjetor është 2.76%.

Ndryshe nga kredia për shtëpi, që është më e lirë, overdtafti, apo paratë që të punësuarit tërheqin në bankë kur u mbaron paga, është shtrenjtuar në tetor, duke arritur në 11.6% në lekë në tetor, nga 10.5% që ishte muajin e mëparshëm.

Tendenca ka qenë e kundërt për overdraft në euro, që ka një normë vjetore prej 6.5%, nga 7.3% në shtator.

Individët kanë shtuar interesin së fundmi për të blerë pasuri të paluajtshme, duke iu drejtuar bankës për kredi, duke shënuar një gjallërim pas tkurrjes së kërkesës në periudhën e karantinës.

Të dhënat e tjera të BSH-së bënë të ditur se në gusht, kredia e re për individët ishte në nivele të përafërta me një vit më parë, në vlerën e 5.1 miliardë lekëve. Edhe tek individët vërehet një tendencë e ngjashme, me rritje të kredisë për blerjen e banesave, ndërsa kredia konsumatore rezultoi sërish në rënie edhe për muajin gusht. Kredia e individëve për blerje banesash preku vlerën e 2.7 miliardë lekëve ose rreth 22 milionë eurove.

LEXO EDHE:  Skandali- Shqipëria në karantinë/ Koncesionari i Rinasit urdhëron hapjen e bizneseve

LEXO EDHE:  Kujt i shërbejnë sot shifrat e Silva Binos?

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan të hënën se indeksi i çmimit të pasurve të paluajtshme u rrit me 4.9% në 6-mujorin e parë të këtij viti. Shifrat e kredisë së re duket se konfirmojnë një interes të lartë të bizneseve dhe individëve për të investuar në prona, pavarësisht krizës.

Edhe bankat kanë lehtësuar kushtet e kredisë për individët, ndryshe nga të bizneseve. Sipas Bankës së Shqipërisë, Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit 2020. Lehtësimi i standardeve u aplikua si për kreditë konsumatore, ashtu edhe për ato në blerjen e banesave. Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin t’i lehtësojnë më tej standardet e kreditimit për individët, kryesisht në kreditë konsumatore.

Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan kryesisht nga treguesit e lidhur me perceptimin për rrezikun nga ana e bankave, të tilla si: rreziku më i ulët nga kolaterali; aftësia paguese e kredimarrësit; si edhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave. Po ashtu, bankat treguan një tolerancë disi më të lartë ndaj rrezikut për kreditë dhënë individëve këtë tremujor. Faktorët e tjerë u raportuan të pandryshuar nga një tremujor më parë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Raporti i FMN/ Arben Malaj: Është rritur deficiti dhe borxhi publik, qeveria nuk mbështet bizneset

Publikuar

-

Nga

Raporti i FMN/ Arben Malaj: Është rritur deficiti dhe borxhi publik, qeveria nuk mbështet bizneset

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka bërë një analizë të situatës që po kalon ekonomia shqiptare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Malaj u ndal tek raporti i FMN, i cili thekson se vendi ynë ka dhënë kontribut të pakët ndaj bizneseve, ndërsa ai theksoi se qeveria nuk ka vullnet që të ofrojë zgjidhje.

Sipas tij, në këtë periudhë është rritur deficiti dhe borxhi, duke e krahasuar me situatën që kaloi vendi gjatë vitit të mbrapsht 1997.

Raporti rivlerëson shqetësimet që janë ngritur në vend, domosdo nga opozita. Grupet e prekura dëmtohen. Qeveria mund të kishte bërë një ngadalësim të kësteve për partnerët publike-private preferenciale dhe të jepte mbështetje për të varfrit, të papunës, pensionistet. Do të ishte zhgënjim i madh nëse në fund të këtij viti mos të jepej një ndihmë prej 2 mijë lekësh. Këto janë sfida se sa pozitivit do të ketë shoqëria. Kemi kalim në atë që dua ta quaj Rilindja e Oligarkisë. Ne jemi në prag të një dështimi drejt BE dhe jemi në ethet drejt fushatës. Këto oligarkia, do ta dëmtojë rëndë këtë gjë. Kjo do të rriste vështirësinë e kohezionit shoqëror.

Besoj se qeveria aktuale se ka vullnetin për të afruar një ndihmë për shtresat në nevojë, edhe për shkak se po arrin deficitin më të lartë që s’ka qenë që prej 97-ës. Me rritjen e borxhit apo me mospagimi i gjobave nga Gjykata e Strasburgut. Qeveria nuk do të marrë asnjë masë për të ngadalësuar partneritin publik-privat që po e dëmtojnë investimin publik dhe po krijojnë para të zezë për qëllime politike, personale apo partiake. Më dhemb kjo që them por nuk shoh vullnet nga kjo qeveri, që të kthejë kahun nga oligarkët tek njerëzit e thjeshtë”, tha Malaj për “News 24”./CNA.al.

LEXO TE PLOTE