Connect with Us

Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje në ekonomi!

Ekonomi

Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje në ekonomi!

Publikuar

-

Nga Jorida Tabaku

* Sot, çdo vend ka ndërmarrë masa drastike per t’iu përgjigjur krizës së Coronavirus. Çdo qeveri, ka miratuar paketa në mbeshtetje të ekonomisë dhe krizës që Coronavirus ka sjellë per biznesin. Ato, variojnë që nga ndihma direkte me fonde deri tek pezullimi i taksave. PD dhe aleatët kanë qenë konstruktivë duke propozuar masa konkrete që të ndihmojnë ekonominë.

Ekonomia jonë trashëgon një krizë të thellë në këto 7 vite si pasojë e politikave të gabuara fiskale dhe strukturore ekonomike. Konsumi në kushte normale ka qenë i ulët dhe është tejet e pritshme që situata e krijuar këto ditët e fundit dhe në javët në vijim do të prekë edhe më shumë këtë krizë të thellë që do trashëgohet.

Në një situatë të tillë, një qeveri e shëndoshë mendërisht mendon përtej ditës së sotme. Por kokëfortësia aktuale prodhon një dyfishim të krizës, pasi qeveria ende nuk ka ndërmarrë një vendim për të pezulluar pagesat e koncesioneve siç u propozua nga PD. Paratë e PPP-ve mund të përdoren fare mirë në rritjen e kapaciteteve për të testuar sa më shumë qytetarë dhe për të qenë më të pranishëm në këtë kohë krize.

Sot buxheti i shtetit duhet të jetë në funksion të krizës dhe mjekëve. Nuk mjafton duartrokitja për ta por duhen ndihma reale në buxhet. Sikundër duhet ndihma për 100 000 biznesetë vogla, duhet një ndihmë për bizneset e mesme që kanë mbyllur aktivitetin por që do të kenë më pak para në xhepin e tyre. Duhet një rrugë zgjidhje për 350 000 profesioniste te lire e per punonjësit që do të marrin më pak parà si rrogë në fund të muajit. Ekonomia do çliruar dhe konsumi do ndihmuar! Shqipëria duhet qeverisur qofte krizë, pandemi apo situatë emergjence!

Njësoj si opozita dhe propozimet e saj mendon edhe FMN, e cila me një deklaratë të pak ditëve më parë i shprehu këto shqetësime që kaluan në heshtje. Me të drejtë vëmendja sot është e drejtuar për të mposhtur këtë pandemi, por vëmendja e qeverisë është për të manaxhuar pandeminë ekonomike që do pasojë këtë pandemi virale.

FMN në deklartën e saj nënvizonte se buxheti i shtetit nuk ka hapësirë për t’iu përshtatur krizave për shkak të keqmanaxhimit, borxhit të lartë dhe faktit se ajo ka angazhuar miliona euro në kontrata koncesionare me risk të lartë për buxhetin. Prandaj, sipas FMN, është e nevojshme që të manaxhohen fondet e tërmetit me transparencë dhe në ndihmë të atyre në nevojë.

LEXO EDHE:  Përgatituni për një vit të vështirë

Në të njëjtën linjë me PD edhe FMN ka sugjeruar se është e nevojshme të ndryshohet buxheti i shtetit për t’u mbështetur ata që më shumë kanë nevojë për të përballuar këtë situatë krize dhe pandemie. Prandaj ajo këmbëngul që kjo situatë mos përdoret për të cënuar ekonominë me amnisti fiskale të pandershme dhe antiligjore apo dhe mos përdorimin e ekonomisë për skema mafioze.

Propozimet e PD janë të drejta dhe realiste. Të ideuara për të stimuluar tregun e punës, për të kompensuar humbjen e të ardhurave tek biznesi familjar apo ai i prodhimit madje dhe për të nxitur komsumin. Nëse nuk mbështetet sot ekonomia kur do të mbështett?

Shqipëria sot është në krizë të thellë e cila fatkeqësisht do të thellohet edhe më shumë pas kësaj pandemie. Mungesa e vizionit, rritja e korrupsioni shoqëruar me një paaftësi dhe symbylltësi kanë prodhuar një situatë të pakëndshme ekonomike! Herët apo vonë shqiptarët do të përballen me nje tjetër pandemi nëse qeveria nuk ndërmerr hapat e propozuara për të shpëtuar ekonominë e gjithsecilit prej nesh. Sot Shqipëria ka nevojë për masa emergjente!

Për më shumë opinioni FMN

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Bizneset e vogla kërkojnë miratimin e një pakete ekonomike/ Të shtyhet pagesa e taksave

Publikuar

-

Nga

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë  në një shkresë drejtuar Qeverisë dhe Ministrisë së Financave ka paralajmëruar për situatën e vështirë që po kalojnë subjektet e vogla e të mesme dhe ka kërkuar marrjen e disa masave për ta mbështetur atë, ashtu siç po bëjnë qeveritë e vendeve të tjera të Europës.

Ndër kërkesat kryesore janë shtyja e pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale të biznesit ndaj shtetit, rimbursimi i pagave të punonjësve, sigurimeve, përjashtimin nga taksa e pronës si dhe të gjenden forma rimbursimi për të kompensuar humbjet e bizneseve.

Në shkresë thuhet:    

“Në situatat e pandemisë për shkak të covid-19, në të cilën po kalon vendi, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm  të Shqipërisë, përshëndet masat e ndërmarra nga Qeveria, për mbrojtjen e jetës të qytetarëve. Mbyllja e aktiviteteve ekonomike në shumicën e bizneseve edhe një here e ve në sprovë biznesin e vogël dhe të mesëm pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Përshëndesim Bankën e Shqipërisë për iniciativën që ndërmorri në shtyrjen e afatit 3 mujor për shlyerjen e kredive dhe interesave bankare ndaj individëve dhe biznesit, por jemi shpresëplotë që kjo të vihet në zbatim sa më shpejt.

Nga ana tjetër, natyrshëm kjo situatë pritet të sjellë vështirësi të mëdha ekonomike ndaj biznesit në përgjithësi, por sidomos biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti, për arsye sepse biznesi i vogël është më i ndjeshëm ndaj këtyre situatave.

Sot problemet ekonomike varen shumë nga kohëzgjatja e pandemisë. Masat për shëndetin publik kufizojnë dhe dëmtojnë aktivitetin ekonomik. Bizneset vazhdojnë dhe paguajnë shpenzimet fikse megjithëse kanë pezulluar aktivitetin ekonomik.

Në treg ka ndryshime të mëdha të rregullit ekonomik kërkesë-ofertë.

Bizneset do të përballen me krizë parash, rrjedhimisht punëtorët do të ngelen pa punë. Në këto kushte, biznesi është i detyruar ose të marrë borxh para në banka dhe rrugë informale ose të falimentojë.

Lidhja biznes i vogël – biznes i madh do të prishet dhe njëkohësisht do të shkatërrohen balancat ekonomike.

Pas mbarimit të krizës shëndetësore, ekonomike dhe sociale, frika e biznesit është e madhe nga largimi i punonjësve jashtë shtetit.

Paniku për një krizë financiare do të çojë në një krizë kredie etj.

Të ndodhur në këto kushte e shohim të arsyeshme për t’i kërkuar qeverisë marrjen e disa masave dhe plane veprimi ndërmjet palëve me grupet e interesit, për lehtësimin e barrës fiskale dhe monetare ndaj biznesit.

LEXO EDHE:  Përgatituni për një vit të vështirë

LEXO EDHE:  Të dhëna inkurajuese për ekonominë në BE

Duke marrë shembuj nga vendet e prekura nga pandemia, si Franca, Italia, Gjermania, Spanja, Kosova etj.të cilat kanë miratuar paketa fiskale shtesë edhe shteti ynë, duhet të miratojë një paketë ekonomike dhe sociale ku detyrimisht përfshihet biznesi i vogël dhe i mesëm.

Deri në mbylljen e krizës shëndetësore sociale dhe ekonomike kërkojmë:

-Qeveria të shikojë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike e varur kjo nga situata në të cilën vendi do ndodhet për shkak të pandemisë.
-Qeveria të krijojë mundësinë e shtyrjes së pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale të biznesit ndaj shtetit.
-Rimbursimin e plotë të pagës së punonjësve.
-Rimbursimin e detyrimeve për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
-Shtyrjen e pagesave të energjisë elektrike dhe ujit si dhe taksave vendore.
-Për bizneset që pësojnë dëme nga kjo situatë, qeveria të gjejë forma për kompesimin e plotë të tyre.
-Të përjashtohen bizneset nga taksa e pronës deri në përfundimin e krizës.
-Të kompesohet e plotë pagesa e qerasë si dhe tatimit në burim i qeradhënësit, për të gjitha bizneset të cilat janë qeramarrës.
-Të shtyhet për një periudhë të caktuar nga ana e qeverisë deklarimet e bilanceve, për shkak të vështirësive të mbledhjes së dokumentacionit nga ana e kontabilistëve.
-Banka e Shqipërisë të injektojë para në treg për të ulur efektin e krizës.
-Zbutjen e normave të interesit duke i krijuar bizneseve mundësi më të mëdha kreditimi.

Në planin afatgjatë, për shkak të krizës si dhe ankimimeve tona të shpeshta për tatime dhe taksa të larta, qeveria duhet të rishikojë edhe një herë një program të një pakete të re fiskale dhe zbutjen e kostove ndaj biznesit. Kjo paketë do t’i krijonte mundësi edhe bizneseve të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Në zbatimin e ligjit në kushtet aktuale, qeveria jo vetëm të ndërmarri masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit, por dhe masa lehtësuese që vendi të mos ndodhet para një recension i cili do të sillte falimentimin e mijëra bizneseve dhe largimin e mijëra shqiptarëve drejt perëndimit.

E shohim me vend t’i bëjmë thirrje biznesit të veprojë me rigorozitet ndaj masave të marra nga qeveria, gjithashtu askush të mos abuzojë me çmimet e produkteve dhe shërbimeve dhe urojmë që kjo situatë të kalohet me lehtësi dhe sa më shpejt”./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Covid-19/ Flasin ekspertët: Ja tre sektorët ku do të preket ekonomia shqiptare

Publikuar

-

Nga

Pandemia e koronavirusit që përfshirë shumë vende të botës, mes të cilëve edhe Shqipërinë, do të ketë jo pak impak negative në ekonomi.

Besart Kadia, në një lidhje me “Ora news”, u shpeh se Shqipëria do të preket në tre forma ku argumentoi se të parët që kanë filluar ta ndjejnë efektin negativ janë prodhuesit dhe tregtarët.

Sipas tij, sektorë të tjerë që do të ndjejenë efektet negativee janë turizmi dhe eksportet.

Diskutimi ka qenë i hershëm që do të prekemi në tre forma kryesore. E para që është e menjëhershme që po ndihet tashme është tek të gjithë prodhuesit dhe tregtarët shqiptarë, ku do të ketë mungesa të të ardhurash. Mund të zgjasë një javë, dy javë apo një muaj.

Ndërkohë ata kanë detyrime, do bëjnë pagesa qirash, pagesa ndaj palëve të treta dhe kjo do ta çorientojë. Qytetarët duke qenë se do të lëvizin më pak edhe sikur të mbarojë ky shtet rrethim, lëvizjet do jenë më të pakta edhe konsumi do të bjerë. Në rast se bie konsumi, do të jetë imediate edhe rënie e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

LEXO EDHE:  Ruli: Ekonomia shqiptare, në efektet e krizës

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Efektet e shumëfishta në ekonominë globale 

Shteti shqiptar duhet të kishte marrë masa për këtë plan.

E dyta që do të ndihet, kjo është fatkeqësia kryesore, edhe sikur Shqipëria ta marrë veten shpejt do të preket sektori i turizmit në vend. Pra turistët e huaj nuk do të udhëtojnë për 6 muajt e ardhshëm. E treta është pjesa e sektorit të eksporteve. Pra e shoh komplekse që nuk varet vetëm nga ekonomia shqiptare, por edhe në nivel ndërkombëtar.”

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Keni kartëmonedha 500 lekëshe të vitit 1991?/ BSH bën një njoftim të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Banka e Shqipërisë bën të ditur se të gjithë ata persona që disponojnë kartëmonedha 500 lekëshe të vitit 1991 mund ta shkëmbejnë përsëri për të marrë vlerën e saj

Banka e Shqipërisë njofton se afati i lënë për qytetarët për të shkëmbyer këto kartmonedha kundrejt vlerës 100% të saj, është deri në vitin 2023.

Pra personat që disponojnë një të tillë kundrejt shkëmbimit do të marrin 500 lekë të reja.
Kartëmonedha është hedhur në qarkullim që në 28 qershor 1991 dhe është në ngjyrë të kaltër me portokalli.
Në pjesën e përparme ka foton e një gruaje me një luledielli, vlera e spostuar në të djathtë dhe të kombinuar me një ornametikë.
Ndërsa në pjesën e pasme ka një peisazh malor të Shqipërisë.
Kartëmonedha nuk është përdorur më si mjet pagesë që prej datës 1 korrik 2010./ CNA.al

LEXO TE PLOTE