Connect with Us

Shkon në 13 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Kosova & Rajoni

Shkon në 13 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Publikuar

-

Edhe në Kosovë vijon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se këtrë të hënë janë shtuar edhe katër raste të reja, duke e çuar në 13 numrin e personave të prekur me koronavirus.

Sipas Arben Vitia katër personat e prekur janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.

Vitia është shprehur se e gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

LEXO EDHE:  Këta janë çmendur të gjithë

“Të nderuar qytetarë,Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19.Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ju faleminderit për mirëkuptim!.”-shkruan ministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid në Kosovë/ Bie numri i viktimave, regjistrohen 353 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Covid në Kosovë/ Bie numri i viktimave, regjistrohen 353 raste të reja

Situata nga Covid në Kosovë po vjen drejt normalizimit. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 5 qytetarë, si dhe janë regjistruar 353 raste të reja nga 1642 testime të kryera.

Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.

LEXO EDHE:  Këta janë çmendur të gjithë

LEXO EDHE:  “80% e atyre që do preken nuk do shfaqin simptoma”/ Fuga “bën për ujë të ftohtë” Ramën

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mabjnë maskën, të ruajnë distancën sociale dhe të kujdesen për higjenën personale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lëvizja Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për 14 shkurtin/ Kurti në krye dhe Osmani e dyta

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për 14 shkurtin/ Kurti në krye dhe Osmani e dyta

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilën e ka quajtur listë të referendumit. Listën e kryeson Albin Kurti ndërsa e dyta është Vjosa Osmani.

Pjesë e listës së kandidatëve është dhe Shqipe Selimi, gruaja e ish-kreut të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi. Selimi është me numër 10 në listën e VV-së për deputët. Përveç saj në këtë listë edhe Vasfije Krasniqi e Donika Gërvalla, si dhe babai i Astrit Deharit.

Rexhep Selimi ndodhet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai akuzohet për krime lufte e krime kundër njerëzimit, për kohën sa ishte komandant i UÇK-së. Para arrestimit të tij, Rexhep Selimi ishte shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu, gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Vetëvendosje.Këtë e ka konfirmuar vëllai i saj, Nafi Krasniqi.Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se Vasfije Krasniqi nuk do të aderojë as në partinë e Albin Kurtit, e as të Vjosa Osmanit.

Tashmë në Kosova ka përfunduar afati i vendosur nga KQZ-ja për aplikim për certifikim të subjekteve politike. Në minutat e fundit para përmbylljes së afatit, dokumentet për aplikim edhe të kandidatëve i kanë dorëzuar edhe partitë e mëdha.

Vetëvendosje, LDK, PDK e AAK tashmë kanë aplikuar. Ndërkohë, shumë prej tyre nuk kanë njoftuar ende zyrtarisht për emrat e kandidatëve për deputetë, duke deklaruar se do të mbajnë konferenca për media, për të dhënë detaje.

Lista e plotë:

1 Albin Kurti

2 Vjosa Osmani Sadriu

3 Glauk Konjufca

4 Vasfije Krasniqi

5 Avni Dehari

6 Albulena Haxhiu

7 Arben Vitia

8 Donika Gërvalla

9 Gani Krasniqi

10 Shqipe Selimi

11 Liburn Aliu

12 Hekuran Murati

13 Armend Muja

14 Arbërie Nagavci

15 Adnan Rrustemi

16 Haxhi Avdyli

17 Fatmire Kollçaku

18 Mimoza Kusari Lila

LEXO EDHE:  Vasili kritika të forta Ramës/ “Nuk kemi nevojë të shikojmë bukurinë tënde”

LEXO EDHE:  Takimi mes Qeverisë shqiptare dhe kosovare/ Berisha: Rama e shrfytëzoi për karrigen

19 Haki Abazi

20 Ardian Gola

21 Rozeta Hajdari

22 Xhelal Sveçla

23 Saranda Bogujevci

24 Faton Peci

25 Fitore Pacolli

26 Hydajet Hyseni

27 Hysamedin Feraj

28 Jahja Koka

29 Yllza Hoti

30 Hajrulla Çeku

31 Bajram Mavriqi

32 Besim Muzaqi

33 Doarsa Kica Xhelili

34 Fitim Uka

35 Tinka Kurti

36 Fitim Haziri

37 Arbëreshë Hyseni Kryeziu

38 Arbër Rexhaj

39 Dimal Basha

40 Burim Karameta

41 Enver Dugolli

42 Arijeta Rexhepi

43 Valon Ramadani

44 Valdet Januzaj

45 Albana Morina Xharra

46 Agon Batusha

47 Fatmir Humolli

48 Jeta Statovci

49 Alban Hyseni

50 Hysen Durmishi

51 Arta Bajralia

52 Arion Thaqi

53 Ali Tafarshiku

54 Angjelina Krasniqi

55 Artan Abrashi

56 Rrustem Leti

57 Shqipe Metaj Isufi

58 Luan Aliu

59 Labinotë Demi Murtezi

60 Adriana Matoshi

61 Avni Zogjani

62 Mirsad Shkreta

63 Arjeta Fejza

64 Nasuf Bejta

65 Gazmend Gjyshinca

66 Jetmira Vrenezi

67 Nijazi Isaku

68 Drita Millaku

69 Eman Rrahmani

70 Mefail Bajqinovci

71 Hatixhe Hoxha

72 Ekrem Mustafa

73 Fjolla Ujkani

74 Enver Haliti

75 Mentor Arifaj

76 Vendenis Lahu

77 Gegë Lleshi

78 Mimoza Shala

79 Visar Korenica

80 Gresa Bytyqi

81 Halil Thaçi

82 Mirlinda Tishukaj

83 Hysni Mehani

84 Lumnije Mikullovci

85 Milazim Salijaj

86 Bernarda Radoncic

87 Edmond Pruthi

88 Blerim Gashani

89 Liri Loshi

90 Agime Gashaj

91 Adnan Ademi

92 Rreze Duli

93 Xhafer Berisha

94 Albana Gashi

95 Alban Bajrami

96 Leonora Sfarqa

97 Shpejtim Arifi

98 Besnik Zeqiraj

99 Jehona Ferizi

100 Ilir Aliu Kapiti

101 Nazlie Bala

102 Uran Halimi

103 Jeton Lajqi

104 Nita Bakalli Istrefi

105 Abdyl Gashi

106 Driton Hyseni

107 Orges Tafilaj

108 Shenaj Shala

109 Gramos Agusholli

110 Salih Zyba

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci në Kosovë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë viktima si pasojë e COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 1.405 numrin e tyre nga fillimi i pandemisë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që janë shënuar edhe 363 raste të reja me COVID-19.

LEXO EDHE:  BE pret përshpejtim të kursit të reformave nga Kosova

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i ekspertit amerikan/ Do ketë raste të reja të koronavirusit kur të rihapet vendi

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 16 janar, Kosova ka regjistruar 55.498 raste me koronavirus, 48.990 prej të cilëve janë shëruar dhe 5.103 janë aktive./CNA.al

LEXO TE PLOTE