LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Po bëjmë organizime për javën tjetër"/ Besa Shahini: Do vijojë mësimdhënia online

16 Mars 2020, 16:30, Aktualitet CNA
"Po bëjmë organizime për javën tjetër"/ Besa

Ministrja e Arsmimit Besa Shahini ka treguar se duke filluar që nga dita e nesërme do të bëjnë organizime për mësimdhënien gjatë javës tjetër.

Shahini tha se aktualisht do të vijojë mësimdhënia online dhe se do të merren masa që në leksione të mos jetë më shumë se një mësues në dhomë.

Ministrja deklaroi në një lidhje me emisionin “Rudina” në Tv Klan, se deri më tani janë dezinfektuar disa shkolla dhe po vijohet me dezinfektimin e të tjerave.

Ajo nuk harroi të falenderojë stafin arsimor për të gjithë bashkëpunimin, pasi theksoi se janë disa grupe që po kordinojnë gjithë punën. Sipas saj, qëllimi prioritar është të finalizohen të gjitha leksionet online.

Ndërkohë, teksa u pyet se si e kalon kohën, Shahini tha se gjatë gjithë ditës komunikon me mësuesit, bën videomesazhe dhe gatuan lehtë për vete./ CNA.al

Lajmet e fundit nga