LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pipero apel qytetarëve/ "Mos shihni shifrat, gjithësecili nga ne mund të jetë i infektuar"

16 Mars 2020, 20:39, Aktualitet CNA
Pipero apel qytetarëve/ "Mos shihni shifrat, gjithësecili nga ne

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero deklaron se në vend mund të ketë 500 persona të infektuar por që nuk kanë shenja dhe nuk e dinë që janë me koronavirus.

Pipero thotë se gjithësecili nga ne mund të jetë i infektuar, ndërsa kërkoi që qytetarët të zbatojnë këshillat që i janë dhënë.

“Nga eksperienca e mëparshme e marrë nga Kina dhe Itali, për çdo rast ka 1-2 të infektuar të tjerë të fshehur. Janë 51 të infektuar por në total mund ta kenë virusin 500 persona. Po ashtu mësua nga eksperienca me Kinën dhe Italinë bumi është nga fundi i javës së 3 apo të 4.  Duhet theksuar se shumë mund të jenë të infektuar por nuk manifestojnë sëmundje. Gjithësecili nga ne mund të jetë i infektuar, por shqiparët nuk duhet të shohin shifrat, nuk duhet të shofin statistikat, ato t’ia lemë shkencëtarëve. Qytetarët duhet të zbatojnë të gjitha këshillat”, u shpreh mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga