Connect with Us

Orari i lëvizjes dhe numrat e vënë në dispozicion/ Policia sqaron qytetarët

Sociale

Orari i lëvizjes dhe numrat e vënë në dispozicion/ Policia sqaron qytetarët

Publikuar

-

Kufizohet lëvizja e kamionëve në fundjavë/ Policia-qytetarëve: Mos i nisni të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet

Policia e Shtetit ka dhënë një sqarim lidhur me numrat e vënë në dispozicion të qytetarëve dhe orarin e lëvizjeve në rrugë.

Blutë bëjnë me dije se të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën [email protected] dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

“Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it [email protected] dhe dy numrave të dedikuar”, thuhet në njoftim.

Policia deklaron se orari i lëvizjes në mëngjes dhe pasdite nuk është për qytetarët, por për punonjësit e ndërmarrjeve prodhuese.

“Orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për personelin/ punonjësit e ndërmarrjeve prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit. Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private.

LEXO EDHE:  Goditi me shufër hekuri protestuesin/ Arrestohet 43-vjeçari

Punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentim e lëshuar nga institucioni ku punojnë. Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall. Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin 129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë”, nënvizohet më tej.

Ndërkohë Policia e Shtetit apelon që të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk janë të përfshirë në listën që u lejohet të qarkullojnë, të respektojnë me rigorozitet kufizimet dhe të mos dalin në qarkullim, pasi dalja i penalizon me 3 vjet të heqjes së Lejes së Drejtimit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Në krye të detyrës për të luftuar Covid/ Mjekët tek ‘Infektivi’ nuk harrojnë festën e flamurit

Publikuar

-

Nga

Ky është vitit i dytë që Shqipëria festoon ditën e Pavarësisë në një situatë të pazakontë.

Vitin e kaluar Shqipëria ishte në ditë zi për shkak të viktimave që shkaktoi tërmeti i 26 nentorit. Ky vit sërish e gjeti Shqipërinë në një situatë të vështirë për shkak të Covid. Mirëpo nuk kanë munguar urimet në këtë ditë të shënuar nga shume personalitete.

Pavarësisht se ata janë në krye të detyrës në përballje me koronavirusin, edhe mjekët në spitalin Infektiv nuk kanë harruar festën e flamurit.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar dy foto në profilin e saj në Facebook ku shfaqen 3 mjekë që valëvisin ngjyrat kuqezi në ballkonin e spitalit Infektiv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Një tjetër rreze drite ngrohu zemrat tona”/ Deputetja socialiste bëhet nënë për herë të dytë

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti është bërë nënë për herë të dytë.

Sot, në ditën e e Pavarësisë Gjylameti ka sjellë në jetë djalin e saj të cilit i ka vendosur emrin Kron. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja në një postim në mediat sociale ku ka zbuluar edhe emrin të voglit të saj.

“Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona ! Mirë se erdhe Kron”- shkruan Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tjetër humbje nga bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut

Publikuar

-

Nga

Një tjetër mjek në vendin tonë ka humbur jetën si pasojë e Covid.

Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare.

Mësohet se mjeku i njohur nga Elbasani po luftonte me COVID-19 prej një jave, ndërsa kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin Infektiv./CNA.al

LEXO TE PLOTE