Connect with Us

“O Zot çfarë sikleti”/ Rama porosi fëmijëve: Kujdesuni sot, që t’i përqafojmë nesër

Politikë

“O Zot çfarë sikleti”/ Rama porosi fëmijëve: Kujdesuni sot, që t’i përqafojmë nesër

Publikuar

-

Ndërsa Shqipëria është izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit, Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa porosi të tjera, ku këtë herë kryefjala e tij janë pensionistët dhe gjithë të moshuarit.

Rama thotë po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia deri kur kjo luftë të mbarojë.

Në një postim në rrjetet sociale, një porosi Rama ka edhe për fëmijët, për të cilët Rama thotë se nëse iu shkojnë prindërve për t’iu çuar ilaçet ose ushqimet duhet të qëndrojnë tek dera, të mos iu japin dorën.

Postimi i Ramës:

-Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët!

-Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!

-Të gjitha bashkitë në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë e mbrojtjes sociale, ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e brendshme, institutin e sigurimeve shoqërore, shërbimin social shtetëror dhe agjencinë kombëtare të teknologjisë së informacionit, janë në punë për planin e mbështetjes në shtëpi të pensionistëve kryefamiljarë në çdo qytet!

-I lutem çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj! t’i lesh të dalin është njësoj si t’u hapësh derën të shkojnë për të marrë pjesë në një bombardim!

LEXO EDHE:  Kthim pas në kohë/ Çfarë duhet të kujtojnë demokratët për Ilir Metën

-O zot çfarë sikleti ta thuash:

-Mos u jepni dorën dhe rrini tek dera në distancë kur u çoni ushqimet apo ilaçet në shtëpinë e tyre më vete! Kudo ku e keni të mundur në shtëpitë tuaja, mbajini në dhomë më vete!

-Që t’i përqafojmë fort nesër dhe t’i kemi sa më gjatë pranë nesh, duhet t’i izolojmë sot nga çdo kontakt i mundshëm, me botën po e po, por edhe me vetë ne, që as dorën nuk duhet t’u japim dhe as pragun nuk duhet t’ua shkelim kur u çojmë ushqimet a ilaçet tek dera!

-Ndjesë 1.000.000 herë, kjo ishte më e vështira që duhet të nxirrja nga goja dhe s’do doja kurrë të isha unë që duhet ta bëja këtë, por s’kam si ta mbaj për vete, kur s’ka absolutisht as edhe një rrugë tjetër!

Kur themi frikë jo, kujdes po, fjala kujdes në këtë luftë ka fytyrën e prindërve tanë!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qeveria merr masa ekstreme/ Nuk do të mund të lëvizni as në këmbë

Publikuar

-

Nga

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një tjetër masë ekstreme, kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bën të ditur se krahas ndalimit të levizjes së automjeteve private do të ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve.

“Duke nisur nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e republikës së shqipërisë!

-Nga nesër, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët pas orës 18.00 dhe në çdo orë të ditës për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura!

-Ndjesë 1000 herë po s’ka rrugë tjetër për ta fituar këtë luftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe!

LEXO EDHE:  Rama u kërkon ndjesë studentëve/ Agresioni i papranueshëm

LEXO EDHE:  Kthim pas në kohë/ Çfarë duhet të kujtojnë demokratët për Ilir Metën

-Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme! më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq thyeni rregullat!

Frikë aspak, po kujdes po! deri në fund! kjo nuk është lojë kukamçemthi që mbaron kur duam ne, po luftë që ne do ta fitojmë vetëm duke i bëre me vullnet të hekurt të gjitha këto që nuk duam!”-shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk qeveriset me batuta”/ Basha i “përvishet” Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa komenton situatën me të cilën po përballet vendi për shkak të koronavirusit, e cilëson jo njerëzore, faktin që kreu i qeverisë nuk i ka marrë parasysh propozimet e opozitës.

“Ditët që po kalojmë janë të paprecedenta. Anembanë botës qeveritë dhe opozitat po përpiqen për të gjetur mënyrën më efikase për të ndalur përhapjen e virusit, si edhe për të mbështetur qytetarët dhe bizneset që ta tejkalojnë sa më lehtë këtë.

Për çdo propozim ekonomik që kam bërë në dy rastet e fundit të emergjencave, pas tërmetit dhe tani për koronavirusin, kam pasur parasysh se detyra numër një e qeverisë duhet të jetë shëndeti i qytetarëve shqiptarë kudo ku jetojnë anembanë vendit, dhe më pas, garancitë për kompensimin e këtij dëmi të madh si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë tonë në tërësi. Në fokusin tim kanë qenë dhe janë njerëzit, familjet e tyre dhe ekonomia.

Propozimet e mia janë të bazuara në dy parime bazë: 1. “Mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit”, dhe 2. “Mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë”.

Këto ditë jam në kontakt të vazhdueshëm me shoqatat e bizneseve, me biznese të vogla dhe të mesme. Janë këto grupe shtyllat e ekonomisë shqiptare, të cilat kanë nevojë të mbështeten në këtë kohë krize. Çdo vend po vepron kështu, duke vënë në dispozicion buxhetin e mjaftueshëm për përballimin e krizës dhe duke aplikuar politika fiskale dhe monetare në mbështetje të ekonomisë.

LEXO EDHE:  Negociatat/Zbardhet oferta e Ramës për opozitën

LEXO EDHE:  Rama me rusët vodhen 75 milion euro nga taksat e shqiptarëve/ Zbardhet skema e mashtrimit

Këto masa fiskale lehtësuese u vijnë në ndihmë si sipërmarrësve të vegjël, ashtu dhe punëtorëve të tyre. Në fund të ditës, gjithsecili duhet të paguajë një qira mujore dhe të ushqehet. Ku do t’i gjejnë paratë për këtë, nëse nuk punojnë gjatë këtyre ditëve? Po për taksat që do të paguajnë tani në mars ku do t’i gjejnë paratë, kur bizneset janë mbyllur?

Është jo njerëzore që të sillesh rreth e rrotull propozimeve tona apo të sulmosh opozitën në këtë periudhë. Propozimet tona janë realiste dhe të zbatueshme nëse ka MIRËMENAXHIM, KOMPETENCË dhe TRANSPARENCË.”-shkruan Basha.

Më tej, ai thekson se sot Shqipëria ka nevojë të përballojë emergjencën shëndetësore që ka krijuar kriza e koronavirus, ndërsa shton se vendi nuk qeveriset me batuta.

“120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet, duhet të angazhohen në dy fusha kyçe: mbështetje sociale dhe fonde shtesë për shëndetësinë.

Ndërkohë, të tjera PPP të padobishme dhe inefiçente duhet të anulohen dhe paratë t’i shkojnë për mbështetje fiskale dhe financiare biznesit që sot ka mbyllur dyert.

Jeta nuk ka çmim, ndaj unë sot nuk dua të përfshihem në batuta bajate që nuk të çojnë asgjëkund dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Ne si opozitë do të vazhdojmë të mirëinformojmë njerëzit, të kërkojmë e të bëjmë transparencë sa të mundemi dhe të ofrojmë zgjidhje dhe alternativa për tejkalimin e kësaj gjendje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia.”-thekson kryedemokrati.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do t’ia dalim dhe kësaj lufte”/ Rama bisedë telefonike me presidenten e KE, mesazhi për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se pasditen e sotme do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe më pas, në orën 18.30, do të ketë një komunikim publik, ku do të japë mesazhin e tij të drejtëpërdrejtë!

Më tej, Rama falenderon qytetarët për mirëkuptimin që kanë treguar në lidhje me masat kundër koronavirusit.

“Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin fantastik dhe zbatimin mbresëlënës të rregullave të luftës, që me këtë unitet të fortë do ta përballojmë me patjetër!

-Besim se gjithçka po bëjmë është gjëja e duhur, në çdo hap e çdo ditë dhe durim, durim, durim, sepse kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër dhe s’është gjëkundi një lojë kukamçefthi, ku po u “fshehëm” një javë i’a hodhëm!

LEXO EDHE:  Negociatat/Zbardhet oferta e Ramës për opozitën

LEXO EDHE:  Akuzat e Doshit/ Kryeministri Rama pranon ftesën e prokurorisë, dëshmon nesër në orën 12:00

-Ju siguroj të gjithëve se po punojmë ditë-natë për të mos lënë vetëm asnjë shqiptar dhe për të bërë gjithçka për shëndetin e për ekonominë familjare dhe kombëtare po ashtu!

-Durim, durim, durim! Frikë aspak, kujdes po! Do t’ia dalim edhe kësaj lufte medoemos!”-shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE