Connect with Us

“Nuk qeveriset me batuta”/ Basha i “përvishet” Ramës

Politikë

“Nuk qeveriset me batuta”/ Basha i “përvishet” Ramës

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa komenton situatën me të cilën po përballet vendi për shkak të koronavirusit, e cilëson jo njerëzore, faktin që kreu i qeverisë nuk i ka marrë parasysh propozimet e opozitës.

“Ditët që po kalojmë janë të paprecedenta. Anembanë botës qeveritë dhe opozitat po përpiqen për të gjetur mënyrën më efikase për të ndalur përhapjen e virusit, si edhe për të mbështetur qytetarët dhe bizneset që ta tejkalojnë sa më lehtë këtë.

Për çdo propozim ekonomik që kam bërë në dy rastet e fundit të emergjencave, pas tërmetit dhe tani për koronavirusin, kam pasur parasysh se detyra numër një e qeverisë duhet të jetë shëndeti i qytetarëve shqiptarë kudo ku jetojnë anembanë vendit, dhe më pas, garancitë për kompensimin e këtij dëmi të madh si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë tonë në tërësi. Në fokusin tim kanë qenë dhe janë njerëzit, familjet e tyre dhe ekonomia.

Propozimet e mia janë të bazuara në dy parime bazë: 1. “Mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit”, dhe 2. “Mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë”.

Këto ditë jam në kontakt të vazhdueshëm me shoqatat e bizneseve, me biznese të vogla dhe të mesme. Janë këto grupe shtyllat e ekonomisë shqiptare, të cilat kanë nevojë të mbështeten në këtë kohë krize. Çdo vend po vepron kështu, duke vënë në dispozicion buxhetin e mjaftueshëm për përballimin e krizës dhe duke aplikuar politika fiskale dhe monetare në mbështetje të ekonomisë.

LEXO EDHE:  Basha mbledh ministrat teknikë të qeverisë Rama në selinë e PD

Këto masa fiskale lehtësuese u vijnë në ndihmë si sipërmarrësve të vegjël, ashtu dhe punëtorëve të tyre. Në fund të ditës, gjithsecili duhet të paguajë një qira mujore dhe të ushqehet. Ku do t’i gjejnë paratë për këtë, nëse nuk punojnë gjatë këtyre ditëve? Po për taksat që do të paguajnë tani në mars ku do t’i gjejnë paratë, kur bizneset janë mbyllur?

Është jo njerëzore që të sillesh rreth e rrotull propozimeve tona apo të sulmosh opozitën në këtë periudhë. Propozimet tona janë realiste dhe të zbatueshme nëse ka MIRËMENAXHIM, KOMPETENCË dhe TRANSPARENCË.”-shkruan Basha.

Më tej, ai thekson se sot Shqipëria ka nevojë të përballojë emergjencën shëndetësore që ka krijuar kriza e koronavirus, ndërsa shton se vendi nuk qeveriset me batuta.

“120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet, duhet të angazhohen në dy fusha kyçe: mbështetje sociale dhe fonde shtesë për shëndetësinë.

Ndërkohë, të tjera PPP të padobishme dhe inefiçente duhet të anulohen dhe paratë t’i shkojnë për mbështetje fiskale dhe financiare biznesit që sot ka mbyllur dyert.

Jeta nuk ka çmim, ndaj unë sot nuk dua të përfshihem në batuta bajate që nuk të çojnë asgjëkund dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Ne si opozitë do të vazhdojmë të mirëinformojmë njerëzit, të kërkojmë e të bëjmë transparencë sa të mundemi dhe të ofrojmë zgjidhje dhe alternativa për tejkalimin e kësaj gjendje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia.”-thekson kryedemokrati.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do t’ia dalim dhe kësaj lufte”/ Rama bisedë telefonike me presidenten e KE, mesazhi për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se pasditen e sotme do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe më pas, në orën 18.30, do të ketë një komunikim publik, ku do të japë mesazhin e tij të drejtëpërdrejtë!

Më tej, Rama falenderon qytetarët për mirëkuptimin që kanë treguar në lidhje me masat kundër koronavirusit.

“Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin fantastik dhe zbatimin mbresëlënës të rregullave të luftës, që me këtë unitet të fortë do ta përballojmë me patjetër!

-Besim se gjithçka po bëjmë është gjëja e duhur, në çdo hap e çdo ditë dhe durim, durim, durim, sepse kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër dhe s’është gjëkundi një lojë kukamçefthi, ku po u “fshehëm” një javë i’a hodhëm!

LEXO EDHE:  Basha kërkon Reformë të re Administrative

LEXO EDHE:  Ujitja me sistemin me të avancuar/ Eskavatorët e rinj zgjidhje për kanalet

-Ju siguroj të gjithëve se po punojmë ditë-natë për të mos lënë vetëm asnjë shqiptar dhe për të bërë gjithçka për shëndetin e për ekonominë familjare dhe kombëtare po ashtu!

-Durim, durim, durim! Frikë aspak, kujdes po! Do t’ia dalim edhe kësaj lufte medoemos!”-shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkëshortja e Ben Blushit aksionere në katër biznese/ Etilda Gjonaj hesht për licensën e noteres Eva Blushi

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Ministria e Drejtësisë refuzoi të përgjigjet nëse ka marrë masa për licencën e Eva Blushit, pas dyshimeve për përfshirjen e saj në shkelje ligjore, ndërkohë që ministrja Etilda Gjonaj zgjodhi të shfaqet në një intervistë Top Channel, të drejtuar nga Ben Blushi, bashkëshort i noteres, televizion nga i cili sulmoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

“Boldnews.al” pyeti rreth dy javë më parë Ministrinë e Drejtësisë nëse kishin verifikuar ligjshmërinë e licencës së noteres Blushi, pasi në media u publikuan të dhëna për përfshirjen e saj në aktivitete private të tjera.

Në përfundim të afatit, sipas parashikimeve të ligjit “Për të Drejtën e informimit”, Ministria e Drejtësisë refuzoi të kthente përgjigje nëse e kishte trajtuar rastin e noteres Eva Blushi dhe nëse kishte marrë masat, sipas përcaktimeve ligjore.

“Boldnews.al” ka ushtruar të drejtën e ankimit pranë Komisionerit për të Drejtën për Informim, duke kërkuar ndërhyrjen e tij për të detyruar Ministrinë e Drejtësisë të zbatojë ligjin “Për të drejtën e informimit”.

Bizneset e noteres Blushi
Ligji “Për Noterinë”, i miratuar në Dhjetor 2018 dhe që ka hyrë në fuqi në Janar 2019, ndalon përfshirjen e noterëve në aktivitete të tjera private, përjashtuar mësimdhënien dhe përfshirjen në jetën akademike.

Të dhëna zyrtare nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) provojnë se Eva Blushi, krahas aktivitetit si notere, është aksionere edhe në dy kompani të tjera private të regjistruara në Shqipëri.

1. Në Tetor 2018, pak javë para se të hynte në fuqi ligji i ri për “Noterinë”, ku parashikohen ndër të tjera edhe ndalimi për përfshirje në aktivitete private, në QKR regjistrohet kompania “Luxury Comunicazione e Publicitta”, në të cilën Eva Blushi është aksionere me 20 përqind të kapitalit.

Kjo kompani vijon të jetë aktive edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për Noterinë”, përfshirë edhe pozitën si aksionere të noteres Blushi, duke e vendosur atë në kushtet e ndalimit ligjor.

2. Në Prill 2019, në kundërshtim me përcaktimet e ligjit “Për Noterinë”, Eva Blushi regjistrohet si ortake me 50% të aksioneve në kompaninë “Publialb”, ku pjesën tjetër e ka Vjollca Blushi, pronarja e Top Channel dhe njëkohësisht punëdhënësja e bashkëshortit të noters, Ben Blushi

Neni 19 i ligjit “Për Noterinë” parashikon specifikisht se ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private.

Por ky parashikim ligjor duket se nuk e ka stepur noteren Eva Blushi.

LEXO EDHE  Qarkullimi i lartë i cash-it në Shqipëri rrit rrezikun për Covid-19

Krahas dy kompanive të regjistruara në Shqipëri, të dhëna mediatike referojnë se znj. Blushi është aksionere edhe në kompaninë “E.M Capital”, e regjistruar në Sofje Bullgari, në fund të vitit 2019.

LEXO EDHE:  Paralajmërimin “bombë” i Spartak Ngjelës/ Këta tre politikanë do të fundosen së shpejti

LEXO EDHE:  Rama me rusët vodhen 75 milion euro nga taksat e shqiptarëve/ Zbardhet skema e mashtrimit

Noterja Blushi është ortake në këtë kompani me biznesmenin shqiptar, Klodian Zoto, i njohur më së shumti për marrjen me koncension të inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit e Fierit, nëpërmjet disa procedurave kontraverse.

Kompania ‘E.M Capital” e dyshes Blushi-Zoto ka hyrë në tregun shqiptar në Dhjetor 2019, pasi bleu 51% të aksioneve në kompaninë “Valtelina”, e njohur me emrin tregtar “Lori Caffe”. Pjesa tjetër e aksioneve në këtë kompani vijon të jetë në pronësi të pasardhësve të themeluesit të saj, Dritan Hoxha, e konkretisht vejushës së tij, Vjollca Hoxha së Top Channel dhe fëmijëve të tyre.

Përfshirja e noteres Eva Blushi në të tre këto kompani duket se përbën shkelje të ligjit “Për Noterinë”. Por, deri më tani, Ministria e Drejtësisë, përgjegjëse për verifikimin e kushteve të licensës së noterëve, nuk ka publikuar asnjë masë ndaj znj. Eva Blushi, si edhe nuk ka preferuar t’i kthejë përgjigje kërkesës zyrtare të redaksisë së “Boldneës.al”.

Refuzimi i Ministrisë së Drejtësisë
Në 17 Shkurt 2019, redaksia e “Boldnews.al” i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për informacion, në të cilën kërkohet nëse ky institucion është vënë në dijeni të përfshirjes së Eva Blushit në aktivitete private dhe nëse kjo situatë përbën ose jo shkelje ligjore, si edhe verifikimet apo masat e mundshme të ndërmarra ndaj noteres.

Ministria e Drejtësisë, në tejkalim të afatit 10-ditor për kthim përgjigje, nuk dha asnjë reagim ndaj interesimit të redaksisë së “Boldnews.al”.

Përkundrazi, në kohën që redaksia priste përgjigje për, më së paku nisjen e verifikimeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për rastin “Eva Blushi”, titullarja e institucionit, Etilda Gjonaj, shfaqet në televizionin “Top Channel”, me drejtor të përgjithshëm Ben Blushin, për të sulmuar Presidentin Ilir Meta.

Tashmë, redaksia e “Boldnews.al” është në pritje të ndërhyrjes së Komisionerit për Informim, me qëllim nxitjen e Ministrisë së Drejtësisë për të kthyer përgjigje.

Nga ana tjetër, një kërkesë e ngjashme i është drejtuar edhe Dhomës Kombëtare të Noterisë. Por, deri më tani, as kjo strukturë publike nuk ka kthyer asnjë përgjigje për pozitën e noteres Eva Blushi përballë ligjit.

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria vijon ashpërsimin e masave kundër koronavirusit/ Rama publikon një tjetër vendim

Publikuar

-

Nga

Qeveria Shqiptare vijon të ashpërsojë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Pas Italise, Kryeministri Edi Rama bën të ditur se në vijim të masave do të ndalohen edhe fluturimet me Britaninë e Madhe.

Mësohet se fluturimet do të ndalohen nga dita e sotme në orën 23:59. Pas këtij orari asnjë avion nuk do të ngrihet më nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Britanisë së Madhe.

LEXO TE PLOTE