Connect with Us

Nuk hoqi tarifën ndaj Serbisë/ SHBA ndëshkon Kosovën

Kosova & Rajoni

Nuk hoqi tarifën ndaj Serbisë/ SHBA ndëshkon Kosovën

Publikuar

-

SHBA pezulloi Kosovën nga programi i ndihmës ekonomike “Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit”, MCC për shkak të mosheqjes së tarifës ndaj Serbisë. Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për dialogun me Serbinë.

15 marsi ishte data kur kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar heqjen e tarifës në lëndën e parë për mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, por këtë nuk e bëri, sepse sipas tij, nuk ka arritur ta bindë partnerin e koalicionit LDK-së për këtë gjë. Kjo e fundit po kërkon heqjen e tërësishme të tarifës ndaj Serbisë ashtu siç po kërkon edhe SHBA, dhe jo heqjen e pjesshme siç e kërkon Kurti. Kryeministri kosovar në një postim në profilin e tij tha, se “u kërkoi falje qytetarëve të Kosovës që më 15 mars nuk po mund ta jetësojë planin e tij në raport me tarifën”. “Ende nuk kam arritur ta bindë partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”, shkroi Albin Kurti.

Reagimi i LDK

Por i menjëhershëm ishte reagimi i zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë Kurti, Avdullah Hoti nga LDK-ja, i cili tha se tarifa duhet të hiqet menjëherë, e pa kushte, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara. Ai porositi Kurtin që të “mos të bëhen taktizime politike me partneritetin tonë me SHBA-n”. “Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që çojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, shkroi Hoti në Facebook.

Kosovo Premierminister Albin Kurti PK in Pristina (Getty Images/AFP/A. Nimani)

Kryeministri Albin Kurti në fund të muajit shkurt kishte deklaruar se më 15 mars heq tarifën për lëndën e parë për mallrat e Serbisë dhe nëse Serbia e ndal fushatën për çnjohje dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifore, nga 1 prilli, taksa do të hiqej për një periudhë 90 ditëshe. Nëse Serbia nuk i përmbahet këtyre zotimeve, atëherë nga 15 qershori, do të rivendosej taksa 100 % dhe do të zbatohej parimi i reciprocitetit.

SHBA reagon ndaj Kosovës

LEXO EDHE:  "SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi"/ I dërguari i Trump hedh poshtë lajmin

Këtë plan e kundërshtuan SHBA, të cilat përmes të ngarkuarit për dialogun Kosovë-Serbi,. Richard Grenell, po kërkojnë heqjen e tërësishme të tarifës ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut Kosovë-Serbi. Madje SHBA kërcënuan edhe me sanksione ndaj Kosovës dhe masën e parë ata e ndërmorën dy ditë më parë. Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), konfirmoi nëpërmes një komunikate për medie se ka pezulluar programet e zhvillimit ekonomik për Kosovën.

“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Derisa të zgjidhet çështja e tarifave të Kosovës, MCC do të pezullojë programet e saj në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Deutschland Serbien und Kosovo unterzeichnen Abkommen über Bau von Autobahn und Bahnstrecke (AFP/T. Kienzle)

Një javë më parë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u takuan Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e të ngarkuarit amerikan Richard Grenell. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Presidenti Thaçi nuk ka mandat që të negociojë në emër të Kosovës dhe i kërkoi atij që ta kordinojnë politikën e jashtme. Megjithatë Parlamenti i Kosovës të shtunën pas mesnatës miratoi një rezolutë me të cilën bëhet e qartë se “Qeveria e Kosovës është institucioni që ka mandatin që të udhëheqë bisedimet politike me Beogradin”.

“Sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacënueshme. Askush nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”, thuhet në tekstin e rezolutës të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Dialogu me Serbinë, ka nisur në vitin 2011 dhe pas shtatë vjetësh u ndërpre në nëntor të vitit 2018 pasi Qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100% ndaj produkteve të Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për shkak të fushatës së saj kundër njohjeve të Kosovës. Beogradi po e kushtëzon kthimin në tavolinën e bisedimeve me Kosovën me heqjen e tarifës ndaj mallrave të saj që të hyjnë në Kosovë./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shkon në 9 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në nëntë numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ku vetëm sot janë konfirmuar 4 raste të reja.

Kjo është vërtetuar nga analiza që u janë bërë sot 70 personave të tjerë që kanë pasur kontakte me 5 të infektuarit e tjerë.

Të premten u raportuan rastet e para në Klinë dhe Viti. Pastaj të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës.

LEXO EDHE:  Ramadani: Vizat e NATO ngutin Kosovën e Malin e Zi për demarkacion, por nuk është kusht i pakapërcyeshëm

LEXO EDHE:  Kongresmeni amerikan thumon Ramën

Të tri këto qytete janë në karantininë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet bilanci në Greqi/ Shkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i viktimave në Greqi.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 4.

Sot ka humbur jetën një burrë 53-vjeçar që ishte shtruar në spital në Selanik.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme humbën jetën dy pacientë, një 67-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm Zakynthos dhe një 90-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm Ptolemais. Viktima e parë në shtetin fqinj u regjistrua tre ditë më parë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkon në 5 numri i të prekurve me Koronavirus në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 5 numri i të prekurve nga Koronavirusi në Kosovë. 2 rastet e fundit që kanë rezultuar pozitivë janë një 42-vjeçar dhe një 37 vjeçare që nuk kanë lidhje më njëri-tjetrin.

Sipas ministrisë një nga rastet është nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë)  i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.

Njoftimi i plotë:

Krahas tri rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite me 14/03/2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar  edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2:

Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë)  i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.

LEXO EDHE:  Zbardhet Kosova/Bora dhe minusi do të vazhdojnë, ja kur do të kthehet dielli

LEXO EDHE:  Kosova drejt zgjedhjeve të parakohëshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë datës 14 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për gjashtëdhjetë e shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga data 01.02.2020 deri me 14.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 7.326 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 3.328, Vërmicë 2.488, Jarinje 564, Dheu i Bardhë 109, Hani i Elezit 77, Kullë 224, Qafë Morinë 35,  Bërnjak 11, Qafë Prush 8, Muçibabë 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE