Connect with Us

Ndryshon “shtetrrethimi”/ Si do të lëvizet nga sot dhe në vijim në Tiranë dhe rrethe

Lajme

Ndryshon “shtetrrethimi”/ Si do të lëvizet nga sot dhe në vijim në Tiranë dhe rrethe

Publikuar

-

Policia e Shtetit bën të ditur se duke filluar nga sot ka një ndryshim të orareve dhe mënyrës së lëvizjes në Tiranë dhe në rrethet e tjera.

Pas ndalimit të qarkullimit për tre ditët e fundjavës, nga dita e sotme ka nisur një tjetër regjim shtetrrethimi.

Kështu, sipas njoftimit të bërë sëfundmi nga policia, lëvizja do të lejohet nga ora 06:00 deri në 08:00 të mëngjesit.

Nga ora 08:00 e mëngjësit deri në orën 16:00 të pasdites nuk lejohet qarkullimi me makina dhe mjete te tjera.

Qarkullimi sipas policisë hapet sërish në orën 16:00 të pasditës deri në orën 17:00 dhe pastaj mbyllet sërish deri në orën 06:00 të ditës tjetër.

Ky lehtësim i karantinës është bërë për të lejuar qarkullimin e personave që kanë për të shkuar në punë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes e coronaviruesit ”Covid 2019”, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se:

Do lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin për tu kthyer në vendbanimet e tyre, nga ora 00.00 deri në orën 08.00 të datës 16.03.2020, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimin taksi 4+1, brenda këtij orari.

Do të lejohet qarkullimi në oraret 06.00 deri në orën 08.00 në mëngjes dhe 16.00 deri 17.00 mbasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibuisë, autobusë) që do bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industriale/ bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit, si dhe
qarkullimi i automjeteve për punonjësit e Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personeli shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje ardhje në pune, në oraret e ndërrimit të turneve, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë.

Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transporte të mallrave brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendas dhe të huaja, furgonçina, furgonë, kamionë të cilët merren më furnizimin e me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.

Jashtë këtij kufizimi, do të lejohet të qarkullojnë, mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato ushtarake, punonjësit e medies me makina të loguara ose jo por të paisura me dokument identifikimi.

Autorizimet e mëparshme të lëshuar nga Policia e Shtetit me afat deri në datën 15 Mars, ju zgjatet afati

Me qëllim kthimin e përgjigjeve në kohë të kërkesave të qytetareve, të cilët kanë nevojë të komunikojnë për probleme të ndyshme ne nr 112/129 si dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224, sqarojmë pronarët dhe administratorët e subjekte që merren me shpërndaje të produkteve ushqimore, apo që ofrojnë shërbime të cilat përdorën Furgoncina, forgonë dhe kamionë se nuk kanë nevojë për autorizim për levizje,pasi ato jana të përfshira në kategorine e mjeteve që lejohen të qarkullojnë pa autorizim. Theksojmë se në këto automjete do qarkullojnë vetëm drejtuesit e këtyre automjeteve dhe jo familjarë apo pasagjërë të tjerë.

LEXO EDHE:  “Ngrihet në këmbë” policia e Tiranës / Alarm për rrëmbimin e një personi në Don Bosko

Policia e Shtetit gjen rastin për të apeluar edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me korrektësi kufizimet e vendosura pasi shkelja e tyre do ndëshkohet me masa të rrepta administrative të reja të vendosura nga Qeveria për shkak të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19.
[18:33, 15/03/2020] Genti Policia e Shtetit: Policia e Shtetit

Vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e telegramit të DPPSH, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe në shkelje të urdhrit për ndalim qarkullimi, si dhe 2 të tjerë për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë.

Në Durrës procedohet penalisht 1 drejtues mjeti, për mosbidje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 334 drejtues mjetesh, si dhe janë bllokuar 18 mjete.

Në vijim të kontrolleve për zbatimin telegramit të DPPSH, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, oficerët e Policisë Rrugore kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, konkretisht:

Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l.

Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Prej datës 13 mars e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1230 drejtues mjetesh, janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë përpunuar dhe u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa në adresën [email protected], kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Besa Shahini njoftim për maturantët/ Nga nesër jepen leksione në RTSH

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar maturantët se duke filluar nga nesër do të marrin leksione në RTSH.

Shahini deklaron se duke filluar nga e hëna në të premten në orën 13:30- 14:30 do të jepen leksione matematike, biologjie dhe kimie.

‘Për maturantët: Duke filluar nga nesër, çdo ditë, nga e hëna në të premten, ora 13:30-14:30, në programin RTSH Shkollë do të ketë një hapësirë të dedikuar vetëm për ju nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me leksione të lëndëve matematikë, biologji dhe kimi, në RTSH-1’, shkruan ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Nuk i bindem plehrës”/ Aktori Liçaj refuzon të vetëkarantinohet

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka refuzuar të vetëkarantinohet siç ka urdhëruar qeveria, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Liçaj e quan kryeministrin Edi Rama thithës të plehrave, ndërsa pretendon se ky është urdhër për arrest shtëpie dhe jo për vetëkarantinim.

“Nuk është karantinim, është arrest shtëpie që e ka vënë thithësi i pluhrave i tmerruar nga 2 Marsi. Dhe ju prisni që unë ti bindem plehrës?”, shkruan aktori në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Arian Galdini letër prekëse për ditëlindjen e të birit në kohë karantine!

Publikuar

-

Nga

Pedagogu dhe Kryetari i partisë Lëvizja e Re (LRE) Arian Galdini ka postuar ditën e sotme një letër drejtuar djalit të tij Martinit, i cili sot ka ditëlindjen dhe mbush 3 vjeç.

Kjo letër e Galdinit për të birin, është e mbushur me emocione të larta, sidomos në këto ditë të vështira kur bota është pllakosur nga pandemia e Covid 19.

Edhe Shqipëria po kalon ditë tejet të vështira ndërsa të gjithë shqiptarët po kërkohet të qëndrojnë të vetëizoluar në shtëpi.

Pikërisht në këto momente dhe nën këtë atmosferë ka ardhur edhe kjo letër e Arian Galdinit për të birin, një letër kjo që të mbush me emocione dhe duhet lexuar patjetër.

Ja edhe letra e plotë e Galdinit për të birin:

Lëtër tim biri Martinit për Ditëlindjen e tretë!

Martinatori i babit,

Ti ke lindur i veçantë.

Isha atë ditë në dhomën e spitalit kur ti pritej të vije mes nesh.

Orët kalonin e ti po vonoje.

Tensioni në sytë dhe bisedat nën zë të doktoreshës dhe mamisë që po të prisnin, dëftonin se diçka nuk po shkonte.

Na thanë se kordoni të ishte ngatërruar keq në qafë e duhej të konsultoheshin e mernin disa vendime.

Kur erdhi çasti, unë ndiqja me sy plot lëvizjet e doktoreshës dhe mamisë e vëreja se puna me ty nuk ishte edhe aq e lehtë.

Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi shkëlqyeshëm.

Ti dole dhe unë të shoqërova në dhomën ku të pastruan për herë të parë dhe të bënë gati për takimin tënd me mami Xherinën.

Të mbajta në krahë dhe e ndjeva se ne të dy do të bëheshim po aq shokë të ngushtë sa unë isha bërë me vëllain tënd të madh Davidin.

Që nga ai 15 mars 2017, nuk ka pasur ditë të mos kesh bërë diçka prej Martini, ti.

E gjërat prej Martini janë çapkënërira që neve na habisin, gëzojnë, lodhin, rraskapisin, lumturojnë.

Ti je Biri i Tërbuar i babit, prandaj edhe unë të thërras Tërbiri.

Ti je Terminatori i babit, prandaj unë të thërras Martinatori.

Në 24 orë që ka një ditë, nuk ekziston 1 sekondë që ti të mund të jesh pa bërë diçka.

Ose do kërcesh, ose do shkosh të ndihmosh mamin apo babin kur lajnë enët dhe do të na i thyesh gjithmonë diçka, ose do shpërndash lodrat në çdo cep të shtëpisë duke e deklaruar si territorin tënd, ose do zhgarravitësh çdo mur e mobilje të mundshme, e të tilla gjëra, pafund.

Je i papërballueshëm Martinush, ama je bekimi i jetës sonë.

Kur të shoh këto ditë në shtëpi, 24 në 24, pa dalë asnjë sekondë, mendoj se sapo të mbarojë ky vetëqëndrimi ynë brenda për shkak të Koronavirusit, do të na duhet të mendojmë sesi të blejmë një shtëpi të re. 🤣🤣🤣🤣🤣

Po po, do të na duhet një shtëpi e re ose një rimobilim e ndreqje totale e shtëpisë, sepse Martini dhe Vetëizolimi janë si ato filmat që sheh ti në celularin tim birush ku Hulku hidhet mbi makinë dhe ulëret me sa ka në kokë : Smash (Do ta thyej fare), Smash, Smash.

Vetëizolimin nuk e thyejmë dot, kështu që ti ia ke nisur ta hedhësh shtëpinë në tokë.

E megjithatë, ti je mrekullia e Zotit në shtëpinë tonë.

Ti je i veçantë, zemra e vogël e babit.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Pse njerëzit mbajnë realisht maska ​në fytyrë?

LEXO EDHE:  Akident/ Makina përfundon në kanal në Durrës

Sepse ti jeton me kaq shumë energji dhe liri brenda teje sa të duhet parreshtur të shprehesh.

E gjithë kjo harlisje e çdosekondshme që ti ke, rrëfen në sytë tanë një Martin magjik, plot imagjinatë dhe bukuri brenda tij.

Kur ne të shohim herë të habitur, e herë të shqetësuar, herë të mahnitur e herë të rraskapitur, që ti të jesh ti në çdo sekondë të çdo dite, ne nuk rreshtim gjithashtu së qenuri të lumtur dhe me dashuri pafund për ty.

Ti je i veçantë Martin.

Ndaj edhe këtë 3 vjetor e ke unik si pak njerëz në këto kohë karantine globale….

Ti doje të bëje një ditëlindje plot kaos me Minions dhe Hulk, me Spiderman dhe Pikimons (Mickey Mouse, çudi sepse ky është i vetmi personazh të cilit ti ke qejf ti vësh emrin sipas dëshirës tënde dhe e ke ndarë mendjen ta quash veç Pikimons).

Nuk do të mundemi sot.

Sepse ti je i veçantë.

Edhe kur nuk të plotësohen dëshirat, ndonjëherë thjesht do të thotë se je i veçantë.

Kur bota ka mijëra vjet që jeton me maska që nuk duken për të fshehur vetveten, ti e feston ditëlindjen në ato pak ditë kur të gjithë i vendosin maskat haptazi.

A nuk është e jashtëzakonshme kjo?

Kur bota ka mijëra vjet që i ka bërë njerëzit me 10 personalitete, 1 për shtëpi, 1 për punë, 1 për miqësi, 1 për sajdisje, 1 për dallfisje, 1 për Facebook, 1 për Instagram, e kështu me radhë, dhe kryesisht veten e lënë krejt vetëm e të strukur në shtëpi, për të dalë jashtë me personalitetet e tjera të tyre, ti e ke ditëlindjen në këto pak ditë kur të gjithë njerëzit bashkë me veten dhe gjithë personalitetet e tyre rrinë në shtëpi.

A nuk është magjike kjo?

Ndoshta këto ditë do të na shërbejnë të gjithëve për të njohur më mirë vetet tona e tu bëjmë e japim vendin që u takon veteve tona.

Sikur kjo të ndodhë, e pas karantinës, shumica e njerëzve të fillojnë të dalin me vetet e tyre nga shtëpia, a nuk do të kishim një botë të mrekullueshme?

Jam i sigurtë se ti nuk do ta harrosh kurrë këtë 3 vjetor.

Nuk ka Minions e as Pikomons, nuk ka lojëra e as njerëz për të festuar.

Ama jemi ne me vetet tona.

Duhet të mësojmë të festojmë për vetet tona dhe me vetet tona.

Është gjë rallë kjo kur ndodh.

A nuk mezi presim ne fundjavat që të rrimë pak bashkë me njëri tjetrin?

A nuk mezi presim ne festat e fundvitit që të rrimë pak bashkë me njëri tjetrin?

A nuk mezi presim ne pushimet e verës që të rrimë pak bashkë me njëri tjetrin?

Ja kështu duhet ti shohim edhe këto ditë vetëqëndrimi në shtëpi, si dhuratë që na bëhet nga kohë e ditë të vështira.

Është dhuratë.

Dhe ndonëse sot ti nuk do të hapësh dot dhurata për ditëlindjen tënde, ne besojmë se koha që po kalojmë bashkë si familje, këto ditë, është dhurata jonë e përbashkët.

E sheh që ti je i veçantë?

Edhe pse sot ti duhej të kishe dhurata veç për veten, ditëlindja jote është dhuratë për të gjithë ne, në ditë dhuratë për ne që ti kalojmë veç së bashku.

Gëzuar ditëlindjen birush.

Të dua pafund Tërbiri im i veçantë.

Babi/ CNA.al

LEXO TE PLOTE