Connect with Us

“Mos përdorni Ibuprofen dhe barna kortizonikë”/ Mjeku: Jo panik, ul sistemin imunitar

Lajme

“Mos përdorni Ibuprofen dhe barna kortizonikë”/ Mjeku: Jo panik, ul sistemin imunitar

Publikuar

-

Mjeku Genc Sulçebe tha se shpreson që para dimrit të ardhshëm të zbulohet një vaksinë kundër COVID-19.

Doktori deklaron se rreth 34% e popullatës e kalojnë këtë virus pa asnjë shenjë, 80% në mënyrë shumë të lehtë dhe vetëm 4 % do të kërkojnë hospitalizim.

Ai foli në emisionin “Opinion” edhe për efektet e Ibuprofenit, për të cilin thuhet se ka pasur ndikim negativ, ndërsa i kërkoi qytetarëve të mos e përdorin ashtu sikurse kortizonikët.

“Ibuprofeni është anti – ifnflamtor dhe pengon reaksionin imunitar. Inflamacioni dhe temperatura janë reagim imuntar. Po kështu edhe kortizonikët nuk duhen përdorur. Pa panik, të gjithë ne mund ta kemi marrë virusin. Të rrimë në shtëpi, të kontollojmë veten tonë. Qetësia ushqimi i ekuilibruar janë faktorë shumë të rëndësishëm për sistemin imunitar. Paniku e ul sistemin imunitar dhe pengon reagimin e sistemit për të luftuar virusin”, nënvizoi mjeku./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Pipero apel qytetarëve/ “Mos shihni shifrat, gjithësecili nga ne mund të jetë i infektuar”

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero deklaron se në vend mund të ketë 500 persona të infektuar por që nuk kanë shenja dhe nuk e dinë që janë me koronavirus.

Pipero thotë se gjithësecili nga ne mund të jetë i infektuar, ndërsa kërkoi që qytetarët të zbatojnë këshillat që i janë dhënë.

“Nga eksperienca e mëparshme e marrë nga Kina dhe Itali, për çdo rast ka 1-2 të infektuar të tjerë të fshehur. Janë 51 të infektuar por në total mund ta kenë virusin 500 persona. Po ashtu mësua nga eksperienca me Kinën dhe Italinë bumi është nga fundi i javës së 3 apo të 4.  Duhet theksuar se shumë mund të jenë të infektuar por nuk manifestojnë sëmundje. Gjithësecili nga ne mund të jetë i infektuar, por shqiparët nuk duhet të shohin shifrat, nuk duhet të shofin statistikat, ato t’ia lemë shkencëtarëve. Qytetarët duhet të zbatojnë të gjitha këshillat”, u shpreh mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama: Publikohet thirrja për tenderin e shkollave

Publikuar

-

Nga

Publikohet thirrja për tenderin ndërkombëtar të shkollave.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një videolive në rrjetet sociale, ku foli për betejën me koronavirusin dhe për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë deklaroi se 7.9 miliardë lekë janë vënë në dispozicion për ndërtimin e shkollave dhe konvikteve, ndërsa 8.7 miliardë për banesat.

“Sot, tani që ne po flasim ne kemi nxjerrë thirrjen publike për tenderin ndërkombëtar të shkollave. 7.9 miliardë lekë, pra 79 milion dollarë pa tvsh për shkolla të reja, për 59 shkolla të reja, 8 konvikte që do ndërtohen nga e para në Universitetin Bujqësor dhe 4 konvikte të reja në Qytetin Studenti. Këto dhe 8.7 miliardë për shtëpitë tanimë janë të shpallura prej disa ditësh, bëjnë plot 16.6 miliardë ose 160 milionë dollarë, të cilat kjo qeveri as nuk do t’i lëvizë nga destinacioni, as nuk do t’i lërë pa paguar në kohë edhe sikur të gjithë donatorët të na thonë ndjesë t’i kam por tani kemi koronën”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Çdo rast i konfirmuar llogaritet si 5 të infektuar”/ Arben Gjata tregon spitalet e vëna në dispozicion

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Task Forcës për Koronavirusin dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata deklaroi pasditen e sotme se çdo rast i konfirmuar me koronavirus llogaritet si 5 të prekur.

Gjata e cilësoi Urgjencën Kombëtare si një nga investimet më të rëndësishmë që është bërë, ndërkohë që i kërkoi sërish vullnetarëve t’i bashkohen stafit mjekësor.

Teksa u pyet në studion e Abc News, rektori i “Universitetit të Mjekësisë” tregoi se Spitali Infektiv do të pajiset edhe me burime të tjera, konkretisht me 25 deri në 28 respiratorë.

Ai zbuloi se aktualisht janë në dispozicion 100 deri në 120 shtretër, por nëse kalohen kapacitetet është parashikuar të kthehen në spitale COVID-19 spitali “Shefqet Ndroqi”, ish-kirugjia 2 dhe 3, si dhe më pas do të rishikohet edhe për hapësira te “Spitali Amerikan”.

“Nga pikëpamja shkencore, ky virus ka një pjesë të fshehur. 80% e rasteve nuk janë me shenja klinike. Nesë preket 1-2 për qind e popullsisë do shpallet epidemia. Rastet e diangostikuara duhen shumëzuar me pesë për të parë se sa mund të jetë numri i të prekurve në vend. Shumë shpejt do të trajnohen të gjithë mjekët e familjes, do të bëhen publike të gjithë numrat e telefonave. Parimi i parë në këtë sëmundje është se nëse nuk mbrohet stafi mjekësor do të humbin njerëz në shërbim. Është propozuar që konsultat për të sëmurët kronik të bëhen nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes”, nënvizoi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE