Connect with Us

Masa drastike në Nju Jork kundër koronavirusit

Bota

Masa drastike në Nju Jork kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nju Jorku po merr masa të forta për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet në Nju Jork kanë njoftuar se restorantet do të përmbushin vetëm porosi që klientët t’i marrin ushqimet me vete, pa shërbim në mjedisin e restorantit, ndërkohë që duke filluar nga e hëna në mbrëmje do të mbyllen palestrat, kinematë e objekte të tjera publike si në Nju Jork, ashtu edhe në Nju Xhërsi dhe Konektikat.

Guvernatorët e tre shteteve thanë se biznese të domosdoshme si supermarketet do të qëndrojnë hapur deri në orën 20, ndërsa bizneset e tjera do të mbyllen.

Këto janë masat më drastike në ndonjë shtet amerikan deri tani.

Shteti i Nju Jorkut ka një nga vatrat aktive të infektimit dhe ka regjistruar të paktën tre viktima nga COVID-19, megjithëse ka imponuar masa për të kufizuar lëvizjen dhe përhapjen e infeksionit në zonën e prekur.

Bill de Blasio, kryebashkiaku i Nju Jorkut, qyteti më i populluar amerikan si dhe guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, të dy demokratë i kanë bërë thirrje qeverisë federale të angazhojë ushtrinë dhe Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë për të reaguar ndaj krizës.

“Në këtë realitet, Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë si në situatë lufte, qeveria federale duhet të mobilizojë të gjitha burimet e nevojshme dhe të fillojë analizat,” tha kryebashkiaku De Blasio për rrjetin MSNBC.

LEXO EDHE:  Akuzat e PD-së/ Manastirliu sfidon publikisht Gazment Bardhin

“Duhet të fillojmë të ngremë pavione të reanimacionit në spitale, jo vetëm në Nju Jork por në të gjithë Amerikën,” shtoi ai.

Guvernatori Cuomo tha se qeveria federale duhet të veprojë me masa të njëjtësuara në të gjitha shtetet, në vend që të lejojë që shtetet të veprojnë individualisht. Ai paralajmëroi se sistemit shëndetësor amerikan po i kanoset krizë me dyndjen e një numri të madh pacientësh.

Shumë autoritete lokale po ndjekin rekomandimet e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, duke mbyllur shkollat publike. Në disa shtete janë mbyllur baret. Ndërkaq janë mbyllur në masë kinematë si dhe sallat e koncerteve e aktiviteteve sportive.

Thirrjet e zyrtarëve të Nju Jorkut pasojnë rritjen e numrit të viktimave në SHBA, që të hënën arriti në 69 në shkallë kombëtare duke shkaktuar panik se spitalet amerikane mund të ngarkohen përtej kapacitetit siç ka ndodhur në Itali.

Paniku ka përfshirë edhe bursën ku aksionerët reaguan me frikë pasi Banka Qendrore uli normat e interesit për të penguar recesionin. Të hënën në mëngjes indekset e bursës së Nju Jorkut regjistruan rënie prej deri në 8%.

Presidenti Donald Trump deklaroi gjendje emergjence të premten. Por democratët e kanë kritikuar se nuk i ka kushtuar seriozitetin e duhur problemit dhe është përpjekur ta zbusë në komentet e tij rrezikun./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Vijon të rëndohet situata nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 199 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, ndërsa janë regjistruar dhe 8 viktima.

Mes viktimave të fundit është një i ri vetëm 24 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja janë konfirmuar në: Shkup-90, Kumanovë-17, Dibër-6, Shtip-9, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-12, Manastir-2, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-5, Strumicë-2, Radovish-1, Krushev-1, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-3, Resnje-2.

LEXO EDHE:  Një tjetër zyrtare preket nga koronavirusi/ MSH sqaron gjendjen shëndetësore

LEXO EDHE:  Nuk zbatonin masat/ Inspektoriati Shëndetësor vendos 2 gjoba dhe 2 pezullime fasonerish

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 120 persona të shëruar nga koronavirusi: Shkup-94, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-1, Ohër-6, Gostivar-2, Krushev-1, Makedonski Brod- 1.

Ndërkohë dëri më tani numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 7 975 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 376 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Edhe Kosova po shënon ditët e fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga coronavirusi.

Radio Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID-19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen.

Në secilën dhomë të Infektivës në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet çdo ditë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi ashpërson marrëdhëniet Kinë-SHBA

LEXO EDHE:  Masat drastike kundër koronavirusit/ Policia fillon ndëshkimet e para  

Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

Publikuar

-

Nga

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe konsiderohet si një nga njohëset më të mira të Ballkanit në diplomacinë gjermane, është e sigurt se “pas katër vitesh lufte dhe spastrimi etnik me kampe përqendrimi, zhvendosje masive dhe përdhunime masive, mund të dihej se çfarë ishte e mundur “.

Detajet e kësaj drame të paimagjinueshme janë përpunuar në mënyrë të përpiktë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Sipas kësaj gjykate në fazën e fundit të luftës civile në Bosnje-Hercegovinë (1992-1995), serbët kishin nisur me planifikimin strategjik të masakrës në mars të  vitit 1995.

Shumëkush e kujton Srebrenicën vetëm në përvjetorë

Në lindje të Bosnjë-Hercegovinës, në qytetin e vogël të Srebrenicës, ndodhi në korrik 1995 krimi më i rëndë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore: njësi serbe vranë  atje mbi 8,000 djem dhe burra muslimanë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë klasifikuar vazhdimisht këtë masakër të paparë ndaj civilëve si gjenocid.

Mbrojtje e pamjaftueshme

Srebrenica qe shpallur dy vjet më parë nga Këshilli i Sigurimit i OKB si një nga gjashtë “zonat e sigurta”. Por rreth 400 ushtarë helmetëkaltër holandeze të OKB-së, ishin të armatosur në mënyrë të pamjaftueshme, për ta mbrojtur Srebrenicën, e cila qe kthyer në një strehë për rreth 25.000 refugjatë

Nga 13 deri në 17 korrik, njësitë serbe vranë në Srebrenicë mbi 8,000 burra dhe djem dhe i varrosën në varre masive. Tani janë identifikuar dhe janë varrosur në varrezat përkujtimore në Potoçari pothuajse 7,000.

Identifikimi i skeletëve të viktimave të Srebrenicës

Identifikimi i skeletëve ishte një punë mjaft e vështirë për ekipet ndërkombëtare të mjekëve ligjorë, sepse për të mbuluar gjurmët e krimeve të tyre serbët i hapën varret masive me buldozerë dhe shpërndanë pjesët e trupave pa jetë në të ashtuquajturat varreza dytësore ose tretësore. Për këtë arsye ekspertëve mjeko-ligjorë iu desh të mblidhnin mbetjet e trupave nga varre të ndryshme dhe t’i bashkonin përsëri ato.

LEXO EDHE:  Masat drastike kundër koronavirusit/ Ardi Veliu urdhër të prerë drejtorive të policisë, mbyllen 655 biznese

LEXO EDHE:  Nuk zbatonin masat/ Inspektoriati Shëndetësor vendos 2 gjoba dhe 2 pezullime fasonerish

Ende shumë kriminelë të padënuar

Komandanti i përgjithshëm i genocidit, udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe shefi i tij ushtarak Ratko Mladić, u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata e OKB në Hagë. Por deri sot numri më i madh i autorëve të këtij krimi vazhdojnë të jenë të lirë. Shumë prej tyre kanë ikur në Serbi dhe jetojnë atje pa pasur frikë nga drejtësia.

“Sidomos ushtarakët e nivelit të mesëm nuk kanë dalë para ligjit,” tha Murat Tahirović në Sarajevë për Deutsche Welle. Ai është president i “Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit” dhe thotë se “megjithëse organizata jonë ka paraqitur një dokumentim të gjerë për 24 shtabet me 227 anëtarë, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga organet e zbatimit të ligjit”.

Serbia nuk e pranon masakrën

Edhe 25 vjet pas çmendurisë së Srebrenicës, Serbia zyrtare dhe shumica e popullatës serbe vazhdojnë të mos pranojnë ta konsiderojnë masakrën si gjenocid. Edhe rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić. Një numër i atyre që janë qenë të përfshirë direkt ose indirekt në vrasjen masive të asaj kohë mbajnë ende poste si politikanë apo janë sipërmarrës e bisnesmenë.

Në Serbi ende rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić

“Shumëkush e kujton Srebrenicën në përvjetorë”, kritikon profesori i historisë Husnija Kamberović në Sarajevë në intervistë me Deutsche Wellen. “Ndoshta edhe bota e jashtme do të dëshironte të harronte Srebrenicën, sepse luajti edhe vetë një rol kaq të turpshëm.” Por “e vetëmja gjë që mund të ndihmojë është ndërtimi i një shoqërie jo-nacionaliste”.

Edhe të rinjtë në Ballkan i bëjnë thirrje opinionit botëror një çerek shekulli pas gjenocidit në Srebrenicë që të mos e harrojë atë që ndodhi. “Sepse nëse harrojmë këto gjëra, ato mund të ndodhin përsëri dhe një Srebrenica nuk duhet t’i ndodhë kurrë më askujt përsëri”, thotë aktivistja Lamia Bravo nga Bosnje-Hercegovina./ DW

LEXO TE PLOTE