LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu paralajmëron abuzuesit/ Zbulon sa shtretër janë në dispozicion

16 Mars 2020, 22:27, Politikë CNA
Manastirliu paralajmëron abuzuesit/ Zbulon sa shtretër janë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se deri më tani situata paraqitet e qetë dhe tregoi se kanë mbi 9 mijë shtretër në dispozicion, përfshirë edhe spitalet jopublike. Manastirliu ka përgënjeshtruar lajmin se ka mungesë tamponesh dhe prandaj bëhen më pak teste.

“Ne jo vetëm që kemi tamponë, kemi kitet dhe reagentët për të kryer atë analizë që duhet në raport me konfirmimet e rasteve, por vijojmë të furnizohemi në vazhdim. Ndërkohë që po planifikojmë të hapim një qendër tjetër me aparatura që i kemi dhe presim të furnizohemi me kitet për të hapur qendrën e dytë në ambientet e QSUT”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

“Tamponi nuk i bëhet çdo njeriu, sepse mund të jetë edhe një grip i lehtë. Patjetër që është edhe ky opsion për të bërë testet e shpejta, por ne jemi duke bashkëpunuar me OBSH dhe OBSH ende nuk i ka validuar testet e shpejta. Ne duam cilësi maksimale pëmes testeve të laboratorit të ISHP, që është i certifikuar”, vijoi më tej ministrja.

Ndërkohë për abuzimet me çmimet, Manastirliu paralajmëroi se kush rrit çmimet do të dënohet me 10 milionë lekë.

“Ju e dini që akti-normativ parashikon një seri gjobash për të gjithë ata tregtues me shumicë apo pakicë ngrejnë çmimiet e tregut, referencat janë të vitit paraardhës. Vetëm në rastet kur i ndikohen nga tregu nuk marrin gjoba, këtu flasim për pajisjet mjekësore, dihet që dhe në tregun botëror mjekësor janë ngritur. Fakti që jemi në një situatë të jashtëzakonshme, nuk do të thotë që shteti nuk funksion. Të gjithë abuzuesit do të marrin dënimin e merituar, 10 milionë lekë që ngrejnë çmimet”, nënvizoi ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga