Connect with Us

“Lufta” me COVID-19/ Simptomat, kujdesi dhe mbrojtja

Sociale

“Lufta” me COVID-19/ Simptomat, kujdesi dhe mbrojtja

Publikuar

-

Ndërkohë që Shqipëria dhe shumë vende të botës po përballen me “luftën”, kundër Covid-19, Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla se cilat janë simptomat dhe si duhet të kujdesemi në lidhje me koronavirusin.

Instituti i Shëndetit Publik jep përgjigje për pyetjet kryesore rreth Koronavirusit, si ta dallojmë dhe mbrohemi prej tij. Këshilla të thjeshta, por shumë të rëndësishme.

A mund të përhapet infeksioni nga Koronavirusi i ri nga një rast që nuk ka simptoma (rast asimptomatik)?

Sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, njerëzit simptomatikë janë shkaku më i shpeshtë i përhapjes së virusit. OBSH e konsideron të rrallë infeksionin nga Koronavirusi përpara se të shfaqen simptomat megjithëse edhe kjo mundësi ekziston.

A është e vërtete që Koronavirusi i ri mund të transmetohet përmes kontaktit me shufrat apo dorezat mbajtëse të autobusëve duke qenë afër një personi që kollitet?

Bazuar në të dhënat e disponueshme konsiderohet shumë e pamundur që një infeksion te mund të merret përmes shufrave apo dorezave , mbajtëse të autobusit. Nga ana tjetër aktualisht jemi në mes të sezonit të gripit. Prandaj nëse shfaqen simptoma të tilla si ethe, kollë, dhimbje fyti, ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Sidoqoftë për të parandaluar infeksionet, përfshirë infeksionet e frymëmarrjes është praktikë e mire të lani duart shpesh dhe me kujdes pasi të prekni objektet dhe sipërfaqet potencialisht të ndotura para se të prekni fytyrën, sytë  dhe gojën.

Sa i rrezikshëm është virusi i ri?

Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ringa Covid -19 mund të shkaktojë simptoma të lehta ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje

Sipash ISHP, Covid-19, rrallë herë mund të jetë fatale. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Cili është ndryshimi midis simptomave të gripit, një ftohje të zakonshme dhe Koronavirusit të ri?

Simptomat janë të ngjashme dhe përbehen nga kollë, ethe, ftohje. Sidoqoftë ato shkaktohen nga viruse të ndryshme, prandaj, në rast të dyshimit për Koronavirus është e nevojshme të kryhen teste laboratorike për të konfirmuar diagnozën.

Sa zgjat periudha e inkubacionit?

Periudha e inkubacionit paraqet periudhën e kohës midis infeksionit dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri maksimumi në 14 ditë.

A mund të transmetohen koronaviruset dhe Koronavirusi i ri nga person tek tjetri?

Po, disa koronaviruese mund të transmetohen nga një person tek tjetri, zakonisht pas kontaktit të ngushtë të anëtareve të familjes ose në një mjedis të kujdesit shëndetësor. Koronavirus i ri, përgjegjës për sëmundjen Covid 19, gjithashtu mund të transmetohet nga person tek tjetri, përmes kontaktit të ngushtë me njëperson të infektuar.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

Koronavirus i ri, përgjegjës për sëmundjen e Covid -19 gjithashtu mund të transmetohet nga një person tek tjetri.

Kush mund të infektohet nga Koronavirusi i ri?

Personat të cilët jetojnë ose kanë udhëtuar në zona të infektuara me Koronavirus-in e ri mund të rrezikojnë infeksionin. Aktualisht Koronavirusi i ri nisi në Kinë ku raportohet numri më i madh i rasteve. Në vendet e tjera shumica e rasteve kanë udhëtuar në vendet e prekura. Pak raste të tjera kanë ndodhur tek ata që kanë jetuar ose bashkëpunuar ngushtë me njerëz të infektuar në Kinë. Po ashtu ka vende ku ka qarkullim komunitar si psh në Korenë e Jugut, Hong Kong, Japoni, Tailandë si dhe kohët e fundit ënItali.

Cilat janë rregullat për dezinfektimin?

Larja e duarve dhe dezinfektimi janë çelësi për parandalimin e infeksionit. Duhet të lani duart shpesh dhe tereshit me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdoret gjithashtu solucion për duart me bazë alkooli me të paktën përqendrim 60%.

A është e sigurt marrja e pakove nga vendet e prekura?

Po, është e sigurt. OBSH deklaron se njerëzit që marrin pako nuk rrezikojnë që të bien në kontakt me Koronavirusin-in e ri, sepse ai nuk është në gjendje të mbijetojë në sipërfaqe  për një kohë të gjatë.

Sa kohë mbijeton Koronavirusi i ri në sipërfaqe?

Informacionet paraprake tregojnë që virusi i rimund të mbijetojë disa orë, edhe pse është ende në studim. Përdorimi i dezinfektuesve të thjeshte është në gjendje të vrasë virusin duke frenuar aftësinë e tij për të infektuar njerëzit, për shembull dezinfektuesit që përmbajnë 75% alkool ose me 1 % me bazë klori zbardhues.

A transmetohet virusi përmes rrugës ushqimore?

Zakonisht sëmundjet respiratorë nuk transmetohen në ushqim, i cili megjithatë duhet të trajtohet duke respektuar praktikat më të mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të përpunuar dhe të pagatuar.

A mundet që një llambë dezinfektimi me rreze ultraviolet të shkatërrojë Covid -19?

Llambat UV nuk duhet të përdoren për të sterilizuar duart ose zona të tjera të lëkurës, pasi rrezatimi UV mund të shkaktojë acarim të lëkurës.

A janë tharësit e duarve efektivë në shkatërrimin e Covid-19?

Tharësit e duarve nuk janë efektivë në shkatërrimin e Covid -19. Për të mbrojtur vetën kundër koronavirusit të ri, duhet të lani shpesh duart me ujë dhe sapun dhe të përdorni dezinfektues me bazë alkooli. Pasi lani duart, duhet ti thani ato plotësisht duke përdorur shami ose kartopecete.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja sa i përket aludimeve mbi sektin fetar në të cilin vajzat Josifi bënin pjesë.

Lala tha se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala në “Opinion”.

LEXO EDHE:  PD e pakënaqur nga plani financiar/ “Është i pamjaftueshëm”

LEXO EDHE:  Alarm në Itali/ Shkon në 51 numri i të prekurve nga Koronavirusi

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE