Connect with Us

Kush po e sulmon Blendi Fevziun/ Beso i Tajvanit, Batoni apo Haxhiu i tatimeve?!

Politikë

Kush po e sulmon Blendi Fevziun/ Beso i Tajvanit, Batoni apo Haxhiu i tatimeve?!

Publikuar

-

Një portal dhe një gazetë, hyri në treg para disa muajsh dhe po tenton të jetë pjesë e tregut mediatik shqiptar. Ndërkohë që shtypi i shkruar po falimenton dhe shumica e gazetave në botë po mbyllen apo ridimensionohen, në treg hidhet një gazetë e shtypur dhe një portal online.

             Besnik Sulaj

Në momentet e para u raportua se kjo media ishte e financuar nga Besnik Sulaj, i njohur ndryshe si Beso i Tajvanit, dhe këtë e raportoi në një material Politiko e Alfred Lelës, në 18 janar 2020. Politiko shkruan se gazeta e re, ishte thuajse me të njëjtin imazh si MAPO e dikurshme, dhe raportohej se kjo gazetë kishte një porosi të veçantë të drejtuesve të saj për të mos sulmuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn.(Lexo këtu)

Sot pas dy muajsh, në qoftë se do ta verifikosh, del se vërtetë as Rama dhe as Veliaj as nuk sulmohen dhe as nuk investigohen nga kjo media. Por, gjithësesi kjo është një linjë redaksionale e zgjedhur prej tyre.

  Haxhi Dybeli

Vetë Besnik Sulaj e ka mohuar, disa herë faktin që të ketë lidhje me këtë media, pavarësisht miqësisë dhe njohjes së vjetër me pronarin e saj i cili rezulton të jetë Haxhi Dybeli, një ish-punonjës i Hetimit Tatimor.Besnik Sulaj e mohon lidhjen me gazetën “Fjala”, por ai nuk mohon miqësinë, ashtu sikundër dhe vetë zoti Dybeli e njeh dhe e pranon miqësinë me zotin Sulaj, por thotë se ajo si gazetë është në pronësi të tij.

Prej disa ditësh, kjo media ka filluar një sulm të pandalshëm ndaj gazetarit Blendi Fevziu.

Nuk është hera e parë që Fevziu sulmohet. Ai është një personazh publik me pasuri, me prona dhe gjithmonë ka pasur përplasje publike apo akuza mediatike.

Gazetari Saimir Kola në një postim të tij në rrjetet sociale ka sjellë një detaj. Ai zbulon se kush sipas tij është personi që po sulmon Blendi Fevziun. Ai ka bërë një investigim të thjeshtë dhe thekson në postimin e tij se kush mund të jetë “thika pas shpine” ndaj Fevziut, duke theksuar se personi që qëndron pas këtij sulmi është Baton Haxhiu.

                Baton Haxhiu

“Tek formulari i regjistrimit për këtë subjekt pra Albanian Post SHPK vendoset kjo adresë:

TIRANE Blv. Zhan D’ark, Kulla 1, Kati 3 (mbrapa fushave te tenisit), ZK 8380, Vol 25, Fq 211, Nr.Pas 7/210/Nd+1-7 -> kjo adresëështë identike me adresen e medias që permenda me lart e cila sulmon Blendi Fevziun. Pra, Fjala.al dhe Albanian Post janë e njëjta gjë.Vijojmë më tej. Përshkrimi i Albanian Post Shpk është copy paste me FJL MEDIA shpk. Dhe bindja që këto dy subjekte janë në fakt e njëjta gjë përforcohet nga ajo çka deklaron vetë administratori i FJL MEDIA SHPK në profilin e tij ne facebook, ai shkruan qe eshte: Office Administrator at Albanian Post shpk…

Po kushështë administratori i vërtetë i Albanian Post SHPK?

Ai është Baton Haxhiu, e deklaruar kjo në QKB.

Është vështirë të aludohet se Rama po i bën presion Fevziut, por që Batoni po e bën këtë, ska më asnje pikë mëdyshje.

Kjo është thika pas shpine.”-shkruan Saimir Kola.

CNA.al thelloi investigimin pas postimit të kolegut Kola, por edhe të detajeve që përmendëm më sipër.

Në QKB ekzistojnë tre kompani, të cilat kanë të njëjtin pronar, Haxhi Dybelin dhe këto mund t’i shikoni ku, të cilat janë dy shpk, dhe një person fizik.

Pra, ajo që shkruan gazetari në lidhje me kompaninë dhe administratorin e saj, duket të jetë e vërtetë.

Por, ku hyn Baton Haxhiu dhe a ka lidhje me Haxhi Dybelin, ish-tatimorin, që është pronari i Fjl.

Sipas të dhënave në ekstraktet e QKB-së, del se një kompani tjetër është themeluar në janar të këtij viti. Ajo quhet Albanian Post, dhe është një kompani e cila çuditërisht ka të njëjtin aktivitet, copy paste, ka të njëjtat fjalë në ekstrakt, por është në pronësi të Baton Haxhiut.

Po të krahasosh ekstraktet e mësipërme të kompanisë së ish-tatimorit Dybeli me kompaninë e Baton Haxhiut, del se subjektet kanë të njëjtin aktivitet dhe të njëjtën adresë.

Pra, kompania e themeluar nga Baton Haxhiu ka të njëjtën adresë me Fjl, ashtu siç e kishte thënë edhe kolegu Kola në postimin e tij.

Por, çfarë ndodh?

Një nga kompanitë e zotit Dybeli më përpara ka pasur emrin Albanian Post, emër ky i ndryshuar në 9 janar të këtij viti, pranë QKB-së, duke e bërë FJL, pra Fjala Marketing dhe më pas të nesërmen, në datën 10, pasi kompania e parë ndryshon emër, Baton Haxhiu regjistron kompaninë e tij Albanian Post, në QKB.

LEXO EDHE:  "Shpërthen" Jozefina Topalli/Goditja barbare ndaj Elvi Fundos është alarm!

Është totalisht e “rastësishme” që të dyja kompanitë e Fjalës, dhe e Baton Haxhiut, kanë të njëjtën adresë, të njëjtin përshkrim dhe të njëjtën lidhje në thelb.

Por, çfarë rezulton në profilin zyrtar të ish-tatimorit në rrjetet sociale?

Ai deri sot në mëngjes ka pasur të publikuar në profilin e tij punën si administrator i kompanisë “Albanian Post”.Ne e kemi siguruar me foto.

Sapo CNA.al filloi investigimin sot në mëngjes, dhe po komunikonte dhe pyeste personat e përfshirë në këtë skemë, rezultoi se zoti Haxhiu ndryshoi profilin e tij.Pra, nga administrator i kompanisë “Albanian Post”, Baton Haxhiu u kthye në administrator i Fjala.al, një orë më pas.

 

Deri këtu gjithçka mund të jetë e rastësishme dhe Dybeli pyetjes tonë në lidhje më këtë ndryshim ju përgjigj se ka 6 profile dhe tallet në rrjetet sociale.

Por, ne shkuam më tej. Kur komunikuam me Haxhi Dybelin, ish-tatimorin që tashmë është bërë pronar medie dhe boton një portal dhe një gazetë, ai iu shmang pyetjeve tona dhe gjithmonë thoshte vetëm një fjali “Nuk e njoh dhe nuk e kam takuar kurrë Baton Haxhiun”,

Pyetjes sesi ka mundësi që nuk e ka takuar kurrë, ndërkohë që sipas regjistrimit në QKB, rezulton se kanë të njëjtën zyrë, në të njëjtën godinë dhe me të njëjtin aktivitet, ai iu përgjigj në disa raste duke thënë “çfarë halli keni. Unë jam arkivë e gjallë. Mos më detyroni të flas dhe unë”, e të tjera si këto. Pa folur pastaj për komunikime të tjera.

Por, për të qënë të vërtetë, ai gjithmonë këmbëngul te fakti se nuk e njeh Baton Haxhiun, megjithëse në faqen e tij të profilit të facebook, ka shkruar vetë se ka punuar si administrator i subjektit në pronësi të Baton Haxhiut dhe adresa e bizneseve të tyre është e njëjtë. Dy kamberë në një derë?

Kur e pyetëm sesi ka mundësi që ka të njëjtën zyrë me Batonin dhe nuk kanë njohje apo lidhje, ai tha se “këtë punë mund ta ketë ngatërruar avokati apo QKB-ja”, e cila sipas tij ashtu i shkruan aktivitetet apo nuk dinte të na thoshte sesi “rastësisht” ka të njëjtën adresë me Baton Haxhiun.

Ai mohon kategorikisht që ta ketë njohur apo ta ketë takuar Batonin.

Në postimin e tij gazetari Saimir Kola pretendon se është Batoni pas këtij sulmi ndaj Blendi Fevziut. Por ne kemi marrë informacion se pak javë më parë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu kanë qënë bashkë me familjet e tyre për pushime në fundjavë.

Pra Besnik Sula, sipas Haxhi Dybelit ska lidhje me median e tij, Batoni jo e jo, pra Dybeli po sulmon Fevziun për pronat dhe gjyqet e tij?

Skema se kush është nga pas këtij sulmi, ndoshta për shumë njerëz nuk ka rëndësi. Por, detajet na thonë diçka.

Besnik Sulaj e mohon faktin e lidhjes së tij me ish-tatimorin Haxhi Dybeli, i cili sot është pronar mediash. Nga ana tjetër ky i fundit del se ushtron aktivitetin e tij në të njëjtën zyrë ku ushtron Baton Haxhiu, por të dy nuk njihen me njëri-tjetrin.  Dhe më tej media në pronësi të ish-tatimorit sulmon Blendi Fevziun.

Kjo është skema ku ndoshta Besnik Sulaj ngelet jashtë, pasi ai ka pretenduar shpesh se nuk ka lidhje me këtë media.

Nga ana tjetër edhe vetë Haxhi Dybeli pretendon se nuk e njeh Batonin, ç’ka kërkon që të marrë përsipër ndoshta diçka që vërtetë ngre shumë pikëpyetje.Është një dhe vetëm një fakt, ai ushtron aktivitetin e tij në të njëjtën zyrë me Baton Haxhiun ose e kundërta Baton Haxhiu ka të njëjtën zyrë me median që po sulmon Blendi Fevziun.

Deri këtu skema është e qartë. Dikush po sulmon Blendi Fevziun dhe në atë zyrë, punon edhe Baton Haxhiu, sipas ekstraktit që ne e kemi publikuar më lart.

Kush është personi i vërtetë që qëndron pas sulmeve dhe pse po bëhen ato, këto tashmë kanë pak rëndësi.

Njerëzit publikëdo sulmohen, do akuzohen dhe për interesa të tjera. Por, këto skemat e vogla të intrigave në mediat shqiptare me personazhe të dyshimtë flasin jo pak, dhe sidomos së fundi ku tregu është mbushur me shumë media dhe secili kërkon që të qëndrojë në lojë. Dikush duke luajtur me copy paste, dikush vjedhur informacionet e tjera, dikush duke sulmuar një personazh publik apo dikush duke thënë të vërtetat që duan shqiptarët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    16 Mars, 2020 at 5:52 pm

    SA qesharake jeni bere CNA. Mbroni Blendin!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Arrestohen 9 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

Operacion mes Italisë e Shqipërisë/ Goditet grupi kriminal, arrestohen 12 persona

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F.L(Sh)., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Sezoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprën penale “Moskallëzim i Krimit” i shtetases të shpallur në kërkim: V. O., 44 vjeçe, banuese në Itali.



Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ishte në dijeni se bashkëjetuesi i saj shtetasi A.R ( autori kryesor i vjedhjeve), kryente vjedhje të ndryshme sëbashku me shtetas të tjerë, dhe nuk ka kallëzuar për krimin dhe është mundur ti shmanget përgjegjësisë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
•I.H., 18 vjeç, A.D., 18 vjeçe, dhe R.Ç., 22 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese;
•Q.D, 67 vjeç, A.D., 60 vjeç, L.Ç., 56 vjeç, A.K., 44 vjeç, dhe E.R., 32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Aktrimi” pranë familjes së Manjola Cakonit/ Grida Duma del dy herë bllof

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një video akuzave të PD në lidhje me rastin e Manjola Cakonit, e cila humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit. Rama ka nxjerrë bllof ish deputeten e PD, Grida Duma e cila është marrë personalishte me këtë familje, të cilën e ka vizituar shpesh herë.

Prej disa ditësh, Duma ka publikuar rastin e Manjola Cakonit, e cila jeton jeton vetëm me të birin, pasi në tërmetin e 26 nëntorit humbi bashkëshortin dhe vajzën. (Lexo këtu)

Duma ngriti një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa pretendon se qeveria e ka braktisur këtë familje dhe nuk e ka ndihmuar. Sipas Dumës, pasi u keqpërdor në media kjo familje që u kthye në simbol, u la në haresë duke mos iu zgjidhur thuajse asgjë.

Mirëpo, Rama ka publikuar një video përmes së cilës tregohet se çfarë është bërë për të ndihmuar këtë familje duke filluar nga apartamenti që i është dhuruar për të cilin kanë publikuar dokumente përkatëse, deri tek negociatat për punë me Manjolën.

Manjola në deklaratën e publikuar nga ish-deputetja Grida Duma ka thënë se kryeministri e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar, pse doli në televizor dhe tha se qeveria e ka mashtruar atë e djalin e saj. Rama nuk ka ngurruar të quajë “kafshë pylli” Dumën, ndërsa denincimet e bëra prej saj i ka cilësuar abuzime kundrejt një nënë të lënduar nga tragjedia e 26 nëntorit.



Në rastin konkret kam përjetuar me keqardhje dhe me një ndjesi neverie, abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një grua e rënduar psikologjikisht dhe emocionalisht nga një tragjedi qe nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë. Ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më teper e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në një restorant, në një klub ku hahet mish, mishngrënie e njerëzve në nevojë, e njerezve në sekëlldi, e njerezve të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve. Padiskutim që do të ishte shumë njerëzore, do të ishte e lavderueshme nga pikëpamja etike që pa e abuzuar, pa e konsumuar, pa e dhunuar, imazhin fizik në tregun mediatik dhe politik, te hulumtoheshin faktet dhe të shihej nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo u kemi qendruar pranë jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjithë familjeve. Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndienjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Nuk është as solidaritet dhe as keqardhje. Ky është shpërdorim, abuzim, shpërdorim, dhunim i njerëzve“, theksoi Rama.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Krimet e Rënda kërkojnë ndihmë nga Interpoli

LEXO EDHE:  Detajet/ Pse Grida është vërsulur tani kundër Bashës

Kujtojmë se disa ditë më parë edhe gazetari Blendi Fevziu ka nxjerrë “zbuluar” ish-deputeten, pasi tha se ka konfirmuar që familja Cakoni ka marrë një banesë nga qeveria dhe djalit të Manjolës, Alesios, i është siguruar një bursë studimi.

Zonja ka marrë të gjitha bonuset. Me aq sa u interesuam ne, ajo është në një apartament që i është dhuruar nga qeveria dhe djalit të saj i është dhënë bursë studimi”, u shpreh Fevziu në “Opinion”. (Lexo këtu)

Pra, siç duket gjithçka ka qënë aktrim i ish deputetets Grida Duma pranë familjes që përjetoi tragjedi mbrëmjen e 26 nëntorit. Kjo familje është përdorur nga Duma për të luajtur skena si “aktore Hollywood-i”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama dhe Veliaj gënjyen”/ Ina Zhupa: 300 nxënës rrezikojnë vitin shkollor

Publikuar

-

Nga

“Rama dhe Veliaj gënjyen”/ Ina Zhupa: 300 nxënës rrezikojnë vitin shkollor

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se 300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë në fshatin Pezë Helmës rrezikojnë vitin shkollor.

Sipas saj shkolla e prishur nga tërmeti nuk është bërë gati për vitin e ri arsimor dhe ata duhet të shkojnë me 4 turne pasdite në shkollën e Vaqarrit.

“Edi Rama dhe Erjon Veliaj gënjyen, shkolla nuk u rindërtua në shtator siç kishin premtuar. Nxënësit e shkollës së Pezë Helmës megjithë premtimin se do ta kishin shkollën e tyre gati në shtator, të hënën mësimin do ta nisin me katër turne në shkollën e Vaqarrit. Unë isha në këtë shkollë dhe u takova me prindër dhe nxënës të kësaj shkolle. Gjatë bisedës ata më thanë se është krejtësisht e pamundur që të ndiqet procesi mësimor në Vaqarr pasi fëmijët me orare të ndryshme duhet të kenë në dispozicion një njeri për ti marrë e për ti çuar në Vaqarr me makinë pasi vetë fëmijët e kanë të pamundur. Vetë nxënësit thonë se e kanë të pamundur të ndjekin mësimin normal, pasi me katër turne do të përfundojnë mësimin pasdite në orën 20.00 dhe nuk kanë mundësi të kthehen vetë nga Vaqarri. Pasi dëgjova shqetësimet e banorëve bëra apel për një zgjidhje të kësaj situate, pasi ata në këto kushte rrezikojnë të mos shkojnë dot në shkollë. Kjo është një shkollë që ka mbajtur 300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë që studionin në ambientet e kësaj shkolle. Kjo shkollë ka një vit që është shkatërruar dhe është lënë në harresë nga shteti.
Ndërkohë që Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë premtuar që do të bënin rindërtimin dhe viti i ri shkollor nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankën e shkollës tek shkollat e rindërtuara, ne kemi në fakt një vit të ri shkollor që na gjen pa as edhe një shkollë të rindërtuar”, shkruan Zhupa.



Ajo thekson se sot nuk është rindërtuar asnjë shkollë në të gjithë Shqipërinë, për t’i siguruar nxënësve vazhdimësinë e vitit te ri shkollor në kushte normale.

LEXO EDHE:  Akuzat për sulmin ajror në Siri/ Tensionohen marrëdhëniet Rusi-SHBA

LEXO EDHE:  Akuzat për sulmin ajror në Siri/ Tensionohen marrëdhëniet Rusi-SHBA

“Janë lajmëruar se do të vazhdojnë në Vaqarr, Vaqarri është shumë larg me Pezë Helmësin dhe duhet transport publik ose makinë.
Është vendosur që nxënësit të bëjnë mësim me nga 20 min me 4 turne duke vazhduar deri në orën 8 të darkës. Pamundësi për edukim cilësorë dhe pamundësi që brenda klasave të merret dija, të bëhen pyetjet e nevojshme nga nxënësit që duan të shkollohen dhe të marrin dije për jetën por më e keqja është se si familjet e tyre do ta përballojnë çuarjen e fëmijëve në këto shkolla dhe kthimin nga shkolla”, përfundon Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE