LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm”/ Edi Paloka nuk kursehet ndaj Ramës

16 Mars 2020, 14:39, Politikë CNA
“Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm”/ Edi Paloka nuk

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar me tone të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me masat e fundit, ku kufizohet lëvizja e qytetarëve edhe në këmbë

Në një postim në rretet sociale, Paloka e cilëson Ramën qesharak dhe të rrezikshëm, ndërsa thekson se dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve.

?Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë.  Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.

Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit.?-shkruan Paloka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga