Connect with Us

“Koronavirusi përhapet në dy faza”/ Mjeku epidemiolog tregon ku ndodhet Shqipëria

Sociale

“Koronavirusi përhapet në dy faza”/ Mjeku epidemiolog tregon ku ndodhet Shqipëria

Publikuar

-

Mjeku epidemiolog Alban Ylli ka komentuar situatën e krijuar në vend, pas përhapjes së COVID-19.  Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euroneës Albania, mjeku epidemiolog tha se përhapja e COVID-19 kalon në dy faza.

Faza e parë sipas tij dyfishon numrin e të infektuarve çdo pesë ditë, kurse faza e dytë thekson doktori rrit eksponencialisht në çdo dy apo tri ditë numrin e të infektuarve. Ai tha se shteti fqinj i Italisë dhe shumë vende të Evropës Perëndimore ndodhen aktualisht në fazën e dytë.

Sipas epidemiologut, Shqipëria ndodhet shumë pranë fazës së dytë, por ai beson fort në faktin se masat e aplikuara prej autoriteteve për distancimin social do të japin impakt pozitiv në uljen e kurbës së epidemisë.

“Duhet të theksojmë se çdo epidemi në secilin vend ndjek linja karakteristike, por megjithatë ka diçka që i bashkon ato. Pas fazës së parë, ku rastet fillojnë të përhapen në popullatë me një ritëm, i cili dyfishohet çdo pesë ditë, vjen një fazë e dytë që quhet faza eksponenciale e epidemisë gjatë të cilës rastet dyfishohen çdo dy apo tri ditë.

Pra, kjo është faza ku ndodhet sot Italia dhe shumica e vendeve të Evropës perëndimore. Shqipëria duket se është afër kësaj faze, por unë shpresoj që masat drastike të marra në vendin tonë për distancimin social kanë filluar në kohën e duhur dhe ndoshta ne do të kemi mundësi të shohim një qarkullim të ngadalësuar të virusit dhe zbutje të kurbës se epidemisë, nga njëra ana për të shpëtuar jetën e individëve dhe nga ana tjetër për të ulur stresin mbi sistemin shëndetësor”, tha ai.

LEXO EDHE:  U infektua nga koronavirusi/ Humb jetën mjeku i katërt në Kinë

Gjithashtu mjeku ka dhe një apel të fortë për të gjithë qytetarët, ku kërkon prej tyre respektimin me rigorozitet të të gjithë rregullave të caktuara nga autoritetet shtetërore

“Është thelbësore për sot të zbatohen masat, sepse kjo do të bëjë të mundur që kurba e epidemisë në Shqipëri do të ndjekë një profil të ndryshëm nga ajo që vihet re në Itali“, shtoi ai.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Unë do dal, hajde më ndalo po deshe”/ Aktori nuk i bindet urdhërit, sfidon publikisht Ramën

Publikuar

-

Nga

Aktori i humorit, Julian Deda ka reaguar me tone të forta pas vendimit të fundit të qeverisë, për të kufizuar edhe lëvizjen në këmbë.

Në një postim në rrjetet sociale, Julian Deda, shkruan se nuk do t’i bindet urdhërit, ndërsa sfidon publikisht Ramën duke thënë që nëse mundet le ta ndalojë.

LEXO EDHE:  “I fluturoi” të atit nga makina/ Mjeku jep detaje mbi gjendjen e të miturit

LEXO EDHE:  “I fluturoi” të atit nga makina/ Mjeku jep detaje mbi gjendjen e të miturit

Sipas aktorit Deda këto masa janë të ekzagjëruara.

“As ne kembe te mos levizim?! E egzagjerove Edo. I q.r. mor burre. Une per vete do dal, do ec ne kembe, ti hajde me ndalo po pate b….!”-shkruan Julian Deda./ CNA.al

Qeveria merr masa ekstreme/ Nuk do të mund të lëvizni as në këmbë

LEXO TE PLOTE

Sociale

Masat kundër koronavirusit/ Ambasada Gjermane bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada Gjermane në vendin tonë bën të ditur se nisur nga situata e koronavirusit, ka mbyllur zyrën e vizave dhe pashaportave, deri në një njoftim të dytë.

“Nisur nga gjendja aktuale zyra e vizave dhe pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura për publikun deri në një njoftim të dytë. Kjo vlen edhe për çështje të tjera konsullore sikundër janë vërtetimet, legalizimet dhe lejet e kalimit të kufirit, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Më tej, thekson se “Të gjithë personat, që kanë një datë të konfirmuar aplikimi, i cili është i pamundur për shkak të mbylljes së Ambasadës, do të njoftohen automatikisht me email në momentin e duhur lidhur me datën e re të aplikimit. Jeni të lutur të verifikoni emailet, që ju mbërrijnë në SPAM”.

LEXO EDHE:  Skandal në burgun e Peqinit/ 2 mijë euro rryshfet për operacionin e të dënuarit

LEXO EDHE:  U infektua nga koronavirusi/ Humb jetën mjeku i katërt në Kinë

“Lutemi të hiqni dorë nga pyetjet individuale lidhur me datën e re të aplikimit, pasi kërkesa të tilla për fat të keq nuk mund të marrin përgjigje. Për aplikimet e bëra deri më tani: Ambasada do të njoftojë ata aplikues, pashaportat e të cilëve duhet të tërhiqen pas lëshimit të vizës përkatëse. Në raste urgjente drejtojuni ju lutem Ambasadës me email apo në rrugë telefonike. Qëndroni të informuar rredh gjendjes së mëtejshme përmes faqes sonë të internetit”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ju lutem të bëhemi të gjithë pjesë e zgjidhjes”/ Manastirliu thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve, që të bashkëpunojnë me personelin shëndetësor dhe të ndajnë çdo informacion me ta.

“Një thirrje kam për të gjithë. Ju lutem, ju lutem të bëhemi të gjithë bashkë pjesë e zgjidhjes. Ndani me stafet tona cdo informacion. Kështu lehtësoni punën e tyre”-tha Manastirliu.

Po ashtu ajo tha se 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.

LEXO TE PLOTE