Connect with Us

Koronavirusi/ Kush rrezikohet veçanërisht dhe pse?

Sociale

Koronavirusi/ Kush rrezikohet veçanërisht dhe pse?

Publikuar

-

Burra, gra dhe fëmijë janë të infektuar me virusin e ri Corona me denduri të barabartë. Por pasojat janë shumë të ndryshme. Faktorë vendimtarë janë mosha, gjinia dhe sëmundjet e mundshme të mëparshme.

Virusi i ri Corona mund të përhapet me shpejtësi në javët dhe muajt e ardhshëm dhe dy të tretat e popullsisë do të infektohen. Kjo nuk ka gjasa të ndryshojë kur të ngrohet përsëri moti dhe të marrë fund sezoni klasik i ftohjes ose gripit, thotë Christian Drosten, virologu kryesor në spitalin e Berlinit Charité.

Sidoqoftë, infeksioni do të shfaqet në formë të butë në shumicën e personave të infektuar. Një shumicë e popullsisë do të ketë formuar në vjeshtë antitrupa kundër SARS-CoV-2, kur të vijë vala tjetër e ftohjes.

Pse duhet të mbrohen në veçanti njerëzit e moshuar?

Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të rrezikuar, pasi shkalla e vdekshmërisë rritet në mënyrë eksponenciale nga mosha rreth 65 vjeç. Në Kinë, për shembull, shkalla e vdekshmërisë së personave të infektuar deri në moshën 40 vjeç ishte 0.2%, por midis moshës 70 dhe 79 vjeç, shkalla e vdekshmërisë tashmë ka arritur 8%, dhe nga 80 vjeç, shkalla është 14.8%.

BdTD | Deutschland | Coronavirus · zu Hause bleiben (picture-alliance/dpa/S. Hoppe)Qëndro në shtëpi shkruhet në një rrugë në Gjermani

Prandaj, në javët dhe muajt e ardhshëm, të moshuarit, në veçanti, duhet të mbrohen, veçanërisht nëse vuajnë nga sëmundje paraprake. Ky grup rreziku në të vërtetë duhet të shmangë turmat, koncertet ose takimet në klube.

Gjyshja dhe gjyshi nuk duhet patjetër të përdoren për t’u kujdesur për nipërit dhe mbesat në karantinë ose situata të ngjashme të jashtëzakonshme. Përkundrazi, anëtarët e rinj të familjes duhet të sjellin në shtëpi blerje për të moshuarit, në mënyrë që ata të shmangin vizitat e panevojshme në supermarket.

Cilat sëmundje të mëparshme rrisin rrezikun e infektimit me Corona?

Pothuajse të gjithë të ndjerët kanë qenë të sëmurë para infektimit të tyre me Corona. Sipas një analize të OBSH-së të rasteve në Kinë, personat e moshuar me sëmundje kardiovaskulare, me diabet, tension të lartë të gjakut, sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe kancer janë veçanërisht të rrezikuar.

Pse preken burrat më shpesh se gratë?

Sipas të dhënave të OBSH-së, burrat vdesin në mënyrë të konsiderueshme më shpesh se gratë nga SARS-CoV-2. Shkalla e vdekjes në Kinë në mes të shkurtit ishte 2.8% për burrat dhe 1.7% për gratë. Madje një grip i zakonshëm i godet shpesh burrat më fort se gratë.

LEXO EDHE:  A po nxisin ndryshimet klimatike, nacionalizmin e të djathtës ekstreme?

Sistemi imunitar femëror është më rezistent se ai i burrave. Kjo është kryesisht për shkak të estrogjenit të hormoneve seksuale femërore, i cili stimulon sistemin e imunitetit dhe kështu lufton patogjenët më shpejt dhe në mënyrë më agresive. Testosteroni i hormonit seksual mashkullor, nga ana tjetër, e frenon sistemin e imunitetit.

Ekzistojnë gjithashtu “arsye gjenetike”, sipas virologut Thomas Pietschmann në një intervistë për DW. Arsyeja është se “disa gjene që lidhen me imunitetin, për shembull, gjenet përgjegjëse për njohjen e patogjenëve, janë të koduara në kromozomin X. Meqenëse gratë kanë dy kromozome X dhe burrat kanë vetëm një, gratë kanë një avantazh këtu.”

Italien: Angst vor Corona in Mailand (picture-alliance/Xinhua)Italia është goditur më së shumti në Europë nga virusi Corona

Përveç disponimit gjenetik, megjithatë, një faktor vendimtar është gjithashtu mënyra e jetesës. Burrat shpesh bëjnë jetë më pak të shëndetshme se gratë. Në Kinë, për shembull, rreth 52% e të gjithë burrave pinë duhan, por as 3% e të gjitha grave. Një mushkëri e dobësuar nga pirja e duhanit është më e ndjeshme ndaj infeksioneve të frymëmarrjes.

Doni të njiheni me shifrat aktuale rreth virusit korona? – Klikoni në këtë hartë  interaktive të Universitetit ”Johns Hopkins“ në Baltimore, SHBA

Harta interaktive e Universitetit ”Johns Hopkins“ në Baltimore, SHBA

Nëse nuk ju hapet harta, atëherë mund të klikoni ketu

Pse janë më pak të rrezikuar fëmijët?

Me virusin e ri Corona, fëmijët çuditërisht nuk janë ndër anëtarët më të dobët të shoqërisë – në përputhje me këtë, nuk ka fëmijë midis vdekjeve deri tani. Sigurisht, fëmijët gjithashtu janë të infektuar me virusin, por nuk sëmuren, ose tregojnë vetëm simptoma të buta. Arsyeja për këtë ende nuk është kuptuar plotësisht. Mjekët supozojnë se “sistemi jo specifik” tashmë i lindur është efektiv tek fëmijët e vegjël.

Si mbrojtje ndaj patogjenëve të parë, nëna i jep mbrojtje specifike imuniteti fetusit, dhe më vonë të porsalindurit, përmes qumështit të gjirit. Kjo mbrojtje e lindur imune përfshin, për shembull, qelizat vrasëse – qelizat e bardha të gjakut që sulmojnë të gjithë patogjenët që hyjnë në trup përmes mukozës ose lëkurës.

Ky “imunizim pasiv” zakonisht zgjat derisa fëmijët të krijojnë sistemin e tyre të mbrojtjes. Rreth moshës 10 vjeç, fëmijët kanë zhvilluar mbrojtjen e tyre specifike të imunitetit. Por edhe pas kësaj, sistemi i tyre mbrojtës mbetet i aftë të mësojë gjatë gjithë jetës së tyre kur shfaqen patogjenë të rinj./DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Na ka ndryshuar jeta komplet”/ Shqiptari me djalin 4 muajsh të infektuar bën apelin e fortë

Publikuar

-

Nga

Para pak ditësh, u bë publik rasti i një fëmije katër muajsh të infektuar me koronavirus.

Rasti i rrallë është identifikuar në familjen e një emigrant shqiptar  në Codogno të Italisë, vendi ku ka një numër të madh vdekjesh dhe të infektuarish.

Lidhur me këtë folur dhe vetë babai i fëmijës, Luan Sulejmani në një lidhje me ABC news.

Ai theksoi se jeton në të njëtin pallat më pacientin e parë të prekur nga koronavirusi, ndërsa bëri apel për shqiptarët ta marrin seriozisht karantinimin dhe masat nga qeveria.

“Jetoj në të njëjtin kat me pacientin numër 1 me koronavirus. Në familje jemi katër persona.

Besoj se mund të jemi edhe vet të infektuar. Testin nuk e kemi bërë sepse bëhet vetëm në momentin që ke shenja. Doktori na tha që djali e ka virusin dhe logjikisht dikush nga ne ia ka transmetuar.

Djalit ia kemi bërë testin dhe ka dalë pozitiv, në fillim kishte temperaturë të lartë, 39.5 grad celsius dhe nuk po ulej, në këtë rast njoftova ambulacën dhe pas një tamponi doli pozitiv me koronavirus. Fatmirësisht është mirë. Ka mbi 8 dit që i kemi bërë testin djalit.

LEXO EDHE:  AMF, paralajmëron mbi rrezikun e investimeve online

LEXO EDHE:  Frutat dhe perimet ulin rrezikun e goditjes në tru

Djalin e kam në shtëpi, ka tre dit dhe temperatura është ulur.

Në momentin e parë që e morëm vesh se ndodheshim në të njëjti pallatin me pacientin e parë, jeta jonë ndryshoi komplet, është një përjetim që nuk ka fjalë të shprehet. Nga shtëpia dal vetëm për arsye familjare. Ka 25 ditë që jemi në vetëkarantinim. Momentalisht është gjithçka e ndërprerë. Ne kemi bërë karantinën të parët dhe kjo ka funksionuar. Momentalisht ka zero pacient.

Theksoj se karantinimi funksionon nuk është lojë duhet ta bëjnë të gjithë shqiptarët”, u shpreh shqiptari Luan Sulejmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ata sot janë Shqipëria!”/ KSSH propozim qeverisë: 2 mije euro pagë për mjekët, i mijë për infermierët

Publikuar

-

Nga

Dalja masive e shqiptarëve ditën e shtunë pas një thirrje spontane për të duartrokitur bluzat e bardha ishte tregues i qartë se sot mjekët dhe infermierët janë ata që duhet të na bashkojnë dhe jo të ndajnë.

Coronavirusi tashmë është mes nesh ka marrë jetë njeriu, mbi 50 persona janë të infektuar qindra të tjerë janë në pritje të përgjigjes së analizave dhe 2.5  milionë shqiptarë të tjerë rezidentë  në vend janë në ankth të vetkarantinuar në banesat e tyre.
Në ballë të kësaj betejë janë bluzat e bardha, të cilët në emër të betimit Hipokratit kanë vënë shëndetin e pacientëve përpara vetes, familjes dhe jetës tyre.

Ata nuk kërkojnë merita, në kërkojnë reklamë nuk na dalin duke na dhënë mend në ekrane, por zgjedhin ti dalin përballë coronavirusit me objektiv parandalimin e përhapjes tij. Sot ata janë në krye të detyrës dhe në nuk kemi asgjë në dorë vec mbështetjes pa kufi për ta në cilëndo rrethanë.

Sot ka vend pa fund për kritika, por koha nuk është e duhura dhe pse është e kuptueshme se militantët e opozitës dhe mazhorancës do konsumojnë politikën e ditës, por në lumin e injorancës tyre nuk mbyten më as familjarët e tyre dhe jo më qytetarët shqiptarë të cilët e dinë mirë kur është koha për propagandë, kur është koha për opozitë dhe kur është koha për solidaritet.
Sot respekti për mjekët nuk duhet të jetë i përkohshëm deri sa të kalojmë këtë krizë, por permanent dhe dinjiteti i tyre duhet të triumfojë mbi militantizmin.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë prej tre vitesh i ka propozuar qeverisë shqiptare rritjen e pagës për mjekët dhe infermierët.
Ne kemi kërkuar që paga për mjekët të shkojë deri në 2 mijë euro ndërsa për infermierët të shkojë deri në 1 mijë euro.

LEXO EDHE:  Frutat dhe perimet ulin rrezikun e goditjes në tru

LEXO EDHE:  Alarmi në Europë/ Lodrat kineze rrezikojnë jetën e fëmijëve

Kjo kërkesë e jona në tetor të 2018 u prit me skepticizëm, por koha dëshmoi se ishte e drejtë dhe e logjikshme.
Pandemia me koronavirusin do ndryshojë rrënjësisht sistemin shëndetësor në të gjithë globin dhe për pasojë edhe në Shqipëri.
Bluzat e bardha do jenë ndër njerëzit më të paguar në shoqëri, pasi ata kanë në dorë gjënë më të shtrenjtë, jetën tonë.

Ky nivel page  i propozuar nga KSSH nëse do ishte miratuar sot do ishte kthyer në një armë të fortë në betejën kundër covid 19.
Në radhë të parë do ishte ndaluar hemorragjia e bluzave të bardha dhe sot do kishim më shumë ushtarë të kualifikuar në betejë.
Pasi të kalojmë këtë sfidë, mazhorancë opozitë sindikata grupe interesi shoqëri civile duhet të bëhemi  bashkë të mësojmë nga gabimet dhe rikuperimet ti nisim me bluzat e bardha, pasi ata janë sot Shqipëria.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ambasada italiane në Tiranë njoftim për qytetarët e saj/ Si të ktheheni nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën aktuale në vendin tonë dhe ka bërë një thirrje për të gjithë shtetasit italianë që ndodhen në Shqipëri.

Ambasada deklaron se që nga java e kaluar ka organizuar fluturime tregtare të posaçme për kthimin në Itali të qytetareve italianë që kanë kërkuar këtë formë asistence pas mbylljes totale të të gjitha udhëtimeve të pasagjerëve nga Shqipëria.

“Për këtë qëllim, është aktivizuar adresa mail e posaçme [email protected] Të mërkurë 11 mars është kryer fluturimi i parë me kompaninë Blue Panorama që ka bërë të mundur kthimin në Itali të 133 pasagjerëve; të enjten në 12 mars një fluturim i dytë i kompanisë Albawings me 138 qytetarë italiane. Sot në mëngjes u nis fluturimi i tretë Albaëings që transportoi në Itali 166 persona ndër të cilët 5 qytetarë italiane të mbetur të bllokuar në Mal të Zi, të cilët mbërritën në Shqiperi dje në darkë falë bashkëpunimit me Ambasadën Italiane në Podgoricë.

Këto veprime janë kryer me mbështetjen e linjave ajrore, në koordinim të plotë me institucionet dhe autoritetet kompetente shqiptare, duke filluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme dhe Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil. Ambasada Italiane ka vepruar në koordinim të plotë me Njësinë e Krizave si dhe me strukturat e tjera kompetente të Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në përputhje me masat paraprake të marra nga Ministritë kompetente italiane dhe shqiptare të shëndetësisë”, thuhet në njoftim, ndërkohë që ka shpërndarë edhe deklaratën e Ambasadorit italian Fabrizio Bucci.

LEXO EDHE:  Frutat dhe perimet ulin rrezikun e goditjes në tru

LEXO EDHE:  6 cilësi të personave që kanë lindur në muajin mars

“Me kufizimin e masave të udhëtimit të pasagjereve të vendosura nga Qeveria shqiptare, Ambasada ka konsideruar si përparësi garantimin e një mënyre për t’u kthyer në Itali të shumë bashkatdhetarëve që kanë bërë këtë kërkesë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa punën e vazhdueshme të stafit të Ambasadës dhe te Sistemit Itali, mbështetjen e kompanive Blue Panorama dhe Albawings si dhe bashkëpunimin e institucioneve kompetente shqiptare. Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë ata, për punën e përpiktë e realizuar natën dhe ditën në kushte emergjence të plotë. Gjate ditëve në vijim, do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim, në përputhje me çdo kufizim të ri qe vendoset nga një skenar vazhdimisht ne evolucion që duhet të na shohë të bashkuar, si italianë por edhe me të gjithë vendet mike si Shqiperia, për ta mposhtur këtë betejë në respekt të plotë të masave të komuniteteve tonë mjekësore edhe shkencore”, ka deklaroi Bucci./ CNA.al

LEXO TE PLOTE