Connect with Us

Koronavirusi gati të “gjunjëzojë” Italinë/ Conte: Më e keqja ende nuk ka ardhur, na pret javë e vështirë

Bota

Koronavirusi gati të “gjunjëzojë” Italinë/ Conte: Më e keqja ende nuk ka ardhur, na pret javë e vështirë

Publikuar

-

Koronavirusi në Itali vijon të përhapet në mënyrë të frikshme, ndërsa deri tani ka shkaktuar 369 viktima dhe mijëra të tjerë janë të infektuar. Por, ndërkohë duket se më e keqja për Italinë ende nuk ka arritur.

Kryeministri Giuseppe Conte është shprehur se ka një Itali që respekton rregullat e shpreh solidarizim duke kënduar nga ballkonet, por shtoi se sipas shkencëtarëve ende nuk është arritur kulmi.

Conte theksoi se “Shkencëtarët na thonë se ne ende nuk kemi arritur kulmin, këto janë javët më të rrezikshme dhe kemi nevojë për kujdes paraprak. Ne nuk mund ta lëmë ruajtjen tonë.

Ështe sfida më e rëndësishme e dekadave të fundit, për ta fituar atë ju duhet kontributi i përgjegjshëm i 60 milionë italianëve”.

Po ashtu ai ka thënë se “Nëse vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi duke shmangur kontaktet me rrezik, do të jemi më efektivë në kontrollimin e virusit.”

Gjithashtu është shprehur se shumica dërrmuese e italianëve janë të vetëdijshëm se rregullat shërbejnë për të mbrojtur të dashurit e tyre dhe se është krenar që drejton këtë komunitet të madh.

LEXO EDHE:  Sistemi shëndetësor në Itali në krizë nga koronavirusi/ Zyrtarët vendosin kriteret e trajtimit në varësi të moshës

“Ne duhet të shmangim në të gjitha mënyrat lëvizjet jo absolutisht të nevojshme. Është koha për sakrifica, për zgjedhje të përgjegjshme.

Që në fillim kam punuar me një frymë uniteti, duke e vendosur shëndetin në qendër, e cila besoj shpjegon se konsensusi është 62%.

Jemi duke u përballur me një emergjencë që nuk njihet kurrë që nga periudha e pasluftës e deri sot”, është shprehur Conte./ CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. Greta

    17 Mars, 2020 at 2:17 pm

    Ndërpri punët ore ditë zi se e vrave popullin

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavrusi po i bën botës vetëm një nder

Publikuar

-

Nga

Fabrikat u mbyllën dhe rrugët u pastruan si asnjëherë më parë në të gjithë Kinën dhe jo vetëm, teksa qeveria i kërkoi popullit të qëndronte në shtëpi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Duket, sikur nderi i vetëm që koronavirusi i ka bërë botës është qielli i kaltër dhe pastrimi i ajrit.

Numri mesatar i ditëve me ajër cilësor është rritur me 21.5% në shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë, vitin e shkuar. Imazhe që vijnë nga satelitët e NASA-s tregojnë gjithashtu një reduktim drastik të dioksidit të karbonit dhe gazra të tjerë të çliruar nga fabrikat industriale, makinat etj.-raporton abcnews.

I gjithë ky ndryshim vjen si pasojë e masave që gjithë vendet e botës kanë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Si një nga ndotësit më të mëdhenj të botës, Kina kontribuon me 30% dioksid karboni çdo vit, prandaj ndikimi i gjithë çfarë po ndodh ndihet kaq shumë. Ndotja e planetit është reduktuar ndjeshëm.

LEXO EDHE:  Përshkallëzohet kriza/ Franca tërheq ambasadorin nga Italia

LEXO EDHE:  Lubonja flet nga Italia/ “Jam mirë me shëndet, pa koronavirus”

Gjithsesi, edhe pse vetë karantinimi për të mundur virusin, shkaktoi ulje të ndjeshme të ndotjes në Kinë dhe jo vetëm, ekspertët i tremben një tjetër dukurie. Faktit që kur të rikthehet dhe të rimëkëmbë ekonominë e saj, Kina do ta ndosë ajrin në nivele edhe më të frikshme se ato të para pandemisë.

Sidoqoftë, kjo periudhë sado e shkurtër e ajrit të pastër, duhet t’i japë njerëzve një mesazh për t’i shtyrë drejt ndryshimeve afatgjata që përmirësojnë planetin.

LEXO TE PLOTE

Bota

Berluskoni “lëshon dorën”/ Dhuron shifrën stratosferike për spitalin

Publikuar

-

Nga

Italia është vendi më i goditur në Europë, nga koronavirusi, ku përhapja e tij vijon në mënyrë të frikshme.

Lidhur me këtë situatë, ish-kryeministri Italian, dhe aktualisht presidenti i Monza-s, Silvio Berlusconi duket se nuk do të kursehet.

Mediat italiane raportojnë se Berluskoni ka dhuruar 10 milion euro, të cilat do të përdoren për ato persona të cilët janë në terapi intensive.

Po ashtu mediat raportojnë se me këto para janë të mundura të shtohen 400 shtretër të pajisura me aparatura, të cilat shërbejnë për pacientët që janë në gjendje më të rëndë shëndetsore.

LEXO EDHE:  Basha takon kryeministrin Italian/ Koha për ndryshim, nuk mund të izolohet vendi

LEXO EDHE:  Basha takon kryeministrin Italian/ Koha për ndryshim, nuk mund të izolohet vendi

Gjithashtu, edhe disa futbollistë kanë dhuruar donacione për spitalet e qytetit të tyre, por edhe mjaft klube kanë kontribuar me maska apo mënyra të tjera për të gjetur vaksinën e koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kriza e coronavirusit vetëizolon Europën

Publikuar

-

Nga

Pas javësh mungese të orientimit, duket se BE ka gjetur tani një gjuhë politike të përbashkët. Komisioni Europian propozoi ndalimin në masë të gjerë të udhëtimeve në BE për shkak të krizës së Coronas.

Bllokohet në masë udhëtimi në Europë – aeroporti i Frankfurtit gati bosh

Pasi kaloi një kohë, ku mungonte veprimi i koordinuar në të gjitha nivelet e qeverive europiane, Komisioni Europian po përpiqet tani në Bruksel të njësojë strategjinë kundër virusit Corona. “Ne jemi të detyruar t’u themi qytetarëve europianë të vërtetën”, tha presidenti i Komisionit Europian, Charles Michel në një konferencë me video me shtetet e G7-s. Bëhet fjalë për një “krizë të gjatë dhe të vështirë.” Më e rëndësishmja është që të qëndrojmë të bashkuar e të zhvillojmë një qëndrim europian.

Bllokim i udhëtimit

Masa më drakoniane që ka propozuar presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është bllokimi i udhëtimit jo patjetër të nevojshëm në Europë, që fillimisht vlen për katër javë. Të martën (17.03) krerët e qeverive dhe shteteve të BE pritet të miratojnë këtë masë në takimin e tyre në një konferencë me video. Kjo përfshin të gjitha vendet e BE, vendet jashtë Shengenit dhe ajo anëtare të BE si Norvegjia e Zvicra.

Ursula von der Leyen dhe Charles Michel

Megjithatë ka mjaft përjashtime. “Të punësuar të nevojshëm si mjekë, infermierë, personel kujdestarie mjekësore dhe ekspertët që ndihmojnë në luftë kundër Coronës, do të lejohen edhe më tek tej të udhëtojnë në BE”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian. Edhe transporti i mallrave do të përjashtohet nga ndalimet e qarkullimit, si edhe ata udhëtarët që kthehen. Propozimi i KE prek më shumë udhëtimet turistike dhe ato jo patjetër të nevojshme.

Mbyllje kufijsh brenda BE

Pas njoftimit për mbylljen e paparalajmëruar dhe të pakoordinuar të kufijve në disa vende në BE, Komisioni kërkon të njësojë masat brenda vendeve anëtare. Sipas rregulloreve në BE, shfuqizimi i Shengenit është i mundur në raste emergjence dhe për një kohë të caktuar. Kjo masë u praktikua edhe në krizën e refugjatëve. Vendet fqinje megjithatë duhet të koordinojnë masat, dhe të krijojnë sidomos “një korsi të gjelbër” për transportin e mallrave dhe punëtorëve që duhet të punojnë në vendin në kufi me vendlindjen.

LEXO EDHE:  Ambasadorja e SHBA takim me Manastirliun/ Duhet të jeni vigjilent mbi koronavirusin, të zbatohen udhëzimet e OBSH

LEXO EDHE:  Braçe këshillon si të kalojmë kohën/ "Mos u puthni nga tre herë në faqe, e di që është e vështirë"

Fillimisht ishte Gjermania që mbylli pjesërisht kufirin me Francën të hënën, gjë që solli bllokim trafiku me disa kilometra në landin Saar, po ashtu edhe në trafikun e atyre që kthehen nga puna në rajonin e Luksemburgut. Presidenti Macron kishte ditë që kërkonte që masa të tilla të merren pas ujdive mes qeverive të vendeve të BE.

Kufizim i pasojave ekonomike

Një nga masat e marra në nivel europian është edhe mbështetja e studiuesve, që punojnë për zhvillimin e medikamenteve kundër Coronës. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel nuk u shpreh, nëse qeveria amerikane ka mbajtur qëndrim në konferencën me video të vendeve të G7-s për përpjekjen e dështuar në blerjen e firmës së bioteknologjisë, Curevac për të siguruar vaksinën për SHBA. BE kërkon të sigurojë po ashtu qasjen e vendeve anëtare për personel mjekësor si veshjet speciale apo respiratorë mjekësorë. Për këtë u vendos një bllokim i eksporteve në vendet jo anëtare.

Gjermania mbylli kufirin me Francën – radhë të gjata në kufi

Vlerësimet e të dy politikanëve të lartë të BE për pasojat e krizës kanë qenë dramatike. “Ne duhet të mobilizojmë të gjitha forcat për të zvogëluar pasojat”, tha Charles Michel. Duhet të mbështeten firmat që vuajnë pasojat e Coronës, por edhe qytetarët. Kurse Ursula von der Leyen kërkoi që të rikthehet “besimi ekonomik global”. “Kjo është një krizë shëndetësore globale me pasoja të rënda”, është mesazhi qendror i presidentes së KE. Bëhet fjalë të kufizohet përhapja e virusit dhe të ngadalësohet. Pas javësh mungese të orientimit, duket se BE ka gjetur një gjuhë politike të përbashkët. Të martën në konferencën me video, krerët e qeverive duhet të tregojnë, se janë në gjendje të marrin masa të përbashkëta dhe të dërgojnë mesazhet e duhura, nëse duan të mbajnë apo rifitojnë besimin e qytetarëve në aftësinë drejtuese të tyre./ DW

LEXO TE PLOTE