Connect with Us

Koronavirusi/ A po bën Gjermania sa duhet për të ngadalësuar shpërthimin?

Blog

Koronavirusi/ A po bën Gjermania sa duhet për të ngadalësuar shpërthimin?

Publikuar

-

Shkollat po mbyllen në të gjithë vendin, ndeshjet sportive janë pezulluar dhe thuajse gjithçka është anuluar. Por disa thonë se masat parandaluese të Gjermanisë nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e virusit.

Email pas emaili mbërrin në kutinë e postës elektronike. I pari është nga punëdhënësi, që anulon të gjitha takimet për javët e ardhshme. Pastaj një organizator koncertesh, që njofton se artisti yt i preferuar nuk do të performojë në fundjavë. Pastaj të kontaktojnë prindërit, që e shtyjnë vizitën te nipërit dhe mbesat – të gjithë duke marrë masa paraprake për të frenuar përhapjen e virusit Corona.

Në Gjermani, si në pjesë të tjera të Evropës, jeta publike ngadalë po ndalet. Ekipet në Bundesliga, në ligën e futbollit në Gjermani, fillimisht luanin në stadiume boshe dhe më pas i shtynë ndeshjet, fushat e lojërave janë të shkreta dhe krejt papritur në trenat e udhëtarëve dhe në kafeteritë e vendit të punës ke më shumë vend për këmbët. Shumica e landeve gjermane kanë urdhëruar që shkollat ​​dhe kopshtet të ndërpresin mësimet që nga java e ardhshme, kryetari i Bashkisë së Berlinit njoftoi edhe se të gjitha baret do të mbyllen. Ndoshta është vetëm çështje kohe përpara se këtë ta bëjnë edhe më shumë restorante dhe kinema, ashtu siç bënë në Itali.

Grenzübergangsstelle Goldene Bremm Bundesstraße zwischen Frankreich und Deutschland (Imago Images/Becker&Bredel)Kontrolle në kufij Gjermani-Francë – i hapur vetëm për mallrat dhe punëtorët

Si shpëton jetën ruajtja e distancës

“Ne e dimë shumë mirë që në fazën e tanishme të pandemisë duhet të ndërpresim praktikisht të gjitha kontaktet me njerëz të tjerë, po të duam të kemi ndonjë shans për të mbajtur sa më të ulët numrin e të infektuarve”, thotë Patrick Larscheid, nëpunësi i shëndetësisë publike për qarkun Berlin-Reinickendorf. Ai i ka bërë thirrje senatit të Berlinit të ndërmarrë hapa më vendimtarë kundër përhapjes së COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Ai kërkon që jeta publike të kufizohet sa më shumë që të jetë e mundur për të mbrojtur popullsinë.

A do të shohim së shpejti një situatë të ngjashme me Italinë edhe në Gjermani? Si masë për të ndaluar përhapjen e virusit, në Itali janë mbyllur për momentin të gjitha dyqanet, përveç farmacive dhe supermarketeve – që i kanë mbyllur dyert e tyre baret, restorantet dhe madje edhe berberët. Ngjarjet avancojnë shpejt.

LEXO EDHE:  Gjermania ndalon veturat dizel/ Mijëra nisen drejt Ballkanit me çmim të lirë

Këto ditë, dashamirësit e kinemave në Gjermani lënë një vend të lirë mes tyre, ndërsa shumë vetë po e shmangin krejtësisht kinemanë nga frika e infeksionit. Shkollat ​​po mbyllen, edhe shteti i Baden-Württemberg e shtyu fillimin e semestrit veror. Ngjarjet kulturore – si Festivali tradicional i Beethoven në Bonn ose Java e Amerikës Latine-Karaibeve në Berlin – po anulohen, siç ndodh edhe me panairet e shumta tregtare. Jeta publike po mbyllet, por për momentin vazhdon, në lëvizje të ngadaltë.

Deutschland | Coronavirus - Abstrich-Zentrum Stuttgart (picture-alliance/dpa/S. Gollnow)
Blerjet në panik i lënë raftet bosh në supermarkete. Me gjermanët që blejnë me shumicë mallrat e konservuara dhe letrat higjenike për në WC për t’i pasur për çdo rast, dyqanet kanë më pak mallra të mbetura për t’ua dhuruar nevojtarëve, thotë Jochen Brühl, kreu i Tafel Deutschland, kuzhinës popullore, e cila mbështet më shumë se 1.5 milion njerëz me sende ushqimore të tepruara dhe donacione të tjera. Brühli i inkurajoi ata që kanë blerë më shumë se u duhet, që të dhurojnë.

A janë këto masa të mjaftueshme?

Numrat e pasagjerëve në aeroportin e Frankfurtit ranë me 14.5% në javën e fundit të shkurtit. Industria e taksive raporton humbje të të ardhurave deri në 40% – humbje që ata po përpiqen t’i kompensojnë, duke ofruar ulje të thella për njerëzit me abone mujore në transportin publik.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i ka akuzuar disa vende për masa të pamjaftueshme për të luftuar pandeminë e virusit Corona. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar që disa vende nuk po i afrohen këtij kërcënimi me nivelin e angazhimit politik të nevojshëm për ta kontrolluar atë,” tha drejtori i përgjithshëm në Gjenevë të enjten. Çështja se cilave shtete u referohej ai mbeti pa përgjigje – por është e mundur që Gjermania të llogaritet mes tyre./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A është realisht joverbale pjesa dërrmuese e komunikimit njerëzor?

Publikuar

-

Nga

Shpesh thuhet se më shumë se 93 për qind e të gjithë komunikimit midis njerëzve, është joverbal. Duke pasur parasysh përpjekjen që bëjmë në zgjedhjen e fjalëve tona (domethënë komunikimit tonë verbal), a mund të jetë realisht e saktë kjo statistikë?

Le të fillojmë, duke rishikuar historinë e këtij konstatimi të cituar gjerësisht. Megjithëse shumë pak njerëz e dinë se origjinën e këtij konstatimi, ai vjen nga një studim i kryer nga Mehrabian dhe Viener në vitin 1967.

Në eksperimentin e tyre, studiuesit u lexuan pjesëmarrësve në eksperiment një listë fjalësh (si “e dashur”, “mjaltë”, “vërtetë”, “brutale” etj) me një ton neutral, negativ ose pozitiv, teksa u treguan në një ekran foto me një shumëllojshmëri shprehjesh fytyre, që përputheshin ose jo me këto fjalë.

Gjykuar nga tingulli i fjalëve dhe emocioneve të paraqitura në foto, ata u kërkuan pjesëmarrësve të identifikojnë qëllimin që qëndronte pas fjalëve.

Ata zbuluan se vetëm 7 për qind e gjykimit bazohej në fjalët aktuale, 38 për qind bazohej tek toni i zërit, dhe 55 për qind në shprehitë e fytyrës (pra gjithsej një gjykim 93 për qind joverbal). Duke pasur parasysh metodologjinë e këtij studimi, nuk është çudi që pjesëmarrësit nuk i morën parasysh fjalët.

Përkundrazi, ata i kushtuan vëmendje të madhe shenjave para-gjuhësore. Por a do të thotë, që ky komunikim joverbal, nuk ka dhe aq shumë peshë sa kanë menduar deri tani shumë nga ne? Përgjigja varet nga ajo sesi i perceptojmë fjalët e njerëzve për t’iu përgjigjur qëllimeve të tyre.

LEXO EDHE:  Qeveria shtrëngon masat/ Nga nesër mbyllen të gjitha hyrje-daljet me Greqinë

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Vendet e grupit G7, takim për masat kundër virusit COVID 19

Siç ka shkruar më vonë autori i studimit Albert Mehrabian, “kur ka mospërputhje midis qëndrimeve të komunikuara gojarisht dhe gjuhës së trupit, përbërësi i dytë duhet të dominojë në përcaktimin e qëndrimit total që konstatohet”.

Pra thënë shkurt, kur fjalët e dikujt duket se përputhen me sinjalet e tyre joverbale, me shumë mundësi ata do t’u kushtojmë vëmendje të plotë fjalëve. Vetëm atëherë dyshojmë se fjalët e dikujt, nuk përputhen me sinjalet e tij joverbale që ne “dëgjojmë” gjatë komunikimit joverbal.

Atëherë, çfarë mund të bëni për të qenë një komunikues më i mirë, dhe për të shmangur keqkuptimet?

Krijoni përputhshmëri midis mesazheve tuaja verbale dhe joverbale. Nëse ndiheni të trishtuar, sigurohuni që kjo ndjenjë të përputhet me shprehinë e fytyrës. Nëse jeni të lumtur, tregojeni këtë me tonin tuaj të zërit, dhe gjuhën e trupit. Sa më shumë qëndrueshmëri të krijoni, aq më shumë besim do të ndërtoni tek të tjerët, dhe aq më shumë do të kenë rëndësi fjalët tuaja të zgjedhura me kujdes./ Psychologytoday–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

SHBA, Kina, interneti 5G: Teoritë kryesore konspirative mbi koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Gripi i Vuhanit, koronavirusi kinez, virusi Covid-19, ose thjesht koronavirusi siç disa preferojnë ta quajnë disa, nuk ka nevojë për prezantim. Është një problem me të cilin duhet të përballemi

që të gjithë. Virusi fillimisht u shfaq në Kinë, dhe në më pak se 2 muaj, është përhapur në çdo kontinent të botës. Shumica e njerëzve, bien dakord se virusi u shfaq fillimisht në një treg ushqimor në Vuhan. Por disa teoricienë të konspiracionit nuk e besojnë këtë histori, dhe kanë variantet e tyre.

Fajtore është qeveria amerikane

Ka disa zëra, se koronavirusi u krijua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Ky pretendim u artikulua për herë të parë nga televizioni rus “Channel One”. Një nga gazetarët, tha se qeveria amerikane e krijoi qëllimisht virusin për të shkatërruar ekonominë e Kinës.

Prezantuesi e bazoi pretendimin e tij në faktin se “korona” do të thotë kurorë në gjuhën ruse por edhe atë latine. Dhe siç e dimë të gjithë, presidenti Donald Trump ishte dikur anëtar jurie në disa spektakle bukurie, dhe kurorëzues i Miss-eve. Gazetari tha që kjo ishte arsyeja se pse virusi mori këtë emër.

U krijua nga miliarderi amerikan Bill Gejts

Në tetorin e vitit 2019, fondacioni “Bill & Melinda Gates”, organizoi një seminar ku u diskutua se sa ishte e përgatitur bota, për t’u përballur me një epidemi të tillë. Dhe 2 muaj më vonë u shfaq virusi Covid-19.

Teoricienët e komplotit thonë se ai aktivitet, ishte preludi i epidemisë së ardhshme. Ata theksojnë se fondacioni i Gejts kishte financuar më parë Institutin Pirbrajt me seli në Britaninë e Madhe, që ka aktualisht një patentë mbi një vaksinë kundër koronavirusit. Ata e akuzojnë miliarderin amerikan, se e shkaktoi epideminë në mënyrë që të shiste vaksinat.

Koronavirusi është shkaktuar nga interneti 5G

Vuhan ishte një nga qytetet e para kineze që instaloi internetin 5G. Dhe pikërisht aty u shfaq për herë të parë virusi Covid-19. A është një rastësi? Dana Eshli mendon se jo. Eshli beson se Covid-19 është shkaktuar nga valët e rrezatimit, të lëshuara nga interneti 5G. Ajo i bazoi pretendimet e saj në një studim 20-vjeçar, që ka zbuluar se rrjeti 5G është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Kjo pasi ai dobëson sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë shumë të brishtë përballë sëmundjeve virale.

Virusi u krijua nga vetë qeveria kineze

Disa njerëz besojnë se Kina e krijoi vetë virusin Covid-19, si pjesë e programit të saj të armëve biologjike. Ata thonë se ky virusi ka dalë aksidentalisht nga laboratori, duke e shkaktuar edhe epideminë aktuale. Laboratori në fjalë është Laboratori Kombëtar i Biosigurisë. Është e vetmja strukturë në pronësi të qeverisë kineze, që është e aftë të kryejë studime në lidhje me viruset vdekjeprurëse.

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

LEXO EDHE:  Gjermania ndalon veturat dizel/ Mijëra nisen drejt Ballkanit me çmim të lirë

Fajtore është qeveria kanadeze

Disa njerëz besojnë se qeveria kanadeze e Xhastin Trudo, e krijoi virusin Covid-19 në Laboratorin Kombëtar të Mikrobiologjisë në Uinipeg. Teoricienët e komplotit, thonë se dy spiunë kinezë e vodhën virusin prej andej, dhe e dërguan atë në Institutin e Virhanit në Vuhan, ku më pas shkaktoi epideminë. Spiunët në fjalë janë dr.Keding Çeng dhe gruaja e tij dr.Xianguo Qiu. Çifti punoi në laboratorin kanadez, derisa u pushuan papritmas nga puna në vitin 2019, pikërisht për shkak të vjedhjes së mostrave të virusit

Virusi u soll nga hapësira përmes një meteori në tetor 2019

Një ngjarje e pazakontë, ndodhi në verilindje të Kinës në orët e para të 11 tetorit 2019. Një meteorit shpërtheu në qiell pak pas mesnatës, duke e ndriçuar qiellin e natës si të ishte ditë. Teoricienët e konspiracionit, thonë se meteori ee solli virusin Covid-19 nga hapësira. Por kjo hipotezë hidhet poshtë nga shkencëtarët. Edhe sikur të kishte ndodhur diçka e tillë, ata nuk mendojnë se virusi mund t’i mbijetonte temperaturave ekstreme gjatë momenti të rënies në tokë, që arrijnë deri në 650 gradë celcius.

Një grup njerëzish, e krijuan atë nga HIV

Kjo teori mbështet nga një grup studiuesish indianë. Ata thonë se virusi Covid-19 është disi i ngjashëm m virusin HIV-1, dhe kjo është një provë e mjaftueshme për të vërtetuar se dikush e

ka modifikuar HIV, për të krijuar këtë virus të ri.Ata e publikuan studimin e tyre në internet. Studiuesit nuk përmendën emra, prandaj ne nuk i njohim përgjegjësit për këtë modifikim. Por botimi i kësaj teorie shkaktoi shumë debate, duke bërë që studiuesit ta tërhiqnin atë.

Birra Corona

Corona Extra, është një birrë që prodhohet në Meksikë. Ajo nuk ka lidhje me koronavirusin, dhe nuk e shkakton apo përhap atë. Birra e mori emrin e saj nga fjala spanjolle dhe njeherazi latine që do të thotë kurorë. Që nga shpërthimi i epidemisë, kjo markë birre ka pësuar një rënie të madhe të shitjeve. Motori i kërkimit, Google, është përmbytur që nga janari nga kërkimet për “virusin e birrës korona”, “virusin e birrës” dhe “koronavirusin e birrës”./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A do sjellë koronavirusi, fundin e praktikës së shtrëngimit të duarve?

Publikuar

-

Nga

Nga Erika Hughes “The Conversation”

“Ju lutemi të mos shtërngoni duart!”, lexohej në një tabelë në një aktivitet publik në Londër, ku mora pjesë kohët e fundit. Megjithë ankthin në rritje mbi koronavirusin, për shumë nga të pranishmit, ishte hera e parë që kishin hasur në një kërkesë të tillë.

Por të përmbahesh nga një sjellje kaq e zakonshme, është më e lehtë të thuhet, sesa të zbatohet.

Shtërngimi i duarve, është një sjellje gati automatike për shumë prej nesh. Arti i shtrëngimit të duhur të duarve, m’u mësua për herë të parë nga babai kur isha rreth 10-vjeçe:”Në fillim vendos kontaktin me sy. Ti nuk do të doje të shtrëngoje duart me dikë si një peshk i ngordhur!”.

Kështu e mbërtheva dorën e tij sa më fort që munda. Që atëherë, jam e hipnotizuar me “koreografinë” e shtrëngimit të dorës: kontakt i qëndrueshëm me sy, një hap i vogël përpara, zgjatje e dorës së djathtë, para se të kapni dorën e njeriut përballë me sasinë e duhur të shtërngimit.

Shtrëngimi i dorës, është kuptuar prej kohësh si një gjest që krijon një lidhje pozitive midis dy personave. Është një nga gjestet e para të përmendura në “Ilustrimet Praktike” të vitit 1807 nga Henri Sidons. Ai e përkufizon shtrëngimin e dorës, si një veprim që “bashkon dy ekstremet e trupit të njeriut me njëri-tjetrin”, dhe si një shprehje e zakonshme e miqësisë, dashamirësisë dhe përshëndetjes.

Ky gjest është i pasur me kuptime, pasi dora është gjuha e vullnetit të mirë e të përzemërt. Por çfarë të bëjmë kur shtrëngimi i dorës, dikur dashamirës, sot po bëhet potencialisht i rrezikshëm? Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Sihofer, kundërshtoi kohët e fundit t’i jepte dorën kancelares Angela Merkel.

Ndërkohë italianët, vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, janë duke provuar rregulla të reja të angazhimit shoqëror, që përfaqësojnë një largim drastik nga gjestet e tyre normale të kontaktit të lartë sociale mes puthjeve dhe përqafimeve.

Por shembulli ndoshta më ekstrem vjen nga Danimarka, ku ceremonitë e natyralizimit janë pezulluar, pasi një shtrëngim duarsh ka qenë përcaktuar në ligj në ceremoninë zyrtare, që nga një ndryshim i ligjit në vitin 2018. I kritikuar gjerësisht në atë kohë, si një iniciativë kundër emigracionit, ligji po bën që qindra njerëz të presin edhe disa kohë për të marrë nënshtetësinë daneze, pikërisht për shkak të pandemisë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi dhe fëmijët/ Çfarë duhet të dinë prindërit

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

A do t’i japë kjo emergjencë fund praktikës së shtërngimit të duarve? Po pyesja veten për këtë gjë teksa po shkoja në një sallë konferencash në ngjarjen e lartpërmendur pa shtrëngime duarsh, ku unë do të jepja mësim në një seminar për mësuesit e dramës, shumë prej të cilëve kishin një përvojë të konsiderueshme në aktrim.

Unë kisha planifikuar të prezantoja disa ushtrime që kishin të bënin me prekjen, përfshirë edhe një ushtrim ku pjesëmarrësit mbështeteshin mbi peshën e trupave të njëri-tjetrit, si një mjet për të kuptuar marrëdhëniet e tyre si grup. Një tjetër ushtrim, niste me një seri shtrëngimesh dore të shkëmbyera në të gjithë sallën.

Para se të fillonim, vendosa të pyes pjesëmarrësit nëse ndjeheshin të qetë të preknin njëri-tjetrin. Shumica nuk e kishin problem. Unë u kërkova pjesëmarrësve të punonin në grupe siç ishte planifikuar fillimisht, por të imitonin shtrëngimin e dorës (dhe gjeste të tjera) me një lloj distance trupore.

Zhdukja e prekjes fizike pati një ndikim të dukshëm në seminar, pasi pjesëmarrësit u përpoqën të ruanin distancën, dhe t’i rezistonin impulsit për të prekur njëri-tjetrin. Në fakt, ndryshimi i fokusit e bëri shtrëngimin e dorës të dukej i çuditshëm.

Zëvendësimi i shtrëngimit të dorës me një përfaqësim, rriti ndërgjegjësimin e grupit për impulsin e mësuar për të qenë fizikisht të lidhur me njëri-tjetrin. Njerëzit vazhdonin të kërkonin ndjesë për mosprekjen e njëri-tjetrit. Dhe çfarë vjen më pas?

Përhapja e koronavirusit, po bën që njerëzit të rishikojnë shtrëngimin e dorës, dhe të kërkojnë gjeste të tjera që kryejnë funksione të ngjashme pa prekjen fizike. Uebsajti “India Today”, ka mbrojtur zëvendësimin e shtrëngimit të dorës (një zakon kryesisht perëndimor) dhe puthjes në faqe, në favor të një kthimi në përshëndetjen tradicionale ‘namaste’: një përkulje e lehtë e trupit me duar e bashkuara. Kriza shëndetësore aktuale, ka vënë në pikëpyetje rolin e prekjes në gjeste kulturore specifike të përshëndetjes dhe shprehjeve të lidhjeve sociale.

Kërkesa për t’u “përmbajtur nga shtërngimi i duarve”, ka potencialin të rishkruajë ndjeshëm mënyrën sesi i mbajmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Një përgjigje globale, mund të rezultojë në lëvizjen drejt gjesteve të reja të kryera, që do e ripërcaktojnë mënyrën se si bashkëveprojmë me njëri-tjetrin./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE