Connect with Us

Koronavirus me hapa të shpejtë/ Kompania CureVac në përpjekje për të krijuar vaksinën

Bota

Koronavirus me hapa të shpejtë/ Kompania CureVac në përpjekje për të krijuar vaksinën

Publikuar

-

Kompania biologjike farmaceutike CureVac konfirmoi sot se po bën përpjekje të brendshme për krijimin e një vaksine me qëllimin që të ndihmojë dhe mbrojë njerëzit dhe pacientët në të gjithë botën nga koronavirusi.

Kompania deklaron se është në kontakt me shumë organizata dhe autoritete në të gjithë botën. Ajo nuk pranon të flasë dhe hedh poshtë pretendimet se po shikon ofertat për blerjen e kompanisë ose teknologjinë e saj.

Bazuar në mënyrën e veprimit, CureVac e sheh mRNA si një nga molekulat më të fuqishme për të siguruar zgjidhje të shpejtë dhe efikase kundër koronavirus. CureVac po përdor platformën e saj të fuqishme të vaksinave për t’u përqëndruar në zhvillimin e një fuqie efikase, të sigurt dhe të shpejtë për të prodhuar vaksina kundër Covid-19.

LEXO EDHE:  Beteja ndaj koronavirusit/ AKU thirrje subjekteve që tregtojnë fruta-perime

Kompania ka një ekspertizë të gjatë dhe të fortë prodhuese për vaksinat dhe terapitë me bazë mRNA që nga viti 2006. Në këtë kohë, CureVac është duke punuar në zgjerimin e kapaciteteve të saj prodhuese për të qenë në gjendje të sigurojë deri në miliarda doza për situata shpërthimi si Covid-19./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhet nxjerrin fitues Joe Biden përballë Trumpit

Publikuar

-

Nga

Kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh me 4 pikë përqindje përballë, Presidentin Trump, sipas një sondazhi të realizuar nga Hill-HarrisX.

Sipas shifrave të dala nga ky sondazh, 43 për qind e votuesve të regjistruar, thanë se do të mbështesin Biden për president nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa 39 për qind e votuesve në sondazhin 3-4 korrik thanë se do të votojnë për Trump.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Greqia/ Gruaja e konfirmuar me koronavirus lind djalë, foshnja e paprekur nga Covid-19

LEXO EDHE:  Pësoi vdekje klinike disa ditë më parë/ Humb betejën me koronavirusin ish-boksieri Kurti

Pesë përqind e votuesve thanë se preferojnë dikë tjetër, ndërsa një përqindje shtesë prej afro 5 për qind e votuesve thanë që nuk planifikojnë të votojnë në zgjedhje.

Anketa  zbulon se epërsia e Biden është ngushtuar me 10 pikë nga përplasja e muajit të kaluar, ku Trump po sumonte ish-Zëvendës Presidentin demokrat. /CNA.al

Sondazhet e ditëve të para të korrikut

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Publikuar

-

Nga

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Budestagun gjerman, Johann Wadephul ka shprehur keqardhjen se marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Wadephul shton se aprovimi i reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Gjykata e Lartë amerikane do të bëjë të njohura sot opinionet përfundimtare të mandatit të saj të tanishëm.

Vëmendja është përqendruar në tre çështje të cilat lidhen me kërkesat e disa komisioneve të Kongresit dhe të një prokurori të Nju Jorkut që presidenti Donald Trump të publikojë taksat dhe dokumente të tjera financiare.

Presidenti Trump, i cili nuk ka ndjekur praktikën e kandidatëve të tjerë presidencialë, duke refuzuar të bëjë publike dokumentet tatimore gjatë fushatës së vitit 2016, është përpjekur të bllokojë publikimin e dokumenteve të tij financiare.

Disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar të dhëna për këto dokumente nga dy banka, Capital One dhe Deutsche Bank, si dhe nga firma e kontabilitetit Mazars USA.

Çështja kryesore që po shqyrtojnë gjyqtarët ka të bëjë me ndarjen e pushteteve midis degëve të qeverisë federale dhe kompetencave të kongresit për të hetuar një president.

Avokati i zotit Trump, Patrick Strawbrige, tha gjatë argumentimit të çështjes në muajin maj se kërkesat për dokumentet financiare nuk i shërbenin ndonjë qëllimi me rëndësi dhe se ligjvënësit nuk duhet të kenë autoritet të pakufizuar për të hetuar një president.

Ndërkaq, disa gjykata të nivelit më të ulët Nju Jork dhe Uashington dhanë vendime kundër Presidentit Trump në çështjen e kërkesës për dokumentet financiare.

Gjyqtari Jon O. Newman i Gjykatës së Apelit për Qarkun e Dytë të Nju Jorkut shkruante:

“Interesat e komisionevetë Kongresit për të ushtruar funksionet e tyre kushtetuese dhe legjislative janë një interes publik shumë më i rëndësishëm se çfarëdo interesi tjetër …”.

Jay Sekulow, një tjetër avokat i zotit Trump, argumentoi para Gjykatës së Lartë në muajin maj se presidenti gëzon “imunitet të përkohshëm kushtetues” nga ndjekja penale gjatë kohës që shërben në detyrë dhe se prokurori i qarkut të Nju Jorkut nuk ka asnjë autoritet për të hetuar zotin Trump.

LEXO EDHE:  Pas Boris Johnson, një tjetër kryeministër infektohet nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Pësoi vdekje klinike disa ditë më parë/ Humb betejën me koronavirusin ish-boksieri Kurti

Carey Dunne, këshilltar i përgjithshëm për prokurorin e qarkut të Manhatanit, tha se presidentët, ndërsa gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, ata nuk përjashtohen nga kërkesat që të dorëzojnë dokumente. Për më tepër tha zoti Dunne, të dhënat që kërkon zyra e tij i takojnë periudhës përpara mandatit të Presidentit Trump dhe nuk mbrohen nga privilegji ekzekutiv.

“Ekziston një rrezik që presidentët amerikanë dhe palë të treta pa dashje të dalin mbi ligjin”, tha ai.

Gjykata e Larta e ka trajtuar edhe në të kaluarën çështjen nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për dokumente.

Në vitin 1973, gjykata vëndosi njëzëri kundër Presidentit Richard Nixon në çështjen që lidhej me dorëzimin e regjistrimeve audio të Shtëpisë së Badhë tek një prokuror special. Gjykatësit po ashtu morën një vendim të njëzëshëm kundër Presidentit Bill Clinton në vitin 1997, duke lejuar një proces gjyqësor në ngarkim të presidentit për ngacmim seksual.

Gjatë argumenteve me gojë në muajin maj, të nëntë gjyqtarët lanë shumë pak të kuptohet se çfarë ane do të mbajnë për çështjet e ngritura para tyre.

Përveç vendimit në favor të njërës ose tjetrës palë, gjyqtarët mund të vëndosin dërgimin mbrapsht të çështjeve për rishqyrtim nga një gjykatë më e ulët.

Ndërsa vendimet e gjykatës së ulët kundër zotit Trump erdhën mes procesit për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësuesve nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe abuzim pushteti, akuza për të cilat Senati e nxori të pafajshëm, vendimi i Gjykatës së Lartë vjen ndërsa vendi është vetëm pak muaj para se të vendosë nëse do të rizgjedhë zotin Trump për një mandat të dytë presidencial, apo rivalin e tij, ish Zëvendës Presidentin Joe Biden./VOA

LEXO TE PLOTE