LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koment/ Virusi Corona e arti i së mundshmes

16 Mars 2020, 19:23, Kosova & Bota CNA

Politika, thuhet gjithmonë, është arti i së mundshmes. Kjo fjali zakonisht shoqërohet me një ngritje të supeve dhe shqiptohet kur nuk merren në moment vendime të rëndësishme, kur hidhen dëm mundësitë për të ardhmen apo kur padrejtësitë nuk luftohen me vendosmëri.

Pas një jave të mirë ngjarjesh percepituese nxituese dhe vendimesh që kanë ndikim të gjerë në jetën publike dhe private, njeriu fshin sytë me habi: e mundur është në fund të fundit, shumë më tepër sesa mendohet në përgjithësi.

Prioriteti i ekonomisë – jo më në fuqi

Papritur janë shkencëtarët ata që përcaktojnë tonin në politikë. Modele kompjuterike bëhen bazë për vendime largvajtëse. Prioriteti i ekonomisë që mbizotëron përndryshe së paku është pezulluar përkohësisht. Përballë kërcënimit shumë konkret nga COVID-19, ka zënë vend një ndjenjë vendosmëri e tipit “Ne do t’ia dalim mbanë – pavarësisht se si”.

Sado e mprehtë dhe e rrezikshme është pandemia e Coronas, ajo është më urgjentja, por në asnjë mënyrë kërcënimi i vetëm për njerëzit në planetin blu. Marrim për shembull fushën e mjedisit, bie fjala ndryshimin e klimës: shkencëtarët kanë paralajmëruar për këtë prej dekadash. Modele kompjuterike shumë bindëse tregojnë me ngulm, se si do të ndryshojë jeta në Tokë, po të mos merren masa vendimtare – sa më herët, aq më mirë.

Deri tani, kjo nuk ka çuar në asnjë veprim vërtet vendimtar. Ose një problem tjetër mjedisor: flakja gjithnjë e më shumë pa kriter dhe ngarkimi i tokës me mbeturina plastike. Ose zhdukja masive e specieve. Në shumicën e rasteve ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë. Por ajo që ndodh është shumë pak e shumë ngadalë.

DW Kommentarbild Matthias von HeinMatthias von Hein

Sigurisht që është më e lehtë të mobilizosh një shoqëri të tërë kur bëhet fjalë për mbrojtjen konkrete të jetës tënde dhe atë të njerëzve të tu të dashur. Po të mos luftohet në të ardhmen një rrezik të perceptohet si abstrakt. Ose një rrezik që shfaqet ndoshta më fort në vende të tjera sesa te ti.

E mundur është shumë më tepër nga ajo që mendohet

Kësaj i shtohet problemi i qylaxhinjve. Po të mbetemi te shembulli i ndryshimit të klimës: nga masat që merren tani, ato që përfitojnë nuk janë vetëm vendet që i paguajnë dot këto masa.
Sidoqoftë, dikur, pandemia e Coronas do të jetë pjesë e historisë. Nëse atëherë dikush na thotë që politika është vetëm arti i së mundshmes, atyre mund t’u kujtojmë se ajo që është e mundur është shumë më tepër nga ajo që mendon./DW

 

Lajmet e fundit nga