Connect with Us

Këshillat e ekspertit të CNN/ Si të mbrohemi nga koronavirusi?

Sociale

Këshillat e ekspertit të CNN/ Si të mbrohemi nga koronavirusi?

Publikuar

-

Eksperti i CNN për shëndetësinë, Doktor Sanjay Gupta u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me koronavirusin.

Ndiqni këshillat e tij sesi duhet të sillemi në një ambient pune apo në kushtet e izolimit.

Kur bëhet fjalë për marrjen e masave paraprake kundër Covid-19 ose koronavirusit të ri në zyrë, çfarë mund të bëjnë punonjësit?

“Unë mendoj se rregullat bazë duhet të zbatohen, padyshim. Nëse jeni i sëmurë, mos shkoni në punë. Kjo duhet të zbatohet me apo pa përhapjen e koronavirusit. Nëse shihni dikë të sëmurë, padyshim nuk duhet të qëndroni afër atij personi dhe kur them se mos qëndroni afër atij personi, distanca që ato pika spërklash përhapen është zakonisht nga 1 deri në 2 metra. Pra, kjo është një lloj largësie e sigurt për sa i përket një distance sociale brenda një hapësire zyre, gjithashtu brenda çdo lloj hapësire tjetër.

Kjo është arsyeja pse shumë evente me grumbullime masive po anulohen, pasi është e vështirë të ruash distancën sociale, duke qenë se personat ulen apo qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Prandaj, ruani distancën dhe qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë. Pastroni hapësirat sa më shumë që të jetë e mundur, bëhuni ai personi i fiksuar pas pastrimit për pak kohë. Unë kam qenë i tillë për shumë kohë. Mendoj se ju mund të përfitoni nga kjo”.-raporton A2 CNN.

Çfarë rekomandoni për të ruajtur shëndetin tonë mendor, ndërsa rrisim distancën sociale dhe punojmë nga shtëpia?

“Kjo është një pyetje e mirë dhe personalisht po mendoj shumë për këtë në fakt, kryesisht për miqtë dhe familjen time. Para së gjithash, distancimi social nuk do të thotë izolim social. Mendoj se ka shumë mënyra, me të cilat mund të qëndrojmë në kontakt dhe ndoshta më shumë se sa bëjmë zakonisht. Diçka rreth këtij virusi, që kam kuptuar ndërsa kam raportuar për të dhe kam biseduar me shumë persona në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera të botës, është se ne jemi në këtë betejë të gjithë së bashku.

Ky është një virus që prek këdo dhe nuk kursen askënd. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë situatë dhe jemi në një pozicion ku sjelljet tona individuale kanë një ndikim të madh për personat përreth nesh. Shëndeti juaj varet shumë në sjelljet e mia dhe shëndeti im është kaq i varur në mënyrën e sjelljeve tuaja. Kështu që nëse ju praktikoni një higjienë të mirë dhe po siguroheni që nuk jeni një burim shpërndarjeje, ju nuk po e bëni këtë vetëm për veten, por për të gjithë personat që ju rrethojnë”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Andi Përmeti thirrje të fortë qytetarëve/ “Rri në shtëpi. Bëje për prindërit, bëje për gjyshërit”

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti iu ka drejtuar një thirrje të fortë qytetarëve që të zbatojnë masat kundër koronavirusit dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Përmeti thekson se lajmi i keq sot ishte se përveç shtimit të rasteve të të prekurve, koronavirusi ka infektuar edhe tre infermierë dhe një mjek.

Përmeti shkruan se të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi për t’iu treguar të vërtetën mjekëve.

“Nje falenderim per te gjithe mjeket te cilet sot po rrezikojne jetet e tyre dhe te familjareve te tyre per te shpetuar tonat.

Ne duhet jo vetem te jemi mirenjohes ndaj tyre por sot me shume se kurre ne duhet ti mbrojme ata sepse vetem ata mund te na shpetojne ne neser.

Sot, lajmi i keq nuk ishte vetem rritja e numrit te personave te dale pozitive me CoVid-19 por edhe diagnostikimi pozitiv i nje mjeku dhe tre infermiereve, te cilet nuk ishin vene ne dijeni nga nje vizitor per udhetimin e tij ne Itali.

Raste te ngjashme, ku pacientet genjejne ekipet mjekesore kane ndodhur ne disa qytete te Shqiperise duke sjell vetekarantinimin e disa mjekeve dhe infermiereve te cilet te pakten per 14 dite nuk mund te jene ne sherbim te personave te semure.

Te gjithe duhet te ndergjegjesohemi per ti treguar te verteten ekipeve mjekesore sepse vetem ata mund tiu shpetojne.

Faleminderit.

Ndersa ju jeni duke luftuar ne kemi detyre tiu mbeshtesim dhe tiu mbrojme duke ndejtur ne shtepi.

Rri ne shtepi.
Guximi nuk vlen, kujdesi po.
Beje per prinderit, beje per gjysherit.
Vleresoje jeten tende dhe te te afermve te tu.”-shkruan Andi Përmeti në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 51 numri i personave të prekur nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një komunikim publik ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 51.

Rakacolli tha se janë 563 raste të testuara, ndërsa numri i të prekurve në 24 orët e fundit është shtuar me 9.

Sipas MSH, nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Në vijim të hetimit të hollësishëm epidemilologjik të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që nuk e ka dhënë këtë informacion tek stafet mjekësore.

Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma dhe i vetëkarantinuar.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.”-tha Rakacolli.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bllokohen 24 shqiptarë në Hungari/ Një prej tyre me simptoma koronavirusi

Publikuar

-

Nga

24 shqiptarë të “ngecur” në Hungari për shkak të bllokimit të kufijve, nuk u lejuan të kalonin kufirin me Serbisë dhe Hungarisë.  Burime për ABC News nga Ministria e Jashtme, bëjnë me dije se grupi është kthyer në Budapest, është nën kontakt nga ambasada jonë në Hungari.

Ndërkohë një prej turistëve shqiptarë u paraqit me temperaturë të lartë dhe është veçuar nga grupi i autobusit dhe është transportuar me ambulancë.

Ndër të tjera mësohet se grupi i shqiptarëve të ndaluar ishte në përfundim të një udhëtimi turistik me autobuz në Budapest, u kthye në kufirin serb.  Ambasada shqiptare në Hungari po organizon kthimin e tyre me avion nesër në orën 6 të mëngjesit.

Ende nuk janë siguruar të gjitha biletat për ta, dhe po komunikohet me kompaninë e fluturimit për vendet e lira. Ndërsa ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk jep informacion zyrtar mbi raste të ngjashme nëpër Evropë.

LEXO TE PLOTE