Connect with Us

Horoskopi i ditës, 16 mars 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 16 mars 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Dielli do ndikoje më shumë nga të gjithë sot në jetën tuaj në çift kështu që keni për të kaluar momente shume të këndshme me partnerin. Edhe sikur dikush nga ziliqarët përreth të nxitë debate ju do arrini të sqaroheni sa hap e mbyll dytë. Beqaret do kalojnë një fazë të vështirë dhe nuk do ndihen gati për të filluar lidhje. Shpenzimet kryejini me sa me shume maturi sepse përndryshe do fillojnë problemet serioze.

DEMI 21. prill – 21. maj

Venusi do mundohet ta bëjë atmosferën sa më të ngrohtë sot ndërkohë që Neptuni do sjelle konfuzion. Kujdes me çdo hap qe do hidhni. Beqaret nuk do binden ende nga një person qe i josh dhe nuk do hedhin me hapa. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me disa surpriza te këqija dhe do ndiheni pafundësisht keq. Sado qe te mundohen te afërmit t’iu ndihmojnë ju do zhyteni ne borxhe dhe probleme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Për shumicën prej jush qe jeni ne një lidhje gjerat do fillojnë te përmirësohen sot. Nuk do keni me një dite rutine përkundrazi emocionet do shtohen. Beqaret, edhe pse vetmia ju rendon shume, nuk do guxojnë te pranojnë ftesa sepse do kenë nevoje për me shume kohe. Për financat do jete një dite edhe me e favorshme. Do ndiheni te qete edhe kur te shpenzoni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ka rrezik qe te jeni shume posesive sot ju te dashuruarit dhe kjo do ju shkaktoje probleme te njëpasnjëshme ne çift. Nuk do keni me as durimin qe ju duhet. Beqaret g\nuk do bëjnë mjaftueshëm përpjekje për ta ndryshuar statusin dhe do mbeten po njësoj. Ne planin financiar gjendja do jete e mire, por nuk duhet te abuzoni me shpenzimet e as te jepni hua.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Te dashuruarit nuk do bëjnë me gabimet e dikurshme dhe për çdo dyshim do flasin hapur me partnerin. Ne këtë mënyrë do shmanget edhe çdo paqartësi. Dite eksplozive ka për te qene kjo e sotmja për beqaret. Gjithçka do ju ndryshoje rrënjësisht brenda pak minutave. Shpenzimet do i kryeni te pakontrolluara. Sot nuk do ndiheni keq, por nesër gjerat do marrin tatëpjetën.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Ditë shumë harmonike ka për të qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e mbështesni njeri-tjetrin pa dorashka dhe nuk do ndiheni me mire se me pare. Edhe beqaret do realizojnë sot takimin e jetës. Çdo gjë ka për te marre një tjetër drejtim për ta. Me shpenzimet tregohuni me te moderuar sepse përndryshe shume shpejt do ju fillojnë problemet dhe vështirësitë.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Mundohuni të mos e vini në rrezik jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite sepse po ju filluan problemet do jetë e vështirë që gjendja të kthehet si më parë. Beqarët do kenë më në fund dashuri me shikim të parë dhe e gjithë bota do ju duket perfekte. Financat do konsolidohen akoma më shumë, kjo edhe fale ndihmës se madhe qe do iu japin familjaret.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Sot do kaloni një fazë shumë më të bukur ju të dashuruarit dhe do arrini të çliroheni plotësisht. Momentet intime do shumëfishohen. Beqaret duhet te vazhdojnë te tregohen te kujdesshëm sepse edhe sot do ju vijnë rrotull njerëz pa vlera. Financat do mbeten të njëjta, pra nuk do ketë as përkeqësime e as përmirësime te situatës. Flisni me disa miq specialiste te ekonomisë sepse ata mund t’iu ndihmojnë.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot ju të dashuruarit nuk do e keni mendjen ne një vend dhe do josheni shume nga disa persona. Mos tentoni te filloni aventura sepse keni për te pasur probleme shume serioze ne ditët ne vijim. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime ne jete edhe sikur para këmbëve t’iu vije ai qe kane ëndërruar. Financat do dini si t’i menaxhoni gjithë kohës kështu qe nuk do gjendeni ne vështirësi.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ju të dashuruarit do keni vështirësi pafund gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Do debatoni shpesh me partnerin dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqaret do jene shume te turpshëm dhe nuk do arrijnë dot të joshin asnjë person. Me shpenzimet mos u tregoni te paduruar sepse po ju filluan problemet zor se do e merrni veten kollaj. Mbrojeni sa me shume veten.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Ju të dashuruarit do jeni ne kërkim te qëndrueshmërisë sot dhe për këtë do jeni te gatshëm edhe te hiqni dore nga disa zakone te vjetra. Beqaret nga ana tjetër do ndihen mire sepse një pjese e dëshirave do ju plotësohen. Te paktën nuk do ndiheni vetëm sepse dashuritë e mëdha duan edhe pak kohe te vijnë. Ne planin financiar do i arrini objektivat dhe gjendja do ju stabilizohet goxha.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Urani do jete planeti me i favorshëm për te dashuruarit. Ai do ju beje te jeni edhe me te hapur me atë qe keni ne krah dhe do ju nxite te jeni edhe me shprehës. Ju beqareve nuk do ju mungoje aspak dëshira për te hedhur hapa te rëndësishme dhe do guxoni pafundësisht sot. Për financat do jete një dite me shume fat. Do arrini te bëni edhe disa investime te mira.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Bashkë do t’ia dalim mbanë”/ Mjeku i njohur mesazhe inkurajuese në krye të detyrës

Publikuar

-

Nga

Mjekët dhe infermjerët e Spitalit Infektiv janë padyshim heronjtë e heshtur të këtyre ditëve që po kalon vendi.

Në kyre të detyrës, me këshilla për kujdes por dhe mesazhe inkurajuese se bashkë do t’ia dalim ka shpërdarë mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo.

Teksa ka ndarë dhe disa foto, ku shihet stafi i mjekëve dhe infermierëve në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, Dr.Kalo shkruan se “nuk na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë”.

Postimi i mjekut infeksionist Tritan Kalo:

15 Mars 2020….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 12 mars 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 11 tetor 2019

NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUKU na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!!!

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mjeku i njohur flet me shifra/ “Numri i personave të infektuar në Shqipëri mund të jetë mbi 400”

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, në një lidhje me “ABC news” ka folur edhe një herë në lidhje me situatën nga koronavirusi, teksa u shpreh se sëmundja ka shumë të panjohura.

Ai bëri apel gjithashtu që të gjithë qytetarët veçanërisht ata që kanë udhëtuar dhe kanë kontakte të afërta me rrethin e ngushtë të personave të prekur, ti drejtohen 127 dhe jo spitalit.

“Të gjithë personat që kanë pasur kontakt dhe kanë dyshime, të vetëkarantinohet pasi  kjo është e vetmja mënyrë për ta parandaluar epideminë.

Nëse i referohemi studimeve e kam thënë se mbas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 raste apo 15 rastë të tjera, të sigurta që janë. Në kushtet që jemi numri minimal i personave të prekur mendoj që janë mbi 400.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 10 janar 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 10 janar 2020

Numrat janë statistikë dhe statistikat shërbejnë për tu studiuar më pas. Por ajo që qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar për ta përballuar me sa më pak humbje këtë epidemi. E gjithë vëmëndja jonë është për ta shtrirë në kohë epideminë, jo për ta ndaluar, bëhet fjalë për ta parandaluar dhe për ta bërë të parandalueshme. Të gjithë e pamë se asnjë vend në botë nuk i ka kapacitetet për ta përballuar këtë epidemi.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Masat e reja për parandalimin e COVID-19/ Manastirliu apelon për bashkëpunim qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat ka sqaruar edhe njëherë dispozitat e Aktit Normativ për të gjithë ata që shkelin rregullat e miratuara nga qeveria për mospërhapjen e koronavirusit.

Ndërkaq, ajo i bëri thirrje edhë njëherë qytetarëve që të bashkëpunojnë në luftën kundër koronavirusit, sepse çdo masë e marrë sot ndihmon strukturat ti përgjigjen shumë mirë dhe shumë shpejt të gjithë atyre që kanë  rezltuar pozitvë.

“Ftoj të gjithë qytetarët për gatishmërinë që kanë treguar deri tani dhe kanë kontribuar në mospërhapjen e virusit COVID-19, të zbatojmë me po kaq rigorzitet masat e vendosura nga organet sepse çdo masë e marrë sot na ndihmon ne si struktura ti përgjigjemi shumë mirë dhe shumë shpejt të gjithë atyre që kanë  rezltuar pozitvë dhe sot janë në ambientet e infektivit”, tha Manastirliu.

Më poshtë gjeni pikat e dekretit të qeverisë për:
MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave:

V E N D O S I:

Neni 1
Objekti dhe subjektet

Ky akt normativ ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta që do të merren ndaj personave fizikë/juridikë apo individë, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht vendbanimit të tyre, të cilët shkelin rregullat, vendimet, urdhrat dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Neni 2
Qëllimi

Ky akt normativ ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Neni 3
Masat e veçanta administrative

Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj.

Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.

Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.

Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë:

a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase ose të huaja apo ndërkombëtare;
b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19;
c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm;
ç) Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.

Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën 1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Subjektet apo individët, publikë apo privatë, që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore, që nuk zbatojnë urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë, dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e jopublike, ku zhvillohen vizita dhe konsulta ambulatore, të merren masa të menjëhershme për ndalimin e grumbullimit të pacientëve. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 12 mars 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 18 janar 2020

Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet kompetente, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.

Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e rritjes së çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.

Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përseritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.

Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet/individët që tregtojnë produkte ushqimore, me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.

Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.
Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe në rast përsëritjeje vendoset bllokimi i aktivitetit, duke e vendosur strukturën në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19. Në këtë rast, personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, është i detyruar të shërbejë nën drejtimin e strukturave shëndetësore shtetërore. Moszbatimi i këtij detyrimi nga personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe në rast përsëritje iu shtohet edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë dhjetëvjeçare.
Neni 4
Organet kompetente për dhënien e masave
administrative

Të drejtën e dhënies së masave administrative, sipas përcaktimeve të nenit 3, të këtij akti normativ, e ka organi kompetent sipas fushës së përgjegjësisë dhe, në çdo rast, nga Policia e Shtetit.

Për rastet e përcaktuara në nenin 3, të këtij akti normativ, nuk jepet e njëjta masë administrative njëkohësisht nga dy ose më shumë organe kompetente. Në këto raste zbatohet masa e dhënë nga organi që ka konstatuar i pari shkeljen.

Gjobat e dhëna, sipas këtij akti normativ, përbëjnë titull ekzekutiv dhe modeli i tyre përcaktohet nga organi kompetent sipas fushës së përgjegjësisë dhe, në çdo rast, nga Policia e Shtetit.

Gjobat e mbledhura, sipas këtij akti normativ, derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

Shqyrtimi dhe dhënia e masave administrative bëhen në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative.

Neni 5
Vendimmarrja nga organet kolegjiale

Marrja e vendimeve nga organet kolegjiale, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, realizohet edhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Neni 6
Kohëzgjatja dhe zbatimi

Ky akt normativ ka karakter të përkohshëm dhe zbatohet për aq kohë sa zgjat periudha e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Zbatimi i këtij akti normativ, për kohëzgjatjen e periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, ka përparësi ndaj dispozitave të akteve të tjera lidhur me masat administrative.

Në çdo rast, ky akt normativ nuk përjashton aplikimin e legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive apo akte të tjera ligjore, për aq kohë sa nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij akti.

Neni 7
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

LEXO TE PLOTE