Connect with Us

Evropa propozon mbylljen e kufijve të saj

Bota

Evropa propozon mbylljen e kufijve të saj

Publikuar

-

Evropa propozoi të hënën mbylljen për 30 ditë të kufijve të saj të jashtëm për të huajt, në përpjekje për zbutjen e krizës së koronavirusin. Megjithatë ky hap i ri shihet si tepër i vonuar dhe i mangët.

Me numrin zyrtar të vdekjeve në Itali që ka arritur mbi 1.800 dhe numrin e rasteve që po rriten me shpejtësi në të gjithë kontinentin, kriza ka nxjerrë në pah përçarje në Bashkimin Evropian me 27 anëtarë.

Disa vende kanë vënë në zbatim kontrolle kufitare brenda zonës Schengen të kufijve të hapur të Evropës, ndërsa të tjerët kanë refuzuar të ndajnë të dhëna ose pajisje mjekësore.

Thirrjet për unitet nga Brukseli deri tani duket se kanë rënë në vesh të shurdhër. Fotografitë nga vendkalimet në Evropë tregojnë rradhë të gjata automjetesh që presin të kalojnë ato që normalisht janë kufij të padukshëm.

“Sa më pak udhëtime, aq më shumë mund ta frenojmë virusin. Prandaj … u propozoj krerëve të shteteve dhe qeverive të vendosin kufizime të përkohshme të udhëtimeve jo thelbësore në BE”, tha Presidentja e ekzekutivit të BE-së, Ursula von der Leyen.

LEXO EDHE:  Greqia më e prekura në Ballkan nga koronavirusi/ Dy spitale shtetërore në Athinë kthehen në karantina

“Këto kufizime udhëtimi duhet të jenë në fuqi për një periudhë fillestare prej 30 ditësh, por mund të zgjaten sipas nevojës,” tha ajo.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë mbi propozimet gjatë një videokonference të martën. Burime diplomatike thanë se nismëtar i tyre është presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po bën presion për veprime të koordinuara evropiane.

Plani do të përfshinte 30 vende: të gjitha shtetet anëtare të BE-së me përjashtim të Irlandës, si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lichtensteinin, që janë pjesë e zonës Shengen edhe pse jo pjesë e Bashkimit Evropian./VOA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Virusi Corona/ A po bën Gjermania sa duhet për të ngadalësuar shpërthimin?

Publikuar

-

Nga

Shkollat po mbyllen në të gjithë vendin, ndeshjet sportive janë pezulluar dhe thuajse gjithçka është anuluar. Por disa thonë se masat parandaluese të Gjermanisë nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e virusit.

Email pas emaili mbërrin në kutinë e postës elektronike. I pari është nga punëdhënësi, që anulon të gjitha takimet për javët e ardhshme. Pastaj një organizator koncertesh, që njofton se artisti yt i preferuar nuk do të performojë në fundjavë. Pastaj të kontaktojnë prindërit, që e shtyjnë vizitën te nipërit dhe mbesat – të gjithë duke marrë masa paraprake për të frenuar përhapjen e virusit Corona.

Në Gjermani, si në pjesë të tjera të Evropës, jeta publike ngadalë po ndalet. Ekipet në Bundesliga, në ligën e futbollit në Gjermani, fillimisht luanin në stadiume boshe dhe më pas i shtynë ndeshjet, fushat e lojërave janë të shkreta dhe krejt papritur në trenat e udhëtarëve dhe në kafeteritë e vendit të punës ke më shumë vend për këmbët. Shumica e landeve gjermane kanë urdhëruar që shkollat ​​dhe kopshtet të ndërpresin mësimet që nga java e ardhshme, kryetari i Bashkisë së Berlinit njoftoi edhe se të gjitha baret do të mbyllen. Ndoshta është vetëm çështje kohe përpara se këtë ta bëjnë edhe më shumë restorante dhe kinema, ashtu siç bënë në Itali.

Si shpëton jetën ruajtja e distancës

“Ne e dimë shumë mirë që në fazën e tanishme të pandemisë duhet të ndërpresim praktikisht të gjitha kontaktet me njerëz të tjerë, po të duam të kemi ndonjë shans për të mbajtur sa më të ulët numrin e të infektuarve”, thotë Patrick Larscheid, nëpunësi i shëndetësisë publike për qarkun Berlin-Reinickendorf. Ai i ka bërë thirrje senatit të Berlinit të ndërmarrë hapa më vendimtarë kundër përhapjes së COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Ai kërkon që jeta publike të kufizohet sa më shumë që të jetë e mundur për të mbrojtur popullsinë.

Doni të njiheni me shifrat aktuale rreth virusit korona? – Klikoni në këtë hartë  interaktive të Universitetit ”Johns Hopkins“ në Baltimore, SHBA

 

Harta interaktive e Universitetit ”Johns Hopkins“ në Baltimore, SHBA

Nëse nuk ju hapet harta, atëherë mund të klikoni ketu

A do të shohim së shpejti një situatë të ngjashme me Italinë edhe në Gjermani? Si masë për të ndaluar përhapjen e virusit, në Itali janë mbyllur për momentin të gjitha dyqanet, përveç farmacive dhe supermarketeve – që i kanë mbyllur dyert e tyre baret, restorantet dhe madje edhe berberët. Ngjarjet avancojnë shpejt.

LEXO EDHE:  Masat për koronavirusin/ S’ka më grumbullime në sportele, ja si do bëhet shpërndarja e pensioneve

LEXO EDHE:  Masat për koronavirusin/ S’ka më grumbullime në sportele, ja si do bëhet shpërndarja e pensioneve

Këto ditë, dashamirësit e kinemave në Gjermani lënë një vend të lirë mes tyre, ndërsa shumë vetë po e shmangin krejtësisht kinemanë nga frika e infeksionit. Shkollat ​​po mbyllen, edhe shteti i Baden-Württemberg e shtyu fillimin e semestrit veror. Ngjarjet kulturore – si Festivali tradicional i Beethoven në Bonn ose Java e Amerikës Latine-Karaibeve në Berlin – po anulohen, siç ndodh edhe me panairet e shumta tregtare. Jeta publike po mbyllet, por për momentin vazhdon, në lëvizje të ngadaltë.

Blerjet në panik i lënë raftet bosh në supermarkete. Me gjermanët që blejnë me shumicë mallrat e konservuara dhe letrat higjenike për në WC për t’i pasur për çdo rast, dyqanet kanë më pak mallra të mbetura për t’ua dhuruar nevojtarëve, thotë Jochen Brühl, kreu i Tafel Deutschland, kuzhinës popullore, e cila mbështet më shumë se 1.5 milion njerëz me sende ushqimore të tepruara dhe donacione të tjera. Brühli i inkurajoi ata që kanë blerë më shumë se u duhet, që të dhurojnë.

A janë këto masa të mjaftueshme?

Numrat e pasagjerëve në aeroportin e Frankfurtit ranë me 14.5% në javën e fundit të shkurtit. Industria e taksive raporton humbje të të ardhurave deri në 40% – humbje që ata po përpiqen t’i kompensojnë, duke ofruar ulje të thella për njerëzit me abone mujore në transportin publik.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i ka akuzuar disa vende për masa të pamjaftueshme për të luftuar pandeminë e virusit Corona. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar që disa vende nuk po i afrohen këtij kërcënimi me nivelin e angazhimit politik të nevojshëm për ta kontrolluar atë,” tha drejtori i përgjithshëm në Gjenevë të enjten. Çështja se cilave shtete u referohej ai mbeti pa përgjigje – por është e mundur që Gjermania të llogaritet mes tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Koment/ Virusi Corona e arti i së mundshmes

Publikuar

-

Nga

Politika, thuhet gjithmonë, është arti i së mundshmes. Kjo fjali zakonisht shoqërohet me një ngritje të supeve dhe shqiptohet kur nuk merren në moment vendime të rëndësishme, kur hidhen dëm mundësitë për të ardhmen apo kur padrejtësitë nuk luftohen me vendosmëri.

Pas një jave të mirë ngjarjesh percepituese nxituese dhe vendimesh që kanë ndikim të gjerë në jetën publike dhe private, njeriu fshin sytë me habi: e mundur është në fund të fundit, shumë më tepër sesa mendohet në përgjithësi.

Prioriteti i ekonomisë – jo më në fuqi

Papritur janë shkencëtarët ata që përcaktojnë tonin në politikë. Modele kompjuterike bëhen bazë për vendime largvajtëse. Prioriteti i ekonomisë që mbizotëron përndryshe së paku është pezulluar përkohësisht. Përballë kërcënimit shumë konkret nga COVID-19, ka zënë vend një ndjenjë vendosmëri e tipit “Ne do t’ia dalim mbanë – pavarësisht se si”.

Sado e mprehtë dhe e rrezikshme është pandemia e Coronas, ajo është më urgjentja, por në asnjë mënyrë kërcënimi i vetëm për njerëzit në planetin blu. Marrim për shembull fushën e mjedisit, bie fjala ndryshimin e klimës: shkencëtarët kanë paralajmëruar për këtë prej dekadash. Modele kompjuterike shumë bindëse tregojnë me ngulm, se si do të ndryshojë jeta në Tokë, po të mos merren masa vendimtare – sa më herët, aq më mirë.

Deri tani, kjo nuk ka çuar në asnjë veprim vërtet vendimtar. Ose një problem tjetër mjedisor: flakja gjithnjë e më shumë pa kriter dhe ngarkimi i tokës me mbeturina plastike. Ose zhdukja masive e specieve. Në shumicën e rasteve ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë. Por ajo që ndodh është shumë pak e shumë ngadalë.

Matthias von Hein

LEXO EDHE:  Në Itali vetëm dy viktima të koronavirusit pa patologji shtesë/ Të tjerët me sëmundje kronike

LEXO EDHE:  Situata e hekurudhave e rënduar/ Dervishaj: 90 ml euro, për linjën e re hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

Sigurisht që është më e lehtë të mobilizosh një shoqëri të tërë kur bëhet fjalë për mbrojtjen konkrete të jetës tënde dhe atë të njerëzve të tu të dashur. Po të mos luftohet në të ardhmen një rrezik të perceptohet si abstrakt. Ose një rrezik që shfaqet ndoshta më fort në vende të tjera sesa te ti.

E mundur është shumë më tepër nga ajo që mendohet

Kësaj i shtohet problemi i qylaxhinjve. Po të mbetemi te shembulli i ndryshimit të klimës: nga masat që merren tani, ato që përfitojnë nuk janë vetëm vendet që i paguajnë dot këto masa.
Sidoqoftë, dikur, pandemia e Coronas do të jetë pjesë e historisë. Nëse atëherë dikush na thotë që politika është vetëm arti i së mundshmes, atyre mund t’u kujtojmë se ajo që është e mundur është shumë më tepër nga ajo që mendon.

Doni të njiheni me shifrat aktuale rreth virusit korona? – Klikoni në këtë hartë  interaktive të Universitetit ”Johns Hopkins“ në Baltimore, SHBA

LEXO TE PLOTE

Bota

Studiuesit amerikanë testojnë një vaksinë për koronavirusin/ Vullnetare del nëna e dy fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Studiuesit amerikanë kanë testuar sot një vaksinë eksperimentale për koronavirusin, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish në shtete të ndryshme.

Vaksina është injektuar në trupin e një gruaje të shëndetshme që ka dalë vullnetare, e quajtur Jennifer Haller. Shkencëtarët në Institutin Kërkimor Kaiser Permanente Washington në Seattle janë duke pritur me ankth rezultatet e para të vaksinës eksperimentale.

“Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”, tha vullnetarja 43-vjeçare, e cila është nënë e dy adoleshentëve. Edhe fëmijët e saj mendojnë se është një gjë e mirë që nëna e tyre po merr pjesë në studim.

LEXO EDHE:  I ftohtë i acartë/ Diskutohet mbyllja e shkollave për disa ditë në Juglindje

LEXO EDHE:  Seanca ndaj biznesmenëve/ Prokuroria jep masën për të arrestuarit

Studimi është në fazën e parë dhe pritet që të eksperimentohet edhe te persona të tjerë, por pavarësisht kësaj edhe nëse rezulton i suksesshëm, doktor Anthony Fauci deklaron se vaksina nuk do të ishte e disponueshme për përdorim të gjerë për 12 deri në 18 muaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE