Connect with Us

“Edi jam! Mirëmëngjes”/ Rama publikon videon, si duket Tirana në “karantinë”

Politikë

“Edi jam! Mirëmëngjes”/ Rama publikon videon, si duket Tirana në “karantinë”

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, nga Tirana në kushtet e izolimit, masë kjo kundër përhapjes së koronavirusit.

Video me pamjet e Tiranës shoqërohet me këngën e artistes së madhe, Vaçe Zelës.

Në video shihen rrugët bosh, pamje nga spitali i Infektivit si dhe njerëz që duartrokasin në ballkone në shenjë mirënjohje për mjekët.

“Edi jam! Mirëmëngjes”, shkruan Rama bashkëngjitur videos.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Si mund të nisë një vizitë zyrtare në SHBA me takimin me komunitetin bashkëkombasve?

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Përkushtimi juaj është shpresë për të gjithë”/ Meta mirënjohje mjekëve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka rishpërndarë postimin e mjekut të njohur infeksionit Tritan Kalo, teksa shpreh mirënjohjen e thellë për punën e tyre gjatë këtyre ditëve.

Meta shkruan se përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre është shpresë për të gjithë ne.

“Falenderim dhe mirënjohje të thellë! 🙏
Përkushtimi dhe profesionalizmi i mjekëve dhe infermierëve është shpresë për të gjithë.❤
Shërim të shpejtë të prekurve nga virusi dhe solidaritet me familjet e tyre!🙏
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

LEXO EDHE:  Rama takon kryebashkiakët e rinj, mungojnë të zgjedhurit e djathtë

LEXO EDHE:  Albana Vokshi: A do ta gjobisë Rama "analfabeten funksionale"?

LEXO TE PLOTE

Politikë

12 vite nga tragjedia e Gërdecit/ Erion Braçe publikon foton dhe bën apelin e fortë

Publikuar

-

Nga

Sot bëhen 12 vite nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.

Shpërthimi në punishten e demontimit të armëve, ndodhi më 15 mars të vitit 2008 rreth orës 12:05 në mesditë, duke dëmtuar dhe qindra shtëpi të zonës përreth.

Përvjetorin tragjik e ka kujtuar dhe zv.kryeministri Erion Braçe i cili ka bërë dhe një paralelizëm mes situtës në të cilën ndodhet vendi nga pandemia e koronavirusit.

LEXO EDHE:  PD denoncon skandalin/ Qeveria miraton me ligj vjedhjen e pronës publike

LEXO EDHE:  Rama takon kryebashkiakët e rinj, mungojnë të zgjedhurit e djathtë

Teksa ka postuar dhe një foto nga shpërthimi në Gërdec ai shkruan: “Natën e mirë! Ka edhe më keq! Mos e harro kurrë Gërdecin! 15 mars 2008, një ditë e tmerrshme e krimit të p(t)uuushtetit“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga hekurosja tek larja e enëve/ Kryemadhi merr rolin e shtëpiakes

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se e ka marr seriozisht rolin e shtëpiakes. Pasi postoi dje një foto duke hekurosur, sot Kryemadhi e ka mbyllur ditën duke larë enët.

E veshur me përparse, pranë lavamanit, Kryemadhi tregon momente nga dita e saj se si e kalon kohë e ‘izoluar’ për shkak të situatës së koronavirusit.

Ajo i bën gjithashtu thirrje qeverisë për ndihma sociale ndaj të pamundurve dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës.

“Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria. Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.
Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.
Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE