Connect with Us

Drejtori i OBSH për Europën përgëzon Manastirliun/ Urime për lidershpinin e palëkundur

Politikë

Drejtori i OBSH për Europën përgëzon Manastirliun/ Urime për lidershpinin e palëkundur

Publikuar

-

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, ka përgëzuar punën e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në menaxhimin  që po i bën situatës së Covid-19.

“Urime për lidershipin e palëkundur Ogerta Manastirliu”-shkruan Kluge.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm”/ Edi Paloka nuk kursehet ndaj Ramës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar me tone të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me masat e fundit, ku kufizohet lëvizja e qytetarëve edhe në këmbë

Në një postim në rretet sociale, Paloka e cilëson Ramën qesharak dhe të rrezikshëm, ndërsa thekson se dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve.

“Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë.  Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.

LEXO EDHE:  Bashkëpunimi Shqipëri-Greqi/ Firmoset memorandumi i rëndësishëm

LEXO EDHE:  Bashkëpunimi Shqipëri-Greqi/ Firmoset memorandumi i rëndësishëm

Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit.”-shkruan Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O Zot çfarë sikleti”/ Rama porosi fëmijëve: Kujdesuni sot, që t’i përqafojmë nesër

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Shqipëria është izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit, Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa porosi të tjera, ku këtë herë kryefjala e tij janë pensionistët dhe gjithë të moshuarit.

Rama thotë po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia deri kur kjo luftë të mbarojë.

Në një postim në rrjetet sociale, një porosi Rama ka edhe për fëmijët, për të cilët Rama thotë se nëse iu shkojnë prindërve për t’iu çuar ilaçet ose ushqimet duhet të qëndrojnë tek dera, të mos iu japin dorën.

Postimi i Ramës:

-Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët!

-Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!

-Të gjitha bashkitë në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë e mbrojtjes sociale, ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e brendshme, institutin e sigurimeve shoqërore, shërbimin social shtetëror dhe agjencinë kombëtare të teknologjisë së informacionit, janë në punë për planin e mbështetjes në shtëpi të pensionistëve kryefamiljarë në çdo qytet!

-I lutem çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj! t’i lesh të dalin është njësoj si t’u hapësh derën të shkojnë për të marrë pjesë në një bombardim!

LEXO EDHE:  Bashkëpunimi Shqipëri-Greqi/ Firmoset memorandumi i rëndësishëm

LEXO EDHE:  Bashkëpunimi Shqipëri-Greqi/ Firmoset memorandumi i rëndësishëm

-O zot çfarë sikleti ta thuash:

-Mos u jepni dorën dhe rrini tek dera në distancë kur u çoni ushqimet apo ilaçet në shtëpinë e tyre më vete! Kudo ku e keni të mundur në shtëpitë tuaja, mbajini në dhomë më vete!

-Që t’i përqafojmë fort nesër dhe t’i kemi sa më gjatë pranë nesh, duhet t’i izolojmë sot nga çdo kontakt i mundshëm, me botën po e po, por edhe me vetë ne, që as dorën nuk duhet t’u japim dhe as pragun nuk duhet t’ua shkelim kur u çojmë ushqimet a ilaçet tek dera!

-Ndjesë 1.000.000 herë, kjo ishte më e vështira që duhet të nxirrja nga goja dhe s’do doja kurrë të isha unë që duhet ta bëja këtë, por s’kam si ta mbaj për vete, kur s’ka absolutisht as edhe një rrugë tjetër!

Kur themi frikë jo, kujdes po, fjala kujdes në këtë luftë ka fytyrën e prindërve tanë!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria merr masa ekstreme/ Nuk do të mund të lëvizni as në këmbë

Publikuar

-

Nga

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një tjetër masë ekstreme, kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bën të ditur se krahas ndalimit të levizjes së automjeteve private do të ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve.

“Duke nisur nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e republikës së shqipërisë!

-Nga nesër, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët pas orës 18.00 dhe në çdo orë të ditës për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura!

-Ndjesë 1000 herë po s’ka rrugë tjetër për ta fituar këtë luftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe!

LEXO EDHE:  Bashkëpunimi Shqipëri-Greqi/ Firmoset memorandumi i rëndësishëm

LEXO EDHE:  Bashkëpunimi Shqipëri-Greqi/ Firmoset memorandumi i rëndësishëm

-Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme! më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq thyeni rregullat!

Frikë aspak, po kujdes po! deri në fund! kjo nuk është lojë kukamçemthi që mbaron kur duam ne, po luftë që ne do ta fitojmë vetëm duke i bëre me vullnet të hekurt të gjitha këto që nuk duam!”-shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE