Connect with Us

“Do t’ia dalim dhe kësaj lufte”/ Rama bisedë telefonike me presidenten e KE, mesazhi për qytetarët

Politikë

“Do t’ia dalim dhe kësaj lufte”/ Rama bisedë telefonike me presidenten e KE, mesazhi për qytetarët

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se pasditen e sotme do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe më pas, në orën 18.30, do të ketë një komunikim publik, ku do të japë mesazhin e tij të drejtëpërdrejtë!

Më tej, Rama falenderon qytetarët për mirëkuptimin që kanë treguar në lidhje me masat kundër koronavirusit.

“Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin fantastik dhe zbatimin mbresëlënës të rregullave të luftës, që me këtë unitet të fortë do ta përballojmë me patjetër!

-Besim se gjithçka po bëjmë është gjëja e duhur, në çdo hap e çdo ditë dhe durim, durim, durim, sepse kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër dhe s’është gjëkundi një lojë kukamçefthi, ku po u “fshehëm” një javë i’a hodhëm!

-Ju siguroj të gjithëve se po punojmë ditë-natë për të mos lënë vetëm asnjë shqiptar dhe për të bërë gjithçka për shëndetin e për ekonominë familjare dhe kombëtare po ashtu!

-Durim, durim, durim! Frikë aspak, kujdes po! Do t’ia dalim edhe kësaj lufte medoemos!”-shkruan Rama.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bashkëshortja e Ben Blushit aksionere në katër biznese/ Etilda Gjonaj hesht për licensën e noteres Eva Blushi

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Ministria e Drejtësisë refuzoi të përgjigjet nëse ka marrë masa për licencën e Eva Blushit, pas dyshimeve për përfshirjen e saj në shkelje ligjore, ndërkohë që ministrja Etilda Gjonaj zgjodhi të shfaqet në një intervistë Top Channel, të drejtuar nga Ben Blushi, bashkëshort i noteres, televizion nga i cili sulmoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

“Boldnews.al” pyeti rreth dy javë më parë Ministrinë e Drejtësisë nëse kishin verifikuar ligjshmërinë e licencës së noteres Blushi, pasi në media u publikuan të dhëna për përfshirjen e saj në aktivitete private të tjera.

Në përfundim të afatit, sipas parashikimeve të ligjit “Për të Drejtën e informimit”, Ministria e Drejtësisë refuzoi të kthente përgjigje nëse e kishte trajtuar rastin e noteres Eva Blushi dhe nëse kishte marrë masat, sipas përcaktimeve ligjore.

“Boldnews.al” ka ushtruar të drejtën e ankimit pranë Komisionerit për të Drejtën për Informim, duke kërkuar ndërhyrjen e tij për të detyruar Ministrinë e Drejtësisë të zbatojë ligjin “Për të drejtën e informimit”.

Bizneset e noteres Blushi
Ligji “Për Noterinë”, i miratuar në Dhjetor 2018 dhe që ka hyrë në fuqi në Janar 2019, ndalon përfshirjen e noterëve në aktivitete të tjera private, përjashtuar mësimdhënien dhe përfshirjen në jetën akademike.

Të dhëna zyrtare nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) provojnë se Eva Blushi, krahas aktivitetit si notere, është aksionere edhe në dy kompani të tjera private të regjistruara në Shqipëri.

1. Në Tetor 2018, pak javë para se të hynte në fuqi ligji i ri për “Noterinë”, ku parashikohen ndër të tjera edhe ndalimi për përfshirje në aktivitete private, në QKR regjistrohet kompania “Luxury Comunicazione e Publicitta”, në të cilën Eva Blushi është aksionere me 20 përqind të kapitalit.

Kjo kompani vijon të jetë aktive edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për Noterinë”, përfshirë edhe pozitën si aksionere të noteres Blushi, duke e vendosur atë në kushtet e ndalimit ligjor.

2. Në Prill 2019, në kundërshtim me përcaktimet e ligjit “Për Noterinë”, Eva Blushi regjistrohet si ortake me 50% të aksioneve në kompaninë “Publialb”, ku pjesën tjetër e ka Vjollca Blushi, pronarja e Top Channel dhe njëkohësisht punëdhënësja e bashkëshortit të noters, Ben Blushi

Neni 19 i ligjit “Për Noterinë” parashikon specifikisht se ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private.

Por ky parashikim ligjor duket se nuk e ka stepur noteren Eva Blushi.

LEXO EDHE  Qarkullimi i lartë i cash-it në Shqipëri rrit rrezikun për Covid-19

Krahas dy kompanive të regjistruara në Shqipëri, të dhëna mediatike referojnë se znj. Blushi është aksionere edhe në kompaninë “E.M Capital”, e regjistruar në Sofje Bullgari, në fund të vitit 2019.

Noterja Blushi është ortake në këtë kompani me biznesmenin shqiptar, Klodian Zoto, i njohur më së shumti për marrjen me koncension të inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit e Fierit, nëpërmjet disa procedurave kontraverse.

Kompania ‘E.M Capital” e dyshes Blushi-Zoto ka hyrë në tregun shqiptar në Dhjetor 2019, pasi bleu 51% të aksioneve në kompaninë “Valtelina”, e njohur me emrin tregtar “Lori Caffe”. Pjesa tjetër e aksioneve në këtë kompani vijon të jetë në pronësi të pasardhësve të themeluesit të saj, Dritan Hoxha, e konkretisht vejushës së tij, Vjollca Hoxha së Top Channel dhe fëmijëve të tyre.

Përfshirja e noteres Eva Blushi në të tre këto kompani duket se përbën shkelje të ligjit “Për Noterinë”. Por, deri më tani, Ministria e Drejtësisë, përgjegjëse për verifikimin e kushteve të licensës së noterëve, nuk ka publikuar asnjë masë ndaj znj. Eva Blushi, si edhe nuk ka preferuar t’i kthejë përgjigje kërkesës zyrtare të redaksisë së “Boldneës.al”.

Refuzimi i Ministrisë së Drejtësisë
Në 17 Shkurt 2019, redaksia e “Boldnews.al” i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për informacion, në të cilën kërkohet nëse ky institucion është vënë në dijeni të përfshirjes së Eva Blushit në aktivitete private dhe nëse kjo situatë përbën ose jo shkelje ligjore, si edhe verifikimet apo masat e mundshme të ndërmarra ndaj noteres.

Ministria e Drejtësisë, në tejkalim të afatit 10-ditor për kthim përgjigje, nuk dha asnjë reagim ndaj interesimit të redaksisë së “Boldnews.al”.

Përkundrazi, në kohën që redaksia priste përgjigje për, më së paku nisjen e verifikimeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për rastin “Eva Blushi”, titullarja e institucionit, Etilda Gjonaj, shfaqet në televizionin “Top Channel”, me drejtor të përgjithshëm Ben Blushin, për të sulmuar Presidentin Ilir Meta.

Tashmë, redaksia e “Boldnews.al” është në pritje të ndërhyrjes së Komisionerit për Informim, me qëllim nxitjen e Ministrisë së Drejtësisë për të kthyer përgjigje.

Nga ana tjetër, një kërkesë e ngjashme i është drejtuar edhe Dhomës Kombëtare të Noterisë. Por, deri më tani, as kjo strukturë publike nuk ka kthyer asnjë përgjigje për pozitën e noteres Eva Blushi përballë ligjit.

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria vijon ashpërsimin e masave kundër koronavirusit/ Rama publikon një tjetër vendim

Publikuar

-

Nga

Qeveria Shqiptare vijon të ashpërsojë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Pas Italise, Kryeministri Edi Rama bën të ditur se në vijim të masave do të ndalohen edhe fluturimet me Britaninë e Madhe.

Mësohet se fluturimet do të ndalohen nga dita e sotme në orën 23:59. Pas këtij orari asnjë avion nuk do të ngrihet më nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Britanisë së Madhe.

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Dosja Top Channel”, pjesa e parë/ Si u themelua dhe filluan përplasjet në gjykata

Publikuar

-

Nga

Dje CNA.al paralajmëroi se do publikonte të plotë “dosjen Top Channel”, e cila i ishte dorëzuar pak kohë më parë ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Një dosje voluminoze që ne po e sjellim në disa pjesë. Gjithçka ka të bëjë me Top Channel, përplasjet dhe gjyqet midis aksionerëve, paditë e Vjollca Hoxhës dhe rruga e gjatë në gjykata, ku dy aksionerët kryesorë Albert Sino dhe Aurel Bacci, po vazhdojnë betejat e tyre me sistemin e korruptuar të drejtësisë.

Si u themelua Top Channel

Me vendimin Nr. 25561, datë 29.03.2001, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është regjistruar si person juridik shoqëria “Top Channel” fillimisht e themeluar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me Ortak të Vetëm dhe Administrator Z. Dritan Hoxha, më pas është shndërruar në shoqëri aksionere me Vendimin Nr. 2556/1 datë 24.02.2016, me po të njëjtin Aksioner të Vetëm dhe Administrator Z. Dritan Hoxha.

Kur dhe si u shitën aksionet

Më datë 15.06.2007, u nënshkrua kontrata për shitje aksionesh ndërmjet shtetasit Dritan Hoxha, në cilësinë e shitësit dhe Aksionerit të Vetëm të shoqërisë “Top Channel” sh.a dhe shtetasve Albert Sino dhe Aurel Baçi në cilësinë e Blerësit.

Nëpërmjet kësaj kontrate, Shitësi Dritan Hoxha, Aksioneri i Vetëm i shoqërisë “Top Channel” sh.a, ju shet kundrejt cmimit përkatës 60% të aksioneve të shoqërisë, përkatësisht Z. Albert Sino 40% dhe Z. Aurel Baçi 20%.

Pronësia pas aksidentit fatal të Dritan Hoxhës

Më datë 23.05.2008, Z. Dritan Hoxha ndërron jetë. Me vendimin Nr. 5259 datë 06.06.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar dëshminë e trashëgimisë ligjore të tij duke cilësuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë bashkëshorten Vjollca Hoxha dhe fëmijët Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha.

Pas ndërrimit jetë të të ndjerit, pjesëmarrja në kapitalin e shoqërisë “Top Channel” sha është si më poshtë:

-Z. Albert  Sino, zotërues i 40% të aksioneve të shoqërisë;

-Z. Aurel Baçi, zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë

-Znj. Vjollca Hoxha, dhe fëmijët Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha, zotërues secili prej tyre i 8% të aksioneve, pra në total 40%.

Që nga ky moment dhe në vazhdim, aksioneret e mësipërm të shoqërisë “Top Channel” sha, kanë bashkëpunuar dhe menaxhuar bashkarisht për cdo cështje të shoqërisë, duke mos pasur asnjë pretendim apo kundërshtim ndaj njërit- tjetrit. Albert Sino dhe Aurel Baçi, në cilësinë e zotëruesve të 60% të aksioneve të shoqërisë, kanë ndërmarrë dhe kryer të gjitha veprimet e njohura nga ligji tregtar në lidhje me aksionet, duke zotëruar dhe marrë përsipër të gjitha të drejtat dhe detyrimet të rrjedhura nga zotërimi mbi këto aksione. Përgjatë 9 viteve në vazhdim, kanë marr rregullisht pjesë në mbledhjet e aksionereve të shoqërisë, duke marrë vendimet përkatëse në unanimitet të plotë dhe pa kontestime nga cilido aksioner tjetër.

9 vjet më pas Vjollca Hoxha fillon përplasjet dhe gjyqet gjyqet

Pavarësisht  kësaj veprimtarie rreth 9-vjecare si aksioner të shoqërisë, më datë 18.01.2016, nga aksionerët zotërues të 40% të aksioneve: Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, në cilësinë e bashkëshortës dhe trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Dritan Hoxha, dhe njëkohësisht në cilësinë e aksionerëve të shoqërisë “Top Channel” sha, i janë drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar detyrimin kundrejt Albert Sinos dhe Aurel Baçit, në cilësinë e të paditurve, ti njohin paditësit pronar edhe mbi 60% të aksioneve të shoqërisë “Top Channel” sh.a si dhe marrjen e masës se sigurimit  nëpërmjet pezullimit të ushtrimit të të drejtave që rrjedhin nga zotërimi i aksioneve si dhe ndalimin e tjetërsimit të aksioneve, në shoqërinë Top Channel sh.a, nga të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi.

Përplasjet në gjykata

Pas marrjes dijeni në lidhje me trupin gjykues, në 29.01.2016, Albert Sino dhe Aurel Baçi i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Teuta Hoxha nga gjykimi i mëtejshëm i çështjes civile me nr. 5059 Akti, regjistruar në datën 18.01.2016 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Me vendimin nr. 180 Akti, datë 05.02.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur “rrëzimin e kërkesës ”.

Masa e sigurimit

Gjykata në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedent, me vendimin nr. 5059, datë 05.02.2016, pranon kërkesën dhe merr masën e sigurimit duke pezulluar të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i aksioneve, thënë ndryshe mosmarrjen pjesë në mbledhjet e përditshme të shoqërisë, të nevojshme dhe të domosdoshme për mbarëvajtjen e saj, si dhe ndalimin e tjetërsimit të tyre nga ana e të të paditurve.

Pas shpalljes së këtij vendimi për masën e sigurimit të marrë nga gjyqtarja Teuta Hoxha, Albert Sino dhe Aurel Baçi, aksioner mazhoritar, zotërues të 60% të aksioneve të shoqërisë Top Channel, të cilëve ju është shkaktuar një dëm i rëndësishëm moral dhe ekonomik, duke dëmtuar rëndë dhe në mënyrë të padrejtë interesat e tyre, paraqesin kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kundrejt Gjyqtares Teuta Hoxha, për shpërdorim detyre bazuar në fakte dhe prova të argumentuara./ CNA.al

vijon

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Si do të zgjidhen gjyqet e Top Channel në Gjykatën e Lartë?!

Ekskluzive/ Dosja Top-Channel, përfundon në ambasadën Amerikane

 

LEXO TE PLOTE