LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Çdo rast i konfirmuar llogaritet si 5 të infektuar"/ Arben Gjata tregon spitalet e vëna në dispozicion

16 Mars 2020, 17:25, Aktualitet CNA
"Çdo rast i konfirmuar llogaritet si 5 të infektuar"/

Koordinatori i Task Forcës për Koronavirusin dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata deklaroi pasditen e sotme se çdo rast i konfirmuar me koronavirus llogaritet si 5 të prekur.

Gjata e cilësoi Urgjencën Kombëtare si një nga investimet më të rëndësishmë që është bërë, ndërkohë që i kërkoi sërish vullnetarëve t’i bashkohen stafit mjekësor.

Teksa u pyet në studion e Abc News, rektori i ?Universitetit të Mjekësisë? tregoi se Spitali Infektiv do të pajiset edhe me burime të tjera, konkretisht me 25 deri në 28 respiratorë.

Ai zbuloi se aktualisht janë në dispozicion 100 deri në 120 shtretër, por nëse kalohen kapacitetet është parashikuar të kthehen në spitale COVID-19 spitali ?Shefqet Ndroqi?, ish-kirugjia 2 dhe 3, si dhe më pas do të rishikohet edhe për hapësira te ?Spitali Amerikan?.

?Nga pikëpamja shkencore, ky virus ka një pjesë të fshehur. 80% e rasteve nuk janë me shenja klinike. Nesë preket 1-2 për qind e popullsisë do shpallet epidemia. Rastet e diangostikuara duhen shumëzuar me pesë për të parë se sa mund të jetë numri i të prekurve në vend. Shumë shpejt do të trajnohen të gjithë mjekët e familjes, do të bëhen publike të gjithë numrat e telefonave. Parimi i parë në këtë sëmundje është se nëse nuk mbrohet stafi mjekësor do të humbin njerëz në shërbim. Është propozuar që konsultat për të sëmurët kronik të bëhen nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes?, nënvizoi Gjata./ CNA.al

Lajmet e fundit nga