Connect with Us

Bilanc i frikshëm në Itali/ 349 të vdekur në 24 orët e fundit

Bota

Bilanc i frikshëm në Itali/ 349 të vdekur në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Ka shkuar në 2158 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, nga të cilët 349  vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkohë numri i të infektuarve në tolal është 27 980,  2749 prej të cilëve fatmirësisht janë shëruar.

1851 po kurohen në terapi intesive, 11025 në struktura spitalore e 10197 në kushte shtëpie.

Rajoni i Lombardisë është më shqetësuesi në përhapjen e pandemisë Covid -19. Deri më sot ky territor ka regjistruar 14 649 të infektuar e 1420 viktima me koronavirus.

LEXO EDHE:  Viktimat e Kalifornisë kanë një ëngjëll mbrojtës/ Këngëtari premton ndihma

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Masa drastike nga koronavirusi/ Mbyllet zona Shengen

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Europian ka propozuar masa drastike sipasojë e situatës nga koronavirusi, duke ndaluar levizjen në zonën Schengen për 26 vendet anëtare të saj.

Pas një takimi të G7, presidentja e KE Ursula von der Leyen tha se duhet të ndalohet hyrja në vendet e Bashkimit Europian të të gjithë ekstrakomunitarëve, përfshirë edhe shqiptarët.

“Prandaj u propozoj krerëve të shteteve dhe qeverive të vendosin kufizime të përkohshme për udhëtimet. Këto kufizime duhet të qëndrojnë në fuqi, të paktën fillimisht, për një periudhë prej 30 ditësh, por ato mund të zgjaten nëse është e nevojshme” theksoi presidentja e KE-së.

LEXO EDHE:  A e vret alkooli koronavirusin?/ Gjashtë mite të gabuara rreth “Covid-19”

LEXO EDHE:  Fati tragjik i 3 anëtarëve të një familjeje/ Digjen në llavën e vullkanit

Propozimet pritet të miratohen nzyrtarisht nesër në thirrjen e konferencës së Këshillit Evropian./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shkon në 352 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi/ Nëntë në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 352 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi, ku 21 raste janë konfirmuar vetëm në 24 orët e fundit.

Deri më tani katër persona kanë humbur jetën ndërkaq, numri i të shëruarve është 65.

Kujtojmë që vetëm dje në Greqi u konfirmuan 103 raste të reja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkon në 15 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 15 numri i pacientëve me koronavirus në Kosovë.

Dy rastet e fundit janë dy të fejuar që kanë ardhur sot nga Londra rreth moshës 26-vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në komunikatë.

LEXO TE PLOTE